1.Pa titull..
Ku bëhen më shumë betime,
për besë e për dashuri,
aty ka më shumë mashtrime,
dhe gënjeshtra-o njeri!..
2.Pa titull…
Për të parë malet e lartë,
tha dikur shoku Ezop,
që duken qartë e më qartë,
s’ka nevojë për teleskop!…
3.Pa titull…
Gjithë jetën hile-more shok,
për vete vetëm mjaltë blete,
po doli djalë e kemi tok,
po doli vajzë mbaje për vete!…
4.Pa titull…
Një gjë kam thënë dhe e them,
kam thënë dhe e them përsëri,
po s’deshe ti veten së pari,
s’të do e s’të do asnjeri!..
5.Pa titull…
Kur shikoj dikë që flet me vete,
në mendime zhytem krejt i tëri,
se në jetë té marrin dhe gjeniun,
i ka ndarë veç një fije peri!…
6.Pa titull…
Bëj të mira sa të duash,
ato askush s’ti përmend,
po bëre veç një të keqe,
për atë do mbahesh mënd!..
7.Pa titull…
Është e kotë-or mik,
që me ty të flasësh,
njëlloj si një shurdhi,
në derë t’i trokasësh!..
8.Pa titull…
Ti je porsi Hëna,
ndaj s’të kuptoj dot,
veç një herë në vit,
më shfaqesh e plotë!..
9.Pa titull..
Gjithë jetën do vuash mes stresit,
po i fale besën të pabesit,
po i fale besën-po i more mënde,
veten e ke vrarë ti me dorën tënde!..
10.Pa titull…
1.Asnjëherë në libër,
s’janë shkruar afatet,
po këtu do lahen,
të gjitha mëkatet!…
A.DUKA
