“Portat me kyçe, oborri me vija”. Kjo këngë e vjetër popullore e viseve të Labërisë nuk i përshtatet askujt më shumë se sa pamjeve të një jete të mërzitshme brenda shtëpisë, të grave të mbyllura ose një haremi. Ose një burgu, por nëse bëhet fjalë për harem, flasim për një burg luksoz.
Fotoja poshtë këtyre rreshtave paraqet një dryn të veçantë, me përmasa dhe histori aspak të zakonshme. Mendohet të jetë i periudhës së Sulltan Sulejmanit dhe është simbol i luksit dhe i kontrollit absolut.
Dryni ka dy çelësa të mëdhenj, një kryevepër mekanike mesjetare: lartësia 56 cm, gjerësia ose sipërfaqja ballore e drynit 35.5 cm ndërsa trashësia 11.2 cm. Pesha e përgjithshme e këtij mekanizmi arrin në rreth 18 kg.
Duke folur për drynin e haremit, shkrimtari Xhejson Guduin flet edhe për Eminenë, e njohur si Gül-Bahār Khātûn e lindur me 1434 nga prindër shqiptarë. Ajo hyri në Haremin e Perandorisë më 1446 me një të kaluar të krishterë dhe më vonë pranoi Islamin.
Ushtroi ndikim të rëndësishëm në jetën e haremit, duke u bërë gruaja e parë e Sulltan Mehmet Fatihut dhe njerka e Sulltan Bajazitit Il. Guduin identifikon edhe shumë shqiptarë të tjerë në historinë e tij, veçanërisht jeniçerë, por edhe roje në pallatin e sulltanit, si dhe gra të tjera që ishin pjesë e haremit.
Duke shkruar për haremet nuk kishte si të ishte jashtë botimit, Ali Pashë Tepelena. Mbi haremet e Ali Pashës ka botuar një studim Blerina Gaçe, e cila është bazuar pikërisht në shënimet e Guduinit.
“Luani i Janinës” ishte sipas këtij rrëfimi, një njeri i dhënë shumë pas qejfeve të haremit. Ai mbante aty gra dhe djem të rinj, të cilët herë i blinte me para, herë ia sillnin “dhuratë” e herë të tjera i rrëmbente.
Sipas librit “Luani i Epirit Ali Pasha dhe Suli”, Aliu shfaqet “epshor si majmun” dhe në haremin e tij kishte më shumë se 300 gra. Në libër tregohet se si ai i vishte “çupat” e tij mjaft pasur dhe i trajtonte në gjithë madhështinë e kamjes së kohës.
Dëshmi e një vlerësimi të lartë, shkruan mjeku anglez Holland, quhej kur Aliu nga haremi i tij shkëpuste një nga bukuroshet dhe ia jepte dikujt që ai mendonte se e meritonte. Ky veprim, konsiderohej privilegj apo nder i madh.
Kishte raste kur Aliu u impononte vartësve të tij martesën me gratë e haremit. Ato që Aliu i simpatizonte, e kishte zakon t’u premtonte se do t’u gjente patjetër një burrë të fisëm.
“I kishin shpurë, – shkruan majori anglez Lik, – një fshatare të re. Pas pak kohësh vendosi ta martonte me një zotni të mirë, Pahumin. Ky u informua herët për “nderin” që donte t’i bënte dhe i shoqëruar nga një i afërt u përpoq të largohej fshehur për në Korfuz. Njerëzit e Tahir Abazit i kapën në bregun ku bënin pazar anijet dhe i kthyen në Janinë që të dy, sepse nuk dinin se cili ishte dhëndëri”.
Luftë e egër për pushtet
Haremet, përveç vendeve të qejfeve të shfrenuara, qenë shndërruar edhe në skena e intrigash të mëdha. Një femër e preferuar e sulltanit nëse lindte një fëmijë të tij, kishte një mundësi që ai të ishte pasardhësi. Por për këtë, kishte shumë në lojë. Rreziku i eleminimit, helmimeve, vrasjeve ishte i lartë.
Por nëse ia arrinte, ajo bëhej sulltanesha mëmë, e si pasojë, një prej figurave më të pushtetshme të perandorisë, edhe pse nga pikëpamja juridike, mbetej shpesh një skllave. Rreziku i përjetuar së bashku me shpresën, forconin ndërkohë lidhjen nënë e bir.
Duket se numri i vajzave dhe grave në “zonën e veçuar” ka arritur ndonjëherë në 1200: të gjitha skllave, që nga rrobalarësja, deri tek nëna mbretëreshë; nga pikëpamja ligjore, janë të lira vetëm bijat dhe motrat e sulltanit dhe, në teori, gratë e tij. Megjithatë, prej shekullit XV pjesa më e madhe e 36 sovranëve otomanë nuk marrin grua, as Selimi III: sipas ligjeve islamike, bijtë e lindur prej skllaveve kanë të njëjtat të drejta me ata të lindur prej martesës.
Ndonjëherë vlen rregulli që çdo konkubinë mund të jetë nënë e një mashkulli të vetëm, kështu që shpesh Sulltani ka një numër të vogël bijsh. Përjashtim bëjnë sovranë si Murati III, i cili kishte 103: ditën kur vdiq, në 1595, jetonin ende 20 prej tyre, nga të cilët njëri u bë sulltan dhe vrau të gjithë të tjerët.
Luftërat për pushtet mes princave ishin diçka e zakonshme. Mehmeti II, në shekullin XV, urdhëroi: “Çdo pasardhësi im, kur të bëhet sulltan, mund të vrasë vëllezërit e tij, nëse qëllimi është ruajtjen e rendit të perandorisë”.
Duke filluar nga ky moment, vdekja e sulltanit sjell shpesh edhe vdekjen e princave poshtë Njëshit: Zakonisht mbyteshin me fijen e një harku apo me një shall mëndafshi sepse brenda në pallat nuk duhej të derdhej gjak. Edhe bijtë ende të palindur të një sulltani të vdekur nuk ishin të sigurtë: Më shumë se një herë, pasardhësi ka futur në thasë dhe ka hedhur në detin Marmara konkubinat e babait, të mbetura shtatzëna.
Eunukët, vigjilentë të haremeve
Sa herë që flitet për haremin, menjëherë bëhet një lidhje e shkurtër sikur në këtë oaz të qejfeve të sulltanit lindën edhe eunukët. Në fakt Guduin shprehet se “eunukë nuk i bëri haremi, megjithëse shumë prej tyre punonin atje”.
Ndryshe nga eunukët e bardhë dhe nga këngëtarët e tredhur të Vatikanit, eunukët e zinj të pallatit ishin pa gjë fare: ua kishin prerë organin gjenital. Tani secili prej tyre mbante një tub të vogël dhe elegant prej argjendi, futur në njërën prej palëve të çallmës për të kryer nevojat fiziologjike.
Megjithatë, edhe në kohën e Dariusit dhe Aleksandrit, burrat ishin tredhur për t’u përdorur për shërbime të ndryshme. Qëkur kishte lindur ideja e dinastive, kishte patur eunukë. Disa prej tyre kanë komanduar flotat, kanë drejtuar ushtri dhe jo rrallë kanë ndikuar politikat e shteteve.
“Ndonjëherë ata ishin si një vëllazëri e çuditshme, në botën e errët të rojave: Të thatë shpirtërisht e të ftohtë. Të pamëshirshëm. Jo vetëm ata të osmanëve. Të tillë ishin edhe eunukët e botës së lashtë, ata të perandorit kinez dhe të hierarkisë së kishës katolike në Evropë”, – shkruan Guduin.
n.s. / dita
Qeka tradite shqiposh kjo pune. Shikoni edhe ket Karministrin tone cfare i ka dhene per grua ministrit te brendshem.
Po ore, edhe Cuci i shkrete ja mbathi ne lemeri drejte portit te Durresit, por atje e arriten te besuarit e Kryevezirit, Fuga me Tao ballen. Ktheu mbrapa i thane se ai nuk eshte mizor si Aliu, do te te beje minister! Tani e ka me te besuarin e oborrit!
Ha ha ha haaaaaaaaaaaaa!
Ajo u bëri pështypje mer kara? Përfundimi i gjithë historisë është se botën e sundojnë pushtët, dylberët, putanat dhe njerëz pa din e pa iman.
Teksti nuk lexohet deri ne fund, nga e djathta.
E ka zene kollona e reklamave dhe nuk po shoh ndonje menyre per ta spostuar majtas.
Redaksia duhet ta axhustoje formatin e shkrimit qe te jete i lexueshem deri ne fund te rreshtave.
Ce do mo kot. Te njejtat gjera
.
Arben, ti vete, nga cili harem e ke origjinen o Dylberi turk??
Ka ndonjë dijeni se kush është Zymbyl agai i padishahut të Arnautstanit, Edi Ramës dhe kush është e preferuara e aktuale e tij nga të gjitha fëmrat e harremit të tij kryeministror?
Eunuku eshte Arben Ahmetaj.
..
Simbas ISLAMIT grate jene per te knaqur burrat SEKSUALISHT jo vetem ne jeten tokesore, por edhe ne “parajse”.
Shikoni ç’behet sot me grate ne Afganistan nga STUDENTET E KURANIN.
Arbeni dhe raimondi e kane origjinen nga ky harem
Edhe heroi yne kombetare sipas arkivave . U be vegel e sulltaneshes Brankoviç. E cila ishte kusherire e Ske nderbeut nga ana e nenes se tij serbe. Ajo pagoj Skenderbeun per te vrare nje nga bijte e sulltanit te cilin e kishte me nje sulltaneshe tjeter. Ne betejen me hungarezet Skenderbeut i shkon fjala qe vrasja ishte zbuluar dhe nga frika len ushtrine osmane dhe braktis betejen. Per te ardhur ne trojet shqiptare dhe per tu be hero.
Ja edhe Ertuguli i radhes, epo sa rende paskan punuar haremet e qoftelargut turk, ore po ku paskeni qene deri ne vitet 90-te, qe na e nxorren koken sot?!
U ka ngjallur veshet babe Erdoqeni dhe yxhyyym perpara selxhuket! Na paskeni lexuar dhe arkivat ju, te kujt more trap, te jazexhiut,lubonjes apo ato te sulltan salepit?!
Turp , mizori mendimesh dhe shkaravina te realitetit . PO ndodh me tamam ajo qe ne vitet 1960-70 ndodhi me Greqine , kur te pafytyret e Hollivudit ( te cilet i njohim fare mire se kush jane tani ) krijuan histori te pa qene me filmat e tyre duke trasformuar realitetin grek . Tani i ka ardhur rradha Skenderbeut dhe historise se Shqiperise . Sa keq !
Idiotete e albanistanit as nuk munden me menduar se ky autor ishte si Pouquevilli i punesuar nga shteti i tij, ne sherbim te shtetit te tij edhe me detyre per te perfiguruar ali pashen si ma zi qe mos te perkrahet nje shtet i forte shqiptar aty! Halla doni ta pershkruani si ata si bandit po Napoleon qe vodhi gjithe pasurite e vendeve ku fitoj nuk ishte ma pak ´bandit’ si ali pasha ne kete aspekt! As per epshet e gjeneraleve te tij nuk le gje mungu ´francà e civilizuar me ali pashen… bile deri sot!
Lili nga kosovistani, duhet te jemi aq idiote sa te te besojme ty qe, Ali pashen, ta bejme Hero Kombetar?!
Paska dashur te beje nje shtet Shqiptar?! Po cfare thua moj tru thare! Vertete konsulli Pouqueville prane Aliut, ka bere pershkrime jo edhe aq te pelqyeshme per rracen tone, ne fund te fundit, kacake kishte ngado edhe ne Korsiken e Napoleonit, por ai s’besoj se paska ndikuar tek vete Aliu per ate qe formuloni ju, po ashtu, mos na u merakos se paska dashur te na nxije figuren e pashait te Janines! Aliu, ka qene ZI e me ZI nga cfare e di ti! Ne radhe te pare nga babà, nuk ka rrenje Shqiptare por Tartare, i biri i veli beut te Tepelenes, dhe i Hankos se cale e po ashtu nje gruaje te perdale, si bir i vertete kurve, i ngjiti shkallet e karrieres me dredhi e mizori. Shkretoi Hormoven, Kardhiqin, e me radhe. Po ci kishte bere Himara dhe Suli i pamposhtur kunder turqeve, pashait te Zi? Ndersa ne Himaren tone nuk i eci ti nenshtronte ata ‘kauret’, Sulin e shkretoi perfundimisht, derisa ato gra trimeresha u hodhen ne gremine per te mos u c’nderuar ne haremin e qoftelargut Ali. Pra, me keto dy krahina, Aliu bashke me bejleret e camerise, delvines, gjirokastres etj, hapi ato plage e ndasi qe akoma sot nuk harrohen! Ai kurre nuk e donte nje shtet Shqiptar, ai kishte frike prej bashkimit te tyre, prandaj i perdorte vetem si mercenare, ne pashallekun e tij kishin te drejta, Hebrenjte, Greket e kushdo tjeter qe i paguanin taksat, kishin shkolla e promovonin kulturen e tyre, vetem ata te gjuhes Shqipe, ishin te privuar nga keto te drejta, te percare ne fe e ide! Ky eshte fakt! Kete ka bere Aliu i Zi, qe nuk ka aspak te beje me gjakun Fisnik te Arberve, njelloj me Bushatllinjte, Ballaban pashen, Vrionet, e gjithe sorollopin e tyre dallkauk qe i sherbyen pushtuesit me barbar qe kane pare ato troje, keta monstra u bene edhe me te poshter se vete turqit, pastaj, per tekat e tyre,po me ato metoda pabesie qe ishin ngjitur ne maje, ashtu u erdhi edhe fundi, u shkoi koka ne tepsi tek sulltan gjakatari ne Konstandinopoje!
Kjo i jep pergjigje pyetjes pse gjysma e Greqise jane me prejardhje shqiptare dhe po te pyesin njeri-tjetrin dalin kusherinj te trete e te katert.
Aliu nuk ka pasur kurre ndergjegje kombetare shqiptare,madje ne biseda me konsullin Pukevil,tregonte qe i urrente shqiptaret.Fliste me simpathi per greket e bindur dhe te perunjur.Prejardhja nga i ati,Veliun eshte Tartare-mongole.I ati i gjyshit Myhtar,ishte nje sheh eremit taxhik,qe u vendos ne keshtjellen e Tepelenes.Gjyshi Myhtar ra shahit (deshmor) ne sulmin e turqve kunder keshtjelles se Korfuzit,qe mbrohej nga Venediku.Si shperblim i ati Veliu u emerua Disdar i kalase se Tepelenes dhe u martua me nje bejlereshe te cale nga Konica.Kjo ja dridhte Veliut me kapedan Mihal Duken nga Hormova,i thirrur edhe Caush Hormova,ose Caush Prifti,se ishte bir prifti.
Nene moj e zeza nene
Dil te shohc Caushne tene
Si e pjekine ne leme,
Ashkosun Isuf Arapi,
C`te ardhka ndore Kasapi,
S`eshte pare ne gjithe dunjane
TE PJEKE I BIRI T`ANE.
Sepse flitej ne Laberi,qe Aliun,Hanko kurva e kishte zene me Caush Hormoven.