Era e keqe e gojës është një problem që shqetëson shumë prej njerëzve. Ajo varion në bazë të mënyrës së të ushqyerit, moshës apo momentit të ditës. Por nëse ky “siklet” bëhet i përditshëm, atëherë duhet të gjejmë mënyrat për ta shmangur.
Shkaqet
Një nga shkaqet e erës së keqe të gojës ka të bëjë me depozitimin e mbetjeve ushqimore në hapësirat mes dhëmbëve. Këto mbetje degradohen nga bakteret dhe si të gjitha substancat organike në dekompozim e sipër, prodhojnë një erë të keqe.
Një shkak tjetër mund të jetë edhe konsumimi i cigares. Ndërsa kariesi i dhëmbëve apo sëmundje si diabeti, insuficenca renale, sinusiti dhe probleme që lidhen me stomakun dhe grykët ndikojnë direkt në erën e keqe të gojës.
Edhe përdorimi i disa ilaçeve si antibiotikët, antidepresivët, diuretikët, etj japin efekt negativ te era e gojës.
Për të përcaktuar shkakun e erës së gojës ekziston halimetri, një aparaturë që teston frymëmarrjen, për të lokalizuar problemin, i cili mund të gjendet në mushkëri, në gojë apo në hundë.
Mënyrat e trajtimit
Baza e çdo trajtimi kundër erës së keqe të gojës është higjiena orale. Është i domosdoshëm përdorimi i fijes interdentale të paktën një herë në ditë, ndërsa dhëmbët duhen larë me furçë pas çdo vakti, duke përdorur një pastë me bazë fluori.
Procesi i larjes duhet të përfshijë patjetër edhe pastrimin e gjuhës dhe gargarën.
Ekzistojnë disa mënyra natyrale, me anë të të cilave largohet era e gojës. Ndër këto, më të mirat janë majdanozi dhe avokadoja.
Një tufë majdanoz, disa degëza karafili dhe dy gota ujë zihen së bashku për disa minuta. Pasi ftohet, ky lloj çaji mund të pihet ose të përdoret herë pas here për gargarë.
Gjithashtu, efektive janë edhe lëngjet e përgatitura me fruta ose perime të stinës.
Ushqyerja
Ushqyerja është një armë e fuqishme për të luftuar erën e keqe të gojës. Ata që e kanë këtë problem duhet të shmangin ushqime se qepët, hudhrat, mishin e tymosur, disa lloje peshku dhe djathërash. Gjithashtu, duhet kufizuar edhe konsumimi i pijeve si kafeja, birra, vera dhe pijet e tjera alkoolike.
Dieta ushqimore duhet të përfshijë patjetër fruta të thata, drithëra, fruta dhe perime. / Gazmira Sokoli

Shoh qe ka shum lexues dhe interes per kete teme!
Do tu rekomandoja lexusve dhe te interesuarve,me nje fjale njerzve me probleme te perdorin BC12 nje produkt qe neutralizon eren e keqe 2 here ne dite, dhe ka afat efekti, deri ne 24 ore!
Problemi eshte se duhet zbuluar nga se vjen ,era e keqe,nga renjet e dhembve infeksion,bajamet,apo stomaku?
Me falni nje gabim CB12!
Pershendetje Beni.A mund te me tregosh se ku mund ta gjeje kete ilacin CB12 ? Dhe sa kushton?