Epigrame për pushtetarë dhe zagarë

Ornela

Edi Ramës

Kishe mundësi që për së gjalli,
t’i ngrije vetes përmendore,
s’e dimë nga halli a nga malli,
po futesh krejt në rrugët qorre?!

Monikës dhe LSI-së

Rrugën e saja e filloi,
si strehë e shokëve dhe e fisit,
po pak nga pak na degradoi,
varianti shqipo i ISIS-it!

Sali Berishës

Eh, ti ke qënë për Shqipërinë,
një ujk, një krye-tradhëtar,
ta bëja unë Drejtësinë,
thjeshtë do të varja në litar!

Lulëzim Bashës

Je kalama dhe i papjekur,
je për të lojtur me kopaçe,
të bësh të fortin je përpjekur,
po ti je thjesht një tollumbace!

Jozefina Topallit

Nga ty s’ka pasur më të ndyrë,
në sharje ishe plot talente,
tani për Edin je e mirë,
sa të mendon si Presidente!.

Gramoz Ruçit

Ti burrërinë e ke prej famës,
një shtyllë e fortë je dhe tani,
po s’di pse urë i bëhesh Ramës,
i miraton çdo marrëzi!

Shpëtim Idrizit

Nuk di ç’të them tamam për tyja,
se asnjëherë s’të dihet caku,
plot qesharakë ka Shqipëria,
po ti je krye qesharaku!

Partisë Socialiste

Me ty humor s’mund të bëj dot,
se do më tallte gjithë bota,
se ti ke mbetur jetë e mot,
hambari më i madh me vota!

Erion Veliajt

Nuk je një djalë për t’u tallur,
këtu ke bërë një mrekulli,
me punë Lulashëve u’a ke kallur,
e do t’ua kallësh përsëri!

Agron Dukës

Nuk po të them tek Socialistja,
Kusho-të kthehesh përsëri,
shpesh të kam thënë: “Ik nga SHQUPISHTJA”,
se ajo hale s’është për ty!.

Sajmir Tahirit

Ke mbrapa gjithë një zagari,
edhe gjith’ llumin e këtushëm,
po në Tiranë e Shqipëri,
je një i pazëvendësueshëm!

Dy vite plot Prokuroria,
me bukë në trastë të është qepur,
po trapin po të rruajnë ty,
se asnjë provë s’të kanë gjetur!

Erion Braçes

Nuk të kam dashur dhe s’të dua,
dikur ke qënë një shërbëtor,
mban mend se ç’turp shkrove për mua,
kur ishe kryeredaktor?!

Jo nuk i re anës e anës,
o sinonim me kokoroçin,
unë – “Kuestori i Tiranës”,
do asgjesoja Spartak Poçin!

Arben Duka

Share This Article
13 Comments
    • O bo bo moj qipke c’mi qenke vardisur nga prapa nje te thati tjeter me dy germa. Do ma besh xheloz ate te gjirizit jo per fje.

    • qipe nuk ja hipi MHsë!!
      nuk jam pedere si ti!!
      por as info nuk ma merr mëndja të jetë si ti!!dhe ai nuk ja hipën meshkujve!!
      ndoshta ty për hatër të krruajtjes që ke!?
      mund të ta bëni një herë qefin e të ishim sipër teje!!
      punë e vështirë,por një sakrificë për ty ja vlen!!
      të djeg aq shumë sa vështirë se ka sy të kaltër që të të ftohë!!
      qipe bytha qipe bytha,a smë thua si është e mundur që gjithnjë ti e MHja jeni sipër njëri tjetrit??
      e di që jeni nga kosova,na ferizaj,por nuk jam i sigurtë se a e bëni me dorë seksin apo me njëri tjetrin??
      më shumë me dorë!!sepse jeni i njëjti mut!!

      • s’fshihesh dot o e bij’ e bab mutit…
        me njeh shume mire,qe s’jam nga ferizajt…
        nganjehere,s’e mohoj e perdore dhe doren,por gjithnje me ty perpara syve,kur ke qene,per te qene…d.m.th. plaçke barku,k ,se tani,besoj je bere si bretkosë,hahaha.. nejse,ku e patem llafin o shurraqe?

  • Epigram a epikrizë

    Enkas vargje pena shkrojti,
    Për sufllaqet e partis,
    Nuk e di se çfarë lexuam,
    Epigram a epikriz !

    Njërit i çoi ca urime,
    Tjetrit një goxha shurrim,
    Se nga qejfi, a nga halli,
    Pena s’bën kollaj gabim !

    • Delirant apo idiot,
      Quajeni sic ua ka enda,
      Por Arbeni s’ua fut kot
      Prandaj hesht e mbaje brenda!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *