Eqrem Çabej kundër jeniçerëve të diletantëve të gjuhës

Ornela

Moikom Zeqo

Eqrem Çabeji, në moshën 21 vjeç, shkroi në Qytetin Universitar të Grazit në 8 nëntor 1929, një tekst të fuqishëm, që mund të quhet si një ftillesë e organizimit dhe përurimit të një disipline :polemikës filologjike në përgjithësi dhe të gjuhësisë shqiptare në veçanti.

Ky tekst konceptual, shumë i pasur në ide dhe i plotfuqishëm në arsyetim, ngjan me një skicë për të strukturuar një libër të tërë.

21 vjeçari i paepur dhe trim Eqrem Çabej, ishte i  kësisojshëm, pra i përveçëm dhe i profilizuar saktë, për arsye ,se arsimimi i tij shkencor në një katedër të famshme dhe gati proverbiale për gjuhën shqipe dhe përgjithësisht albanologjinë në Universitetin e Grazit, nën drejtimin e disa emrave të mëdhenj shkencëtarësh me famë botërore, si Gustav Meyer etj., bënte që tashmë brenda djaloshit shqiptar, të lindur dhe të ardhur nga Gjirokastra hijerëndë, të personalizohej dijetar i madh i gjuhës, përkushtuesi i shkencës. Pa dyshim që ky shkrim polemist nuk është thjesht një pamflet, për të goditur kundërshtarë mediokër, ose imagjinarë, por një kredo e madhe për kërkimin e së vërtetës, një akt besimi për shkencën mbi të gjitha trillimet, gënjeshtrat virtuale, paragjykimet, thashethemnajat e pakuptimta dhe të neveritshme nëpër tavolinat e kafeneve për të marrë në gojë, për të fëlliqur subjektet e mëdha të shkencës dhe të së vërtetës.

Rëndësia e madhe e këtij shkrimi, apo skice gati gjeniale, sepse me të vërtetë është paraprijëse dhe parathënëse në shumë kuptime, është përcaktimi i një optike universale, është shënjestra ndaj një dukurie epidemike të grafomanisë, apo të delireve të hatashme, shumë pak, ose gati aspak të shpjegueshme, për të folur, për të përgojuar në të gjitha mënyrat e mundshme apo dhe të pamundshme, karakterin shkencor të studimit të gjuhës shqipe.

21 vjeçari Eqrem Çabej themelon në kulturën shqiptare me këtë shkrim hullinë, ose institucionin e polemikës filologjike, duke bërë një dallim midis profanëve, diletantëve, budallenjve dhe specialistëve dhe shkencëtarëve të vërtetë. Të habit stili, i ngjeshur, gati epigramatik i të shkruarit të këtij artikulli. Ai kap një veçori të shqiptarëve, të torturuar gjithmonë nga sindroma e diturive sipërfaqësore, të cilët arrijnë të mësojnë diçka nga anglishtja e bisedës së përditshme, apo nga gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja dhe pastaj këta shqiptarë, që nuk i njeh askush, “të stolisur me rrobën transparente të pseudonimit,…- o temporal, o mores! – me gjeste dramatike na flasin mbi filologjine”.

Këto “zbulime”, pseudofilologjike, sipas Çabejit, zëvendësojnë “një zakon shqiptar që është duke u shuar: luftën e gjelave. Nënë maskën e shkabës, këta gjela luftojnë trimërisht me njëri-tjetrin, duke u gjakosur, por edhe me maskë që jeni, e dinë se jeni gjela, o gjela!”

Ky shpërdorim artikujsh, vend e pa vend për gjuhën shqipe përbën një turp kulturor, aq më tepër që shqiptarët më 1929 nuk kishin dëgjuar asnjë Konferencë filologjike, sepse diletantizmi i vrullshëm, endemik dhe i pandalshëm i mburracakërisë shqiptare, kërkon ta mbulojë të vërtetën shkencore me fantazmagori, apo dhe sharje.

Për djaloshin e ri Eqrem Çabej, të shkruash mbi gjuhësinë është një gjë shumë serioze. Absolutisht dhe pafundësisht shumë serioze! Gjuha e një kombi është një element i epërm kulture. Nuk është një objekt mode!

Nuk mund të shkruhet për gjuhën duke vënë maskat e një Karnavali librash apo të ashtuquajturish studime, që janë pafundësisht larg shkencës. Eqrem Çabej me të drejtë e fokuson këtë çështje substanciale, të studimit të gjuhës shqipe mbi struktura konceptuale shkencore, sepse gjuha shqipe nuk mund të studiohet dhe të analizohet edhe jashtë, apo veçmas studimit të gjihëve indoevropiane përgjithësisht, se filologjia nuk është zbavitje.

Se studimi gjuhësor është në kundërshtim antagonist me diletantizmin. Se shkenca është dituri dhe dituria është një substancë universale, ku nuk mund të hyhet me marrëzi dhe njerëz që nuk kuptojnë asgjë nga shkenca.

Duke e ribotuar të plotë tekstin e këtij shkrimi të rrallë të Eqrem Çabejit unë dua të plotësoj ciklin e shkrimeve mbi figurën e madhe dhe rolin e pazëvendësueshëm dhe të patjetërsueshëm të këtij dijetari ,i cili është dhe kryemjeshtri dhe pionieri i Shkollës së Gjuhësisë Shqiptare.

Shkrimi i vitit 1919 tregonte potencialin e formimit, por dhe të shpirtit rebel dhe mbrojtës i ideve të shkencës nga ana e djaloshit të ri shqiptar.

Nuk duhet të harrojmë se triumfi i madh i Gjuhësisë krahasimtare gjermane dhe më pas i Shkollës së Gramatikantëve të Rinj, kanë qenë dhe mediumi, shtrati formësues dhe strukturues i ideve shkencore gjuhësore të Eqrem Çabejit.

Në atë kohë gjuhësia gjermane dhe ajo botërore luajtën një rol vendimtar në shkencëzimin e plotë të studimeve gjuhësore që vinin nga një traditë e mëparshme shekullore, ku shkenca hibridizohej edhe me mitet, apo idetë e studimit të një gjuhe, shkëputeshin nga konteksti historik, gjeografik dhe përgjithësisht filologjik.

Para këtij ndryshimi të madh shkencor të gjuhësisë kanë qenë të panumërt librat e studiuesve të ndryshëm, të cilët e konsideronin gjuhën hebraike jo vetëm si gjuhën e popullit të zgjedhur të Zotit, por dhe gjuhën absolutisht të vetme të botës, që shpjegon dhe modelon tërësisht tërë gjuhët e tjera të botës.

Po kështu njofton të shfletosh librat shkencorë të Umberto Ecos për të njohur katalogimin e shumë emra dijetarësh të cilët kanë shkruar libra pafund për të treguar se gjuhët e tyre kombëtare janë mëma e gjuhëve të tjera.

Kështu danezët thonin se gjuha daneze shpjegon gjithë gjuhët e botës, gjermanët trajtonin të njëjtën sindromë,  greket,ruset,serbet,bullgaret ,madje edhe filandezët dhe hungarezët kanë shkruar libra të kësaj kategorie absolutiste.

Por studimi gjuhësor tregoi që gjuhët janë në familje të ndryshme. Fjala vjen, gjuha e lashtë hebraike qe gjuhë e familjes semitike. Jo indoevropiane.

Një familje e madhe gjuhësh është ajo e quajtur indoevropiane. Shikoni si quhet familja gjuhësore në fjalë. Së pari fillon me “indo”, dhe pastaj “evropiane”. Pra nuk ka asnjë kompleks se shtrati gjuhësor më i lashtë lidhej me sanskrishten nga India dhe pastaj popujt kanë vërshuar në prehistori ,në tri valë të mëdha emigracioni, siç vërtetohet nga shkenca prehistorike në territoret e Europës së sotme.

Por qëllimi im për të ribotuar këtë shkrim të Çabejit është jo vetëm paraqitja e një monumenti mendor të dijetarit tonë.

Me habi vë re se këto vitet e fundit në Shqipëri, kur Gjuhësia Shqiptare ka rënë në një prapambetje të pafalshme, e kam fjalën për prapambetjen shkencore, befas kemi një dukuri të botimit të një numri të madh librash për gjuhën shqipe, të demonizuara nga lloj-lloj idesh diletante dhe fantazmagorike.

Kaq e vërtetë dhe e habitshme është kjo gjë, sa kam lexuar artikuj në shtypin shqiptar apo portalet on line në internet ,që shumë diletantë që s’kanë formim minimal shkencor shpjegojnë me gjuhën shqipe të gjithë gjuhët e botës, madje dhe gjuhët që nuk janë indoevropiane, dhe sulmojnë pa të drejtë, duke hedhur baltë (baltë që i llangos ata vetë) kundër Eqrem Çabejit për shkak të tezave të etnogjenezës shkencore të gjuhës shqipe që ai ka mbrojtur dhe ka shtjelluar me përkushtim dhe vetëdije të thellë.

Me rastin e një përurimi të një libri në gjuhën shqipe, më një madhështi perverse është arritur nga autori anonim i atij libri të thotë në një intervistë të tij se Eqrem Çabeji është si Muri i Berlinit për gjuhësinë shqiptare.

Duhet rrëzuar Eqrem Çabeji, pra Muri i Berlinit i gjuhësisë shqipe, në mënyrë që t’u lihet hapësirë për të folur mbi gjuhën shqipe tërë diletantëve dhe injorantëve të botës.

Tashmë Eqrem Çabeji ,që hesht përgjithmonë në amshimin e tij, nuk mund ta marrë dot penën për të shkruar që përtej vdekjes një polemikë të re për pseudofilologët.

Por nuk është fare nevoja për ta bërë një gjë të tillë. Dhe unë e them në mënyrë metaforike këtë gjë.

E di mirëfilli se askujt nuk i hyn në punë, nëse diletantët mund ta rrëzojnë shkencëtarin apo ta përdhosin dhe ta shkelin me këmbë.

Kjo është një gjë krejtësisht e pamundur.

Por ndërkohë akademikët tanë (nuk di pse quhen të tillë) nuk shkruajnë për ta mbrojtur Eqrem Çabejn nga këto shpifje dhe sulme të pafalshme.

Nuk është puna për të mbrojtur emrin e Eqrem Çabejit. Kemi të bëjmë për mbrojtjen e shkencës ose rrëzimi të saj përfundimisht.

Kundër pseudofilologëve të vitit 1929 (por kjo është e vlefshme dhe për vitin 2017) Eqrem Çabeji citon një varg të famshëm në latinisht të marrë nga Horaci, nga vepra “De arte poetica”.

Vargu është:

Parturiunt montes: nascetur ridiculus mus!

Që në shqip do të thotë:

U mbars mali dhe polli një mi qesharak!

Teoria gjuhësore e Eqrem Çabejit, jo vetëm që  matematikisht më e mundshmja dhe më e vërtetueshmja nga pikëpamja shkencore, nga elementët substancialë të brendshëm të gjuhës shqipe, por është dhe e mbështetur me anën e arkeologjisë prehistorike deri në Antikitetin e vonë për atë që quhet etnogjeneza iliro-shqiptare, teori kjo e pranuar nga tërë shkencëtarët e botës, por që kërkon akoma analizë shkencore, përpjekje dhe një konceptim shkencor më universal.

Jam i bindur që studimi shkencor i gjuhës shqipe përtej çdo kompleksi të inferioritetit që çon në kompleksin e madhështisë së rremë, do të mbetet përherë një çështje substanciale e vetëdijes, dinjitetit dhe identitetit tonë në shekuj dhe në kohërat moderne.

Pra edhe për të ardhmen.

Ja, teksti i Eqremit tonë në 1929 :

KUNDËR PSEUDOFILOLOGËVE

Nga shtyllat e Shekullit të Ri të verës, si dhe nga ato të Gazetës së Re duket çiltas se një epidemi grafomanie paska kapur shumë “Krena të naltë! Kush në jetën e tij ka pasur raste të mësojnë anglishten nëpër fabrikat e Amerikës, gjermanishten në tabarin-et e Vjenës, frëngjishten në Mont Martre, e italishten në kafetë e Barit, sot, i fryrë si gjel deti, na del përpara, i stolisur me rrobën transparente të pseudonimit, e… – o temporal, o mores! – me gjest dramatik na flet mbi filologji!

Avanti pra! Parturiunt montes, nascetur ridiculus mus!

Pra, sikundër në fletoret e Perëndimit ndodhet feullleton-i, tek ne nuk do të mungojë, si frut pas buket, një artikull “filologjik”, i cili ka misionin, siç duket, të zëvendësojë një zakon shqiptar që është duke u shuar: luftën e gjelave.

Nën maskën e shkabës, këta gjela luftojnë trimërisht me njëri-tjetrin, duke u gjakësuar, por dhe me maskë që jeni, e dimë se jeni gjela, o gjela!

Tash, duke lënë të qeshurit, duhet të konstatojmë me hidhërim se është një turp kulturor për ne, që Atdheu ynë është ay vend i Europës, në të cilin në shekullin XX, njerëz që mundet të jenë të zotë për nëpunësira ndofta dhe të nalta, por që s’dinë as pikë prej filologjisë, njerëz që në jetën e tyre s;kanë dyshuar një Konferencë filologjike, njerëz që s’kanë as më të voglën ide mbi mënyrën si punohet sot në lëmin e gjuhës, që të tillë njerëz dalin e mbushin shtyllat e fletoreve me artikuj jo vetëm fare të kotë, por edhe të dëmshëm e duke u sharë me shoshoqin, dhe si!

Kush i përflet tjetrit se tash doli nga veja, dhe se kur ay ishte nër “shpërgajt” e djepit, ky punonte për Shqipëri! Bukur! Patriota! Por kush ju tha të futeni ndër labirintet e gjuhës? E me ç’të drejtë e quan tjetrin “ignorant”, vetëm pse është kundërshtar i “ideve filologjike” të tua?

A është kjo filologji?

A imponohet njeriu me sharje?

Zakoni i botës së qytetëruar e do që të luftohet për ide, e jo për inate personale, për fryrjen e të cilave janë të çelura kaq gjykatore!

Sot secili në Europën e qytetëruar, para se të merret me shkrime filologjike, i shkon mjaft vjet në bankat e universitetit, atje ku gjuha studiohet e analizohet me ekzaktitudë matematike, duke qenë se filologjia është një nga dituritë më të shtrëngueshme (severe) e më ekzakte që mund të jenë në botë.

Se të mos ishte kështu, nuk rrinte Gustav Majer të merrej tridhjetë vjet me radhë me albanologji, d.m.th me  studimin e asaj gjuhe të shkretë, të cilët “filologët” tonë të sodit, të dalë shpejt si kërpudhat pas një shiu, janë duke u përçmuar në një mënyrë të tillë!

