Epopeja e UÇK, Basha: Jasharët i treguan botës se çfarë çmimi ka liria për bijtë e shqipes

Leda Hysa

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon me rastin e ditës së epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai thotë se 5 marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri.

“22 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për bijtë e shqipes. Epopeja e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin vuri gjakun në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur! Sot përulemi me nderim përpara veprës se Adem Jasharit, familjes Jashari, bijave dhe bijve të Kosovës që dhanë jetën dhe kurrë nuk u dorëzuan para masakrave, terrorit dhe genocidit barbar”, shkruan Basha.

Më tej shton se sot teksa gëzojmë lirinë e Kosovës kemi akoma shumë për të përmbushur amanetin e heronjve tanë në Shqipëri e Kosovë.

“Por jam i bindur se kombi do t’ja dalë të ndërtojë mbi sakrificat e martirëve, të nesërmen e dinjitetit dhe standarteve europiane. Lavdi e pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijve e bijave të Kosovës që dhanë jetën per liri”, shkruan në mbyllje kryedemokrati.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • nuk ju kuptoj
    jo vetem ju shqiptareve
    por dhe miqte tane euro-atllantikas
    qe akoma luajne me Serbashen kaq poshtersisht

    ..

    Lulzim Basha ishte përkthyes dhe menaxheri i dosjes “Shtëpisë së Verdhë”

    Pablo Baraybar, njeriu qe bashke me Lulzim Bashen kane hapur te paret dosjen e serbeve te humbur tek Shtepia e Verdhe ne Burrel.
    (Marre nga “Le Temps”
    “Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.”
    Jose Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor nga Peruja, ka punuar 20 vitet e fundit si një ekspert i OKB-së në pjesën më të madhe të skenave të krimeve të luftës dhe genocidit në botë si në Haiti, Ruanda, Bosnjë, Kroaci dhe natyrisht Kosovë. Në Kosovë ai ka punuar nga viti 2002 deri në vitin 2007 në Zyrën e Kërkimeve të Personave të Humbur si ekspert mjeko ligjor i Misionit të UNMIK, krijuar nga OKB në Kosovë. Ai thotë se në pesë vite përmes zhvarrimeve dhe identifikimeve, shërbimet e kësaj zyre kanë bërë që të ketë më pak se 200 njerëz nga listat e personave të humbura në këto konflikte. Në shumicën e rasteve, ai thotë se ka bashkëpunuar me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe u janë kthyer trupat familjeve. Megjithatë, Jose Pablo Baraybar ishte gjithashtu ndër të parët që informoi për trafikimin e organeve, që denoncon raporti i Dick Marty, dhe një nga burimet e tij.
    Kur dhe si e keni marrë informacionin fillestar?
    Kur kam mbërritur në Kosovë në qershor të vitit 2002, në dosjet që gjeta aty nuk kishte informacione. Por dy muaj më vonë, ne kemi marrë një dosje shumë të veçantë që të çonte tek “Shtëpia e verdhë”.
    Kush jua ka dërguar atë dosje?
    Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dosja përmbante tetë historitë e njerëzve që nuk dinë gjë për njëri- tjetrin dhe që kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve përtej kufirit shqiptar. Disa viktima i kishin çuar në “Shtëpinë e Verdhë”. Ka pasë dhe foto të shtëpisë, të marra me nxitim. Ajo ishte e verdhë,por pas dy vjeteve kur kam shkuar unë e kam gjetur të lyer në të bardhë.
    Dhe çfarë keni bërë me atë dosje?
    Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.
    A ka qenë ky udhëtm i suksesshëm?
    Jo. Ne (hetuesi me Lulëzim Bashën. Sh.R.) u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. ect..

    .

  • Vetem per UCKTi Basha nuk duhet te flasesh.
    Ti je nje fashist i pa pare.Ti me DIK Martyn i derguat ne hage te gjith uedhehqjen e UCK-se deri sa edhe Hashi Thaci eshte i p-erndjekur nga Haga.!
    Hipokrizia jote eshte aqe e madhe sa turp kush te degjoj qe ti po flet per Clirimin e Kosoves. Lideri shpirtrore i juaj e perndoci UCK-ne futi ne Bureg Adem Jasharrin dhe Hashim Thacin . UCKne e quajten organizate terroriste narkotrafikante dhe M-L.! Ja kush eshte Basha qe sote kakarizet.

    • O COBAN I SELENICES KUSH TI THA KETO MBROCKULLA TY MO ..AKOMA ME MASHTRIMET E TE DJALLEZUARVE KRIMINELIT VUCIC E TRADHETARIT RAMA MERENI JU MO ..NA JEP NJE FAKT QE SALI BERISHA E LUL BASHA KANE PUNUAR PER SERBET E RUSET ,2 ARMIQTE ME TE MEDHENJ TE KOMBIT SHQIPETAR ..VETEM EDWIN ANTONETA RAMA DO NGELEN NJOLLE E ZEZE NE HISTORINE E LAVDISHME SHQIPETARE.

  • E shikoni si bertasin kriminelat serbe ne komente ?? Nuk i vjen mire dobicave te Rama -Vucic qe patrioti Basha eshte Shqipetar e jo kelysh serbi e rusi si i djallezuari tradhetari Rama .. Me marjen e qeverise nga patrioti Basha , Kosova heroike nuk do kete me bariera e dioda me Shqiperine e serbia e ramutit do e kete te veshtire shume , sepse sot nuk ka as kufij e as dogane me serbet kriminela ,por me vellezerit tane kosovare ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *