Era e fortë që ka mbërthyer vendin ditën e djeshme ka shkaktuar jo vetëm dëme materiale por edhe dëme në njerëz.
Një 18-vjeçar nga Tirana është plagosur si pasojë e erës së fortë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Barrikadave” dhe mësohet se i riu është plagosur nga dy pllaka betoni, të cilat u rrëzuan nga era, duke e dëmtuar në dorë dhe në kokë 18-vjeçarin me iniciale S. H.
Ai ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas është larguar për në banesë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, bën të ditur policia.
l.h/ dita