Kurrkush nuk ka të drejtë të shkruajë mbi gjuhë pa u pat marrë vite me radhë me studimin e vërtetë të saj! Kurrkush!

Se gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli, dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar! Dhe mos e ngani thesarin e me duart tuaja, zotërinj diletantë!

Gjuha është një element i naltë kulture, nuk është një objekt mode!

Nuk mundet të “riformohet” aq shpejtas siç mundet secili të vishet a la Perrot për Karnaval!

Kush ju ka shtyrë të shkruani mbi gjuhë?

Kur keni maninë e shkrimit, pse nuk shkruani ç’të doni mbi numismatikë, grafologji, mathematikë, theologji, përmbi fizikë, anatomi, analitikë e histori?

E ta lini rehat këtë gjuhë të shkretë, e ta punojnë të tjerë të cilët të merren me të vërtetë me studimin e saj?

Kush do të shkruajë mbi shqipen, më parë duhet të jetë marrë me studimin e gjuhëve indoevropiane përgjithësisht, e pastaj duhet të ketë studiuar gjithë shkrimtarët shqiptarët e gjithë albanologët e huaj, numri i të cilëve është aq i math, sa studimi i tyre lyp vjet me radhë punë të pareshtur.

Se filologjia nuk është zbavitje, është larg nga dilettantismi, është dituri, dhe që të kapesh me dituri, duhet të dish!

Eqrem Çabej

Graz, 8-11-1929

 

Share This Article
23 Comments
  • Si nxenes i Eqeremit nuk ke sec pret nga ty o Zeqo ,por duke u bazuae tek profesori YTE dhe sigurisht tek eksperienca e juaj me thoni se nga na vjen gjuha SHQIPE sa origjinale eshte dhe sa huazime ka ne te.Ne qofte se ke nevoje mund ti referohesh librit te Kolec Topallit………

    • O “tz”!
      A ia ke bere babait tend (ne se e njeh) se cfare provash jep ai qe ti je femija i tij,ndonese je bere 50-60 vjec nen kujdesin,edukimin,ushqimin,veshjen,shkollimin etj te tij?
      Cdo gjuhe ka shume dialekte,por kur vendoset nga korifenjte e gjuhes se kush duhet te jete perfundimisht gjuha letrare shqipe,ka marre fund cdo gje!
      Por sot te gjithe armiqte e Shqiperise qe urrejne cdo gje te mire te bere ne socializem,atyre nuk u behet vone se po demtojne interesat e popullit,por kane 28 vjet qe derdellitin kunder shqipes letrare se gjoja u caktua nga Enver Hoxha!
      Po energjine elektrike pse e perdorin nga hidrocentralet e kohes se Enverit?
      Po pallatet,rruget,pyjet,shkollat,stadiumet etj te kohes se tij pse nuk i zhdukin?
      Po te gjithe Shqiperine,meqenese e cliruan partizanet e Enverit,pse nuk ia japin serbeve dhe grekeve dhe te marre fund ky halli i tyre?
      Se po te kishte ndjekur ballisto-zogistet populli shqiptasr sot nuk do kishte Shqiperi,por Serbi dhe Greqi!
      Ja kete kane dashur antishqiptaret e djeshem dhe te sotem,se Enver Hoxha ua dogji letrat ne duar dhe mbajti kete Shqiperi qe kemi sot!

  • Kjo semundje vjen nga kafenete greke.
    Nuk jane shqiptaret origjina e Pseudofilologjise.
    Me aq njohuri sa kane,muratoret,mbledhesit e fistiqeve,limonave,peshkataret e Pireut,kur mblidhen ne mejhanen e fshatit atje gjejne nje pellasgos grek qe Mega Alexandrosin e quan grek,kurse keta i pergjigjen qe Aleksandri i madh eshte shqiptar sepse emri vjen nga gjuha shqipe:A-le-si -ne-anderr.Debati filologjik mund te marre edhe permasa te tjera sic qe vrasja ne Korfuz e nje punetori shqiptar

  • oPeze ska nevoje ta them une e ka thene babai yte EQEREM se shqipja eshte gjuhe pa origjine ehuazuar nga serbishtja e dreqi vete e di me mbi 90% huazime ,teori qe Zeqo dhe Topalli sidomos me librin e tij shume voluminoz e thone qe shkone ne 97% huazime,por ti mos u meracos mund ta mbash kete gjuhe bastarde te idhujve te tu.Une jam shume i kenaqur me gjuhen qe predikon ZHEJI.Dalipaj,KOCAQI,Stillo,Kola dhe shume te huaje dhe shqiptare,

  • Macja,qeni,derri,ujku,JANE KAFSHE.
    Zheji,Dalipaj,Kocaqi,Stillo,Kola(po te shtoj dhe profesorin e ketyre,Spiro Konda),JANE SHARLATANE.
    Mistiku idjot Petro Zheji dhe analfabetet e gjuhesise shkencore Aristidh Kola dhe Jani Stillo mund te sherbejne si profete per turmen alfabetike me diploma,pa diploma,me tituj,pa tituj,por per nivelin shkencor te gjuhes,historise,etnografise,arkeologjise etj,keta personazhe KOMIKE,bejne per Klouna,per Estrade.
    Keta jane te vlefshem ne Demosin e Athines,ne shin Omonia,.Madje jane te pazevendesueshem,,.Sepse kur nje grek me emrin Pellasgos t`u thote qe greket jane djepi i njerezimit,se Iliret jane greke,Maqedonasit jane greke,Epirotet jane greke,,.Keto do t`i pergjigjen,qe ne Shqiptaret jemi pasardhesit e Atlantides,se Thoti fliste shqip,pellasget ishin shqiptare,maqedonasit ishin shqiptare,ilionet e Trojanet e Dardanet,epirotet dhe iliret dhe keshtu ka lezet se shkenca e Kocaqit i sherben Injorantit shqiptar per te luftuar me injorantin grek.Armet e Cabeut nuk sherbejne ne kete lufte.

  • Ilyret e Epirit ishin bashke ne betejat e Megas Aleksandros kunder Perseve.
    Vetem ky fakt tregon qe Ilyret ishin Greke.
    Te thuash qe Apolloni eshte Perendi Myslimane eshte per te qeshur.
    Se pse shumica e kesaj popullsie eshte me Identitet Arab,qe del fare hapur kunder Identitetit teJeorgios Kastriotis me mijera Xhamija te Hoxhallareve qe kane marre helmin Arab ose Turk dhe e kane mbjelle ketu ne Epirin e mohuar nga vete te pa Beset,tregon qe ky vend nuk ka lidhje me banoret vendas te Lashte.
    Kombi eshte I shenjte.
    A mund te jene njesoj te ashtuquajturit Native Amerikanet me sklleverit e ardhur nga Afrika,nga Evropa,nga Asia,Kina NHS Bangladeshi dhe te quhen Amerikane?
    E njejta me Hamzate,Sulejmanet,Idr ki zat,Qemalet Hasanet qe nga Orthodhoks (per fat te keq) u bene si Jeniceret me dhune turq.
    Dhe keto behen ne emer te Al-banise,kur dihet shume mire qe Toponimet qe nga Kostandinopoli i Kastriotis armiqte e Tij qe nga Naimi,Shemshedini,Abdyllahu,Ismaili e quani Stamboll dhe Argjirokastros Agi Saranda,Moskopolis,Emathia,Agios Vasilis jo Shenvasi ne bregdet,Apollonia qytet I Perendise Greke te Epiroteve dhe Ilyreve etj i quajne ndryshe nga te paret.
    Ju jini per te ardhur keq.
    Semundja e ignorances eshte me e rrezikshne dhe kete e thote qarte Sokratis qe
    I Agnia tis Agnias ine to pio epiqindino.
    Perkthyer:
    Ignoranca e mosdijes eshte me e rrezikshmja e shoqerise.

  • Zoti demo.
    Per ata qe dine gjuhen Greke te folur dhe te shkruar per rreth 30 shekuj ne Epir qe me vone u quajt Al-Bani.
    Nje fjali Ilyre apo Epirote perpara turqise ishte.
    Irtha apo tin Poli.
    Kush e mohon qe te paret tane nuk I thonin Polis dhe jo Qitet nga Cita italisht?
    Agia Sofia,Agios Saranda dhe jo Shen Saranda italisht?
    Ju kujtoni se Epirotet thonin.
    Erdha nga Poli?
    Ketu kemi Kostandino-polis,Adriano-polis,Perso-Polis ne Persi,Aleksandro-polis,etj.
    Apo sic thone sot Arbereshet e Magna Grecias
    Hora jone per Atdheun.
    Te paret tane I thonin Karavo Stasi (stacion varkash) jo Karavasta pa kuptim,kapito?
    D.m.th Varkes apo Barkes I thonin Karavi dhe stacionit,Stasi.
    Po ashtu edhe Sali Proto-Papas emri turk mbiemri Greke.
    Del qe te paret tane i thonin Proto te pareve (prima) dhe Priftit nga anglishtja Priest i thonin Papas.
    I thone 1100 vjet Bizant Greke qe nuk mbante ere Arabi ketu.

  • Z.Demo ! Emri”Aleksandros” vjen nga bashkimi I dy fjaleve greke : fjala ” ALEKS” ,qe ne shqip do te thote “mbrojtes” (ne gjuhen greke perdoret fjala : ” aleksisfero “-te mbron nga plumbat ,”aleksiqeravno”-te mbron nga rrufeja, “aleksiptoto” -te mbron nga rrenia(parashuta) etj,etj. dhe nga fjala tjeter greke “ANDROS “,qe do te thote “burre” . Pra emri grek “Aleksandros” ,I perkthyer ne shqip do te thote “Mbrojtes I burrave” . Po ashtu edhe emri tjeter grek “Filipos” I babait te tij : nga pjesa “FILOS”,qe do te thote “ajo qe I pelqen” dhe fjala greke ” IPPOS” ,qe do te thote “kale” ,Pra emri Filipos do te thote “mik I kuajve” . Keto thote shkenca zoti Demo . Po te vazhdoj me zbulime te tipit Zylo,si ajo qe ke shkruar ne koment per emrin “Aleksander” kemi zbulimet e Katedres se Studimeve Pre-pelasge te Universitetit Nderplanetar te Lanes qe konkluduan se: emri “Menelaos “vjen nga shqipja para-pelasge “me ne I lau ” .Kete emer e morri kur vrau te gjithe kundershtaret dhe thane qe ky “me ne I lau” (hesapet) . Odiseu,para se te nisej I thote gruas :Nashti qe nuk do jem une,kujdesu per lopet ” dhe gruas I mbeti emri “Pe-ne -lope” ,pra “Penelope” .Odiseu ishte I shkurter dhe vishte kepuce me taka dhe te tjeret thonin “Ej cuna,po kalon ai taka” dhe ishullit te Odiseut I mbeti emri “Itaka ” .Emri “Akil “vjen nga shqipja para-pelazge “Ha qyl” ,sepse Akili ishte shume I forte dhe kudo hante e pinte qyl .Etj.etj. Prandaj I madhi Cabej,si shkencetar me formim perendimor qe ishte,shkruajti ne vepren e tij “Etnogjeneza e popullit shqiptar “se “Iliret u cfaqen ne Ballkan 1000 vjet pas zhdukjes se pellazgeve…”. Por tipatt “Zylo” bejne hartime….Ju lutem botoni komentin tim!

    • What the duck man..re aleksaqi..ti ine afto vlaqies. E di ti se greket i thone kalit te trojes O hippos druris i thote i hippi,,shqip. drurit kalit..Filos eshte Pelos, si qyteti Pela,,or taj,,lere qe i pelqen, bull shit.
      Odiseus vete cdo te thote..Udhesi. Shiko makinat. dhe sot e kesaj dite matja e distances qe ka kryer makina behet me odhometer, ose udhe meter, mates udhesh..
      Fili qe do te thote puth, apo miqesi vjen nga nje bote pa shume buje dhe e heshtur.
      Fi- fije, ose fimbriae, e perdorur dhe sot ne gjuhen e microbeve
      Li- ligase, ose lidhase,,lidh..
      Fijet qe lidhin- miqesi..seks..penetrim..qi-li; buze,,ne fytyre dhe ne vulve..qi-ria,,ajo e reja qe qi het..qi-riu po aashtu..
      Po ate mikun qe ben ligasen, ose lidhesen si e quajne:
      Pi-li..pili..bili qe qili qirjen..e qiresit..dmth ne greqisht kuptohet se be shqipetaret i themi te zonjes dhe zoterise. Cudi, duket se ne i themi emer perrendish. Ze, Zot Zonje, Ama zone..Amazonje,,ndersa greket qirje..
      Ndaj u them gjithmone Pellazgut te dules,,dhe gjithe minorikareve: Graqira..me fjalet e tyre, jo te miat.

  • Kur jini “Ilyre” ju zoti demo,pse (perke) nuk e quani Thesalo -niki por Selam-ik kur dihet fort mire nga ne Epirotet e sulmuar nga ju islamiket qe Thesalo-nika ishte motra e Megas Aleksandros qe do te thote greqisht Fitore (viktore) e Thesaleve.
    Gruaja e Hektorit quhej Andro-maqi dhe jo Andromaka qellimisht qe greqisht do te thote beteje (battle) burrash.
    Velai i Hektorit Poli-dhoras qe greqisht do te thote dhurateshumti.

  • aleksos ne ckuptim e mori aleksandri kur ai nuk ishte gje tjeter vecse nje pushtues i te ashtu quajtures GREQI,Iliri Egjipt e me gjere,me thuaj cfar mbrojti Aleksandri i madh or qorr me zile apo emri i tij e merr kuptimin nga ajo qe e ema e tij OLIMPIA E SHIKON NE ENDERR ,e njejta histori qe dhe per ALEKSANDRIN (PARIN) e TROJES,qe e ema e shikon ne enderr gjithashtu………..

  • Ja ku dolen pijanecet greke ne mejhane,me nje fershellime.Ku jeni o pijanece shqiptare? Ja ku erdhi i pari Pellasgosi,me shokun e tij Hamza me origjine nga Afrika..Na falni pijanece greke se ju vonuam ne dyluftim,po pijanecet shqiptare kane qene ne pune tek afendikoi duke mbledhur fistiqe.
    Emri Filip thoni ju greket vjen nga bashkimi i fjales filos me fjalen ippos.Po ne sanskrisht Fil dmth,elefant,kurs ne shqip hip dmth ai qe i hipen elefantit. Ju thoni qe Iliret ishin greke,sepse luftonin bashke me Maqedonasit.PO JU DUHET TE VERTETONI ME PARE QE MAQEDONASIT ISHIN GREKE!!!!!
    Duhet me pare te nxirrni genjeshtar oratorin tuaj te lashtesise Dhimostenin,qe e ka gdhendur ne vepren e tij Filipiket,qe Maqedonasit nuk ishin greke .
    Jo vetem kaq,por greket e lashte si per inat tuaj,shkruajne qe Filipi i Maqedonise fliste me perkthyes me greket,sepse nuk fliste greqisht.
    Jo vetem kaq por autoret e lashtesise kane renditur disa beteja te Maqedonasve kunder grekeve.Filipi dhe Aleksandri kane qene pushtues te grekeve.Tani po qe Demosteni genjeshtar,jam edhe une genjeshtar.
    Lind pyetja:po Alexandri,pse dinte greqisht?Alexandri dinte greqisht,sepse kete gjuhe e mesoi nga mesuesi i tij Aristoteli,qe ishte grek.Aq sa eshte Bleona Qerreti Amerikone,se flet amerikonce,aq ishte edhe Aleksandri grek se fliste greqisht. Po ky Pellasgosi ka desire ta beje edhe Gjirokastren greke! Dhe bashkon fjalen greke argjio me Castros.Ne fakt emri iqytetit Gjirokaster,mban vulen e fisit Ilir te Argjireve dhe te keshtjelles Castrum,qe eshte nje emer romak dhe jo grek.ARGJIROCASTER.Ne fakt Castrum romak do te gjesh nga Anglia deri ne Persi,kudo shkeli ushtari romak.Mos u merakos per emrin Shenvasi,pellasgos,se shenvasi ka qene qe ne fillim.
    Krishterimi ne shqiperi nuk erdhi nga greket,por nga origjina,nga cifutet.Greket ishin populli qe u krishteruan pas ilireve sepse ruanin traditat pagane.Saranda ka qene Onkezmi ne lashtesi dhe nuk ka qene Agjios
    Saranda,Emrin e sotem e mori nga manastiri cifut i 40 shenjtoreve.Ti pellasgos me gjithe Hamzain thoni edhe qe Krishti eshte grek(!)

  • Z.Demo! Te gjitha ato qe shkruan jane gjera qe I shpreh nga inati,nga zemerimi ,nga hidherimi qe te eshte grumbulluar ,por qe ne fakt jane te gjitha jo te verteta historike.Qe te te provoj tani se Maqedonasit,Epirotet etj jane Greke duhet te shkruaj shume e shume ,sepse jane pambarim faktet historike,arkeologjike,gjuhesore ,zakonore,besimi, perendite,organizimi shoqeror,emrat ,ndertimi I qendrave te banimit,arsimimi,edukata,kultura ,veshja ,teatri,lojrat olimpikeetjetj e deri tek ushqimi qe provojne se jane Greke .Edhe nje here po ju them se nuk ju lejon inati dhe helmi qe keni grumbulluar per te pare te verteta kaq te thjeshta . Me vjen keq per ju ! Ju uroj katharsis ! Ju lutem botoni komentin

  • Atehere nga Demosteni,Filipiku i trete,fq,193,perkthyer ne shqip nga ish drejtori i Lyceut frances te Korces,zSotir Papakristo,qe ka qene edhe konsull ne Athine,lexo z,Hamza cfare shkruan Demosteni per mbretin Filip te Maqedonise dhe popullin Maqedonas.
    Nqs nuk arrin ta gjesh kete dokument te lashtesise,me shkruaj persri ta pasqyroj ne faqet e komenteve te Dites qe ta lezosh ti dhe gjithe grekomanet e sotem.
    Edhe nie gje tjeter.Pasi nuk gjeten asnje dokument histoprik per te vertetuar kombesine greke te Maqedonasve te lashte,greket e sotem u nenshtruan te lidhin marreveshjen e Prespes me shtetin Maqedon per emrin Maqedonia e Veriut,sepse faktikisht territori ku jane vendosur bullgaro Maqedonasit ka qene vertet Maqedonia e Veriut.Me kete Marreveshje shteterore BullgaroMaqedonasve u lind e drejta ne te ardhmen te kerkojne edhe Maqedonine e jugut qe ndodhet e pushtuar nga greket;,kryeqytetin e Maqedonise se Lashte Pella,ku lindi Filipi dhe Alexandri dhe qytetin qe krijoi Alexandri me emrin e te motres Thassala,Selanikun e sotem.
    Per Epirin lexo babain e historise,Herodotin,deshmitarin e luftrave persiane Tuqiditin,Strabonin dhe Heliodorin,qe jane te gjithe greke.Ata i quajne fiset epirote,popuj barbare,QE NUK FLASIN GREQISHT,dhe e kane percaktuar qarte kufirin midis grekeve dhe Epiroteve ne Gjirin e Ambrakise(sot gjiri i Prevezes,qytet cam)
    Nqs duhet te kerkoni ju greket rrenjet e Greqise se lashte ,ato duhet ti gjeni ne bregdetin e Turqise dhe ne detin e Zi,.Ju duhet te pretendoni Sevastopolin ne Krime,Trapezundin,Pondin,Smirnen,Efesin ne Turqine e sotme.Pikerisht ne Sevastopol u mblodh shoqeria e miqve me Ypsilantin per te filluar revolucionin grek me popull shqiptar.Pikerisht ne Smirna(Izmir),u mblodhen greket e Rusise dhe Turqise per te vendosur per emrin qe do te mbanin banoret Arvanitas dhe u vendos per emrin grek dhe Greqi,sipas emertimit romak per fiset greke qe banonin Siciline dhe Siirakuzen.Pooor per keto vende ka Cecua bicak.Atje ne atdheun tuaj te vertete jane ruset dhe turqit,qe ju mbajne si majmune me litar ne qafe.Edhe emrin e sotem e keni konvencional me marreveshje,ne shek,XIX,sepse per 2000 vjet ju humbi dhe emri edhe populli,..Per turp,quajtet popullin shqiptar arberesh,popull grek.

  • M. Zeqo është tellall i vjetër i Çabejt, shkrimi e tij të moshës 21 vjeçare kundra pseudofilologëve e mban si veprën kryesore të gjuhësisë sonë. Kush ishin këta pseudofilologë? për asnjerin nuk flet Çabej, sepse asnjë të tillë nuk njihte në atë kohë. Por Çabej i ka sjellë dëmin më të madh gjuhës shqipe, duke luftuar pellazgët, që bota i njeh stërgjyshët e shqiptarëve dhe duke mos studiuar gjuhën ilire, thraka, dake, maqedone etj. Moikomi është kthyer në një kallam të çarë, sepse llomotit e hedh vrerë, por asnjë recenzë nuk ka arritur të bëjë ndaj veprave të shumta tëbotuara, që i përfol. Këta janë pseudofilologët, që kanë diplloma e triplloma, merren me thashetheme posht e lart, por nuk janë në gjendje të bëjnë një recenzë për ti rrëzuar studimet, që përfolin. Bëj një recenzë në se je i zoti ose mbylle halen/gojë

  • Moikomi duhet ta dije se bota nuk ka ndaluar te Cabej. Gjithsesi filozofia e tij me pelqen. Por prape sikur me teper koherent te ishte duhet te kishte konstatuar diku se shkenca e fundit historike po hedh poshte teorine indo evropiane, dhe se po levrojne teorite se ky cilesim ka qene deri diku i gabuar. Evropianet po shikohen si grup i shkeputur gjuhesor, qe con ndoshta ne misterin e zgjidhjeve te shume miteve jo te ardhura nga sanskritet, por origjinale te Evropes.
    Sikur ta konsideronte kete teori cdo te thoshte Moikomi qe do te mendonte Cabej?
    Nje studiues duhet ti argumentoj te gjitha te kundertat qe te gjeje cfare mbeshtesin teorine e tij.
    Dhe fjale kot ne ere nuk ka pse boton dhe Moikomi, pa bere nje argument real shkencor. Perseritja e nje verejtjeje te Cabejit nuk mund te jete definicioni Ultimativ shkencor per askend. Por nje instruksion teknik sesi miund ti afrohesh ketij problemi.
    Nje nga te shumtet

  • Eshte sa e lehte dhe komode ti leshosh freret fantazise dhe te krijosh keshtjella ne ajer.Keto JANE PELLASGJIKET.Pa pasur nje emer,nje toponim,nje kulture materiale ,NJE SHKRIM,te gjithe pellasgjiket kane ndertuar nje BESTYTNI,qe e fillojne nga Atlantida,Egjypti i vjeter,Troja,Hititet,Semitet,Kreta,
    Greqia,Iliria.Krishti i tyre eshte Petro Zheji,Profeti Abraham eshte Spiro Konda,Maria Magdalena,eshte Eleni Kocaqi.
    Kjo turme diletantesh i versulet Cabeut te Madh,sepse eshte shkencetar me kembe ne toke dhe nuk fluturon si keta me pras ne by…
    Une i them ketyre Daliperve,Kocaqerve,qe perpara se te merren me gjuhesi dhe fanttazi,le te mesojne permendesh Ndryshimet morfologjike dhe fonetike ne Gjuhet Indoeuropiane,qe jane si Tabelat e mbledhje zbritje;shumezim,pjestim,per cdo Etimolog.Nje profan qe nuk di te tabelen e shumezimit,nuk mund te quhet Matematikan,,Ashtu si nje profan qe nuk njeh Dispencat e ndryshimeve fonetike dhe morfologjike nuk mund te quhet Gjuhetar,Etimolog.Te sulmosh Cabeun nga pozitat e injorances,ngjan me qente kur i lehin Henes.

    • demo, kush e ka pronesine e Dijes? Askush. Dija eshte e lire dhe secili mund ti afrohet dhe te mesoje dicka. NUk besoj kurre qe Eleni Kocaqi me sa kam degjuar flet brockulla ne ere. Petro Zhejin nuk e kam lezuar ne kete rast, por nuk mund te thuash se Cabeji dhe Moikomi e kane privatizuar Dijen vetem ata te dy dhe te tjeret nuk paskan mundesi ti afrohen.
      Kjo eshte fatalitet per nje njeri si Moikomi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *