Moikom Zeqo
Erazmi i Roterdamit, një nga figurat më emblematike të kulturës dhe mendimit botëror ka ndjekur hullinë iluministe dhe kriticiste të Lukianit dhe i ka paraprirë Shekspirit.
Kundër totalitarizmit teologjik të Mesjetës, Erazmi ka mbetur i patjetërsueshëm në Qytetërimin Rilindas Europian për kryeveprën e hatashme,- pa një të dytë,- të botuar në 1508, – me titullin shokues “LAVDËRIMI I MARRËZISË “.
E shkroi në 1506, pra 513 vjet më parë,- në shtëpinë e mikut të tij, filozofit të madh anglez, -Thomas Mor-it, në Londër. Lum ata, që e kanë lexuar këtë mrekulli intelektuale të guximit shpotitës në rrafsh botëror.
Veçoria e Marrëzisë Erazmike është se ajo vetë u mban fjalim të marrëve. Në të njëjtën kohë, Sabastian Brant e mbushi “ANIJEN E TË ÇMENDURVE”- (gjithashtu një kryevepër) -me të gjithë ata,- që donte t’i stigmatizonte dhe t’i bënte për pesë para, pra shkroi njëfarë Gjyqi të Fundit Apokaliptik Mendor.
Personazhi i Marrezisë tek Erazmi është si Gaztori Shekspirian, që ja thotë të vërtetat e mëdha ekzistenciale dhe të pushtetit Mbretit Lir,- shumë më përpara se sa këtë ta konceptonte mendja magmatike e Shekspirit.
***
Në 1590, Erazmi i Roterdamit, në një libër të tij në latinisht citon Psalmin 28 dhe çuditërisht mediton nëpërmjet komentit drithërues dhe inteligjent edhe për çlirimin e shqiptarëve,- që kishin rënë mbas Sagës Kastriotase të shekullit XV nën terrin e pushtimit otoman.
Vetëm kaq.
Por, ndoshta në mënyrë të tërthortë dhe profetike, në kryeveprën “LAVDËRIMI I MARRËZISË” ka lënë disa pasazhe epigramatike për politikanët e sotëm shqiptarë,- të pozitës dhe të opozitës, -pavarësisht ndryshimeve formale, konceptuale, apo butaforike midis tyre.
Këto 28 vjet politika është zotëruar nga dy partitë kryesore dhe, në një kuptim më të epërm dhe gjeneralizues, – kanë përgjegjësi serioze për prapambetjen retrograde dhe marrëzitë gati të pakonceptueshme.
E bëj këtë abstragim të domosdoshëm për të kuptuar diçka racionale nga analiza iluminuese edhe në plan krahasimtar edhe me Erazmin e Roterdamit. Nuk është aspak e sforcuar t’i citojmë naivisht dhe pa asnjë paragjykim këto pasazhe të kthjellëta dhe të skalitura mjeshtërisht. Erazmi i Roterdamit flet për politikanët e kohës së tij me një ironi të thekshme, therëse, përfundimtare.
***
Ja çfarë thotë Erazmi i mrekullueshëm për politikanët:
“Sikur të kishin dy pare mend në kokë, a do të ekzistonte gjë tjetër më e zymtë dhe më e pështirë se jeta e tyre?
A do të kishte njeri në botë që të gjykonte se ia vlen barra qiranë të merret pushteti, po t’i vinte gishtin kokës se ç’peshë të rëndë merr mbi shpatulla kushdo që do të jetë një sundimtar për të qenë?
Sepse kush merr përsipër drejtimin e vendit, duhet të shikojë të mirën e përgjithshme e jo punët e veta, nuk duhet të mendohet për tjetër gjë, veçse si të qeveriset sa më mirë vendi, nuk duhet të shmanget as sa një gisht nga ligjet e shtetit, meqenëse është hartues dhe garant i tyre.
Ai është përgjegjës për ndershmërinë e të gjithë funksionarëve dhe të njerëzve të drejtësisë, të gjithë i mbajnë sytë e ngulur tek ai, sepse e dinë se është në gjendje t’i sjellë një të mirë të paçmueshme jetës qytetare me butësinë dhe ndershmërinë e tij, ashtu si një yll ogurmirë, përkundrazi, mund t’i shkaktojë edhe fatkeqësinë më të madhe, si një kometë vdekjendjellëse.
Veset e njerëzve të tjerë nuk maten njëlloj si ato të sundimtarit dhe pesha e tyre është shumë më e vogël.
Ai që ka timonin e shtetit, ndodhet në një pozitë të tillë që edhe një shkelje e lehtë e moralit nga ai, mjafton të ndjellë një epidemi të rëndë në një shoqëri civile shumë të gjerë.
Për më tepër, meqë kushtet fatlumtura në të cilat rrojnë sundimtarët, u krijojnë mundësi të shumta për t’u shmangur nga rruga e drejtë, duke u dhënë pas qejfeve dhe jetës së shthurur, duke pranuar lajkat e duke u zhytur në luks, duhet të vënë të gjitha forcat e të përpiqen edhe më tepër që të mos braktisin asnjëherë detyrën, edhe sikur të tjerët ta zhgënjejnë gjatë funksionit të tij.
Sikur i pari i vendit t’i peshonte mirë në shpirtin e tij të gjitha këto, krahas shumë të vërtetave të ngjashme (dhe do ta bënte një gjë të tillë po të ishte i urtë), them se nuk do t’i ndjente më lezetin as gjumit, as ngrënies.
Mirëpo, në ditët tona sundimtarët ua besojnë zotave mitikë, e trajtojnë dhe mbajnë pranë vetes vetëm ata që u thonë gjëra të këndshme, që të mos u prishet humori nga ndonjë shqetësim.
Mendojnë se i kanë krye për mrekulli të gjitha detyrimet e kryeqeveritarit, duke shitur magjistratura e postet e rëndë- sishme të administratës, për të siguruar sa më shumë fitime për vete, duke shpikur dita-ditës metoda të reja si e si të varfërojnë më shumë qytetarët e t’i kalojnë pasuritë e tyre në arkat e veta.
Këtë e bëjnë duke zhvarrosur ca nene ligjesh të harruara, që të duken se po veprojnë në bazë të ligjit, edhe kur sillen krejt padrejtësisht.
Shtojnë me qëllim ca lajka, për të bërë për vete popullin.
Tani kini mirësinë të përfytyroni (sepse ka të tillë) një njeri që nuk i njeh ligjet, që është armik i së Mirës së përbashkët, që kërkon të rrojë mirë veç për vete, që e urren Kulturën, urren Lirinë dhe të Vërtetën, që më pak se për çdo gjë mendon Shtetin, që gjithçka e mat me realizimin e lakmive dhe të interesave vetjake.
Shtojini delirin që kujton se e ka për detyrë të qëndrojë mbi të tjerët e të shkëlqejë për virtytet heroike….
Po çfarë të them edhe për oborrtarët?
Këta, më të shumtët e rasteve janë jashtëzakonisht të korruptuar, servilë, budallenj, të neveritshëm e prapëseprapë pretendojnë të jenë të parët në çdo moment.”
***
Mbas 5 shekujsh (pse, a ka kaluar kaq shumë kohë?) thëniet e Erazmit të Roterdamit mund të duken si të shkruara sot nga ndonjë mendimtar heretik në Shqipëri.
Pa dyshim, politikanët do të hakëriten .
Do të shtrembërojnë fytyrat reale dhe ato mediatike të shumëfishta dhe të pafundme.
Si?
Ku e gjen guximin të shkruajë këto sulme të hidhura ky farë Erazmi,- që nuk e njeh askush,- që nuk ka asnjë pushtet ekonomik,- as politik?
Kush është ky idiot që e quan veten si Erazmi i Roterdamit?
Ku jeton ?
Me se merret?
A ka pasaportë biometrike ?
A i paguan taksat?
Mos është puçist?
Kriptokomunist?
Shpifës?
Nxirës i realitetit?
I çmendur?
Mos e paguajnë për t’i shërbyer Opozitës?
Apo eshte i opozites per t’i sherbyer Pozites ?
Në të vërtetë, këto 28 vjet pushtetarët në Shqipëri, të të gjitha ngjyrave partiake, nuk e mësuan Politikën e Vërtetë Demokratike.
Por mësuan agresivisht si të pasurohen në mënyrë të paimagjinueshme.
***
Erazmi i Roterdamit me dituritë e tij përparimtare luajti një rol stimulues për Reformacionin, së bashku më piktorin e famshëm gjerman Albert Dyrer- (i cili ishte protestant).
Pas vdekjes së Martin Luterit, Dyreri shkroi në ditarin e tij, se kishte pritur që Erazmi të dilte hapur kundër Kishës Katolike,- të cilën e kishte gjykuar shumë ashpër,- por drejt!.
Ndonëse Reformacionin nuk e pranoi zyrtarisht, Erazmi i Roterdamit mbetet në kohëra si një nga Reformatorët e medhenj te Njerëzimit.
Eshtë një nga mendjet më të qarta, që i shkatërroi trillimet metafizike.
Nuk e tërhiqnin disputet boshe të metafizikëve,- të cilët i kishte njohur konkretisht- në Universitetin e Parisit.
Këta njerëz teologë,- i kishin bykosur trutë me thënie të tilla absurde, sesi mund të mishërohet, apo jo, Jezu Krishti brenda një kungulli,- apo c’duhen quajtur mëkat më i madh,- të punoje ditën e Diel,- apo të vrisje 1000 mijë njerëz?
Këto marrëzi spekulluese e dëshpëronin Erazmin e Roterdamit .
Por ai dinte t’i cirrte maskat.
Në periudhën e Rilindjes Europiane Erazmi i Roterdamit ishte shumë popullor.
Si askush !
Tek libri i tij i dytë i rëndësishëm,- “Bisedat e thjeshta”- bie në sy stili krejt i lirë i mendimit dialektik,- që perseri nxit arsyetimin dhe konkluzionet logjike.
Shpesh studiuesit e trajtojnë “Lavdërimin e Marrëzisë” thjesht si një Traktat Politik,- pra Erazmi ngjan kështu me një Kipc, a Binjak Shpirteror të Makiavelit.
Por libri në fjalëështë një kryevepër e satirës, pa shenbëlltyrë tjetër në botë.
“Lavdërimi i Marrëzisë” është Përmbajtja me njëEstetizim Shpotitës i së Vërtetës.
Erazmi i Roterdamit ka besim tek Njerëzimi.
Pra tek vet Qenia Njerëzore.
Ai krijoi një sintezë midis misterit të së Ardhmes dhe vetë Lirisë.
Ai shpiku kështu një personazh të jashtëzakonshëm: vetë Marrëzinë,– vetë Çmendurinë, – -që bën ritin e rrëfimit publik- dhe jo të rrëfimit privat.
Një biografi interesante për Erazmin e Rotterdamit e ka shkruar historiani holandez Johan Heizing.
Arritje e padiskutueshme e Erazmit të Roterdamit duhet konsideruar aftësia e tij mahnitëse -për të treguar natyrën e bashkëveprimit- të seriozitetit me rregullat e lojës.
***
Personazhin vetërrëfyes të Marrëzisë e krijoi vetë realiteti.
Në të vërtet realiteti shqiptarë ka krijuar në kushte të një klonimi politik të një numër zotërues të përfaqësuesve politikë–që imitojnë pikërisht mburrjet dhe vetdemaskimet e çmendura të Kryepersonazhit Erazmik.
Aktualiteti në këtë pikëështë marramendës.
Por dhe tepër ulëritës.
Eshtë e habitshme të mendosh që Erazmi i Roterdamit është i mishëruar sot,- pa e ditur as vetë, -sepse nuk kishte mundësi që ta dinte,- në vetëdijen kriticiste të shqiptarëve,- që ende janë normale – dhe me mend në kokë.
Pra ky Erazëm lëviz frymon midis nesh.
Vesh kostumet tona në mëngjes,- për të lëvizur në rrugët dhe sheshet,- për të hyrë në zyrat dhe në kafenetë, për të dëgjuar logorete dhe pallavrat groteske, -të ngjashme me diarrete gjuhësore, -për t’i gjykuar,- apo për të protestuar,- me një ironi ,që i ngjan ekzistencës natyrore të imunitetit nga bacilet dhe mikrobet epidemike.
Rrallë herë mund të ketë identifikimet të tilla dhe triumfe të zymta të ngjashmërisë në Histori ,-si tani tek ne!
Rrallë herë mund të thuhet,- se mendja e një mendimtari holandez ( ka shekuj i vdekur-por edhe i ameshuar ) mund tëpërshndritet dhe të përhapi energji edhe brenda kafkave të shqiptarëve të mi.
Politikanët (para)politikë shqiptarë kanë krijuar kështu këto 28 vjet të mundimshëm Shëmbëlltyrën Erazmike të sundimtareve, politikaneve,- kaq shpesh idiote, te paditur, injorante,- por milionere,-frikerisht te pasur,- kryetareve te partive me ligjerime trimfualizuese, por dhe nokturne me metafora patalogjike,- me kundërmimin mesjetar.
Ata kanë ravijëzuar sfilitshëm ikonografinë e demagogëve,- që flasin rrëmujshëm e pa lidhje për popullin për të krijuar skotën,- kastën e një pakice të vetëkënaqur, -po pa asnjë dashuri, respekt dhe nderim nga Populli i Keqpërdorur.
Pse ka ndodhur kështu?
A është e vërtetë që ky model hibrid i politikanëve buron nga Demokracia?
E pamundur të burojë nga Demokracia!
Nëse do të ishte kështu, ahere çfarë kuptimi frymëzues do të kishte vetë Demokracia?
Demokracia është pakrahësimisht tjetër gjë!.
Si konceptim!
Si humanizëm!.
Si e Vërtetë Shkencore.
Si aspiratë shekujsh.
Si fuqi ekskluzive shpirtërore e vetë Popullit Sovran.
Si ndryshimshmëri progresive,- e pandalur,- e padeformuar. Jetojmë një Kohë Paradoksalisht Erazmike!
Jo vetëm marrëzitë e tejzgjatura dhe bizarre të pushtetarëve,- jo me pak te opozitareve, -, por edhe marrëzitë e pakuptimta dhe të plogëta të të gjithë shqiptarëve- janë klima asfiksuese për një botë demokratike, moderne dhe të emancipuar.
Ndoshta secili nga ne (potencialisht) jemi Erazmi i Roterdamit,- por për shkak të paditurisë, mungesës së guximit,- për fat të keq,- nuk e dimë!
Botuar në Dita

dhe ti qënke kundër timonierit të radhës o mojkom!?
kështu do të të thoshin të verbërit që udhëhiqen nga timonieri i marrë!!
njëlloj si thoshin ata të verbër që udhëhiqen nga timonierët e çmëndur ose lapangjoza!
pjesa tjetër që mendon për të verbër e për shkim plotë,për timonierë të marrë,të çmëndur a marioneta timonierësh,do të të thoshte”mojkom flm që i solle këto fakte të vjetra nga të cilat nuk kemi mësuar asnjëherë ne rraca njerëzore”!!
Nje shkrim teper aktual i shkruar nga Z. Moikom Zeqo. BRAVO !
Teper real dhe isinqerte Profesor Moikom.Mbete si perhere shqiptare i vertete.Realisht ibesueshem dhe shprese dhenes per nje te ardhme sa me te mire.
Po mire o turi derr, eshte ndonje zbulim i madh, te flasesh mbi erazmin !?
O trap i neveritshem; ca lexon ti ka ndonje vlere te madhe, per hallet tona !? a nuk mund t’i lexoje vete kush do, keto “cudira” te ster ditura dhe te nxjer ato konkluzione qe shpreh ti !? po ike ore bej shurren, se kemi telashe me te medha, se deshira jote, per te na treguar cfar ke lexuar dje dhe cfare do lexosh neser . di zgjidhje ti per dallkaulleqet e kesaj bote ? s’di . na lere rehat ..
Ky Zeqoja eshte nje i semure psiqik ,egocentrist e megalloman qe flet percart e i duket vetja si mesi i botes letrare e inetlektuale te kohes.E bere bajat o ZeqoGjithcka e jotja eshte plagjature,megallomani e percartje.Ti sic duket je nje pedant mjeran se duhet ta dije se Erazmi qe si puna jote thjesht nje megalloman e erudit bosh sepse ndersa Luteri beri revolucion ne fushen e religionit dhe se Luteri beri revolucion ne religionin katolikKur Luteri e ftoj Erazmin te dal ne fushe te betejes ai u struk ne pezhishken e frikes e paaftesise e vazhdoi ti mbante iso religionit regresiv etj etj etj. Mundohu te kuptosh me ne fund se nuk je ne pozita te japesh tru sepse dhe aq sa ke i ke te vjedhura.He xhan….
Thua te jesh aq trongell i hidhet sa mos ta kuptosh domethenien e kesaj shuplake akademike?
Idiot noterik s’te them dot, se ti me verbale deshmove se keta lloj debilash i le ne bisht per nga gomarlleku.
Para se te shfryje dy here resht injorancen provinciale, a ja bere nje here pyetjen vetes se si mund t’i kundervihesh pa kurrfare kunderargumenti bindes nje akademiku te shkelqyer, qe s’resht se lexuari dhe se shkrojturi, per te pasuruar jo vetem dijet e tija profesionale, por edhe nga deshira per tu hapur sado pak syte sylesherve te tipit NNP
Jashteqitje! Po, po jashteqitje…
Mos u irito nga kjo fjale NNP, se nuk e kam zakon te ofendoj pa shkak ata qe e kane te shkrojtur ne lule te ballit idiotizmin.
Fjalen jashteqitje harrova ta shkruaj ke komenti me siper. E ka vendin para fjales verbale. Fare mire mund ta zevendesosh po te duash dhe me diarrene tende. Te befte mire.
Ky Zeqoja eshte nje i semure psiqik ,egocentrist e megalloman qe flet percart e i duket vetja si mesi i botes letrare e inetlektuale te kohes.E bere bajat o ZeqoGjithcka e jotja eshte plagjature,megallomani e percartje.Ti sic duket je nje pedant mjeran se duhet ta dije se Erazmi qe si puna jote thjesht nje megalloman e erudit bosh sepse ndersa Luteri beri revolucion ne fushen e religionit kur ai e ftoj Erazmin te dal ne fushe te betejes ai u struk ne pezhishken e frikes e paaftesise e vazhdoi ti mbante iso religionit regresiv etj etj etj. Mundohu te kuptosh me ne fund se nuk je ne pozita te japesh tru sepse dhe aq sa ke i ke te vjedhura.He xhan….
Fiks fare.
Ne jemi ne vitin 1590 , pra shprehja “jemi 500 vjet mbrapa” nuk qennka kot.
Tani na duhet te dime sa vjet anash jemi ?
Shkruaj mendjendrituri Moikom , por jo per kete koqen (epo…..) me lart , sepse qenka “i sterditur”.
@ epo,… me idiot se ti nuk gjen!
Je pjese integrale e pafundesise se idiotizmit!
Kur nuk e kupton mesazhin e nje shkrimi, mos shkruaj asgje, ne se e quan veten njeri.
Nuk ke asnje te drejte te ofendosh askend, pa lere te percmosh nje personalitet unikal, poliedrik me nje valence te inteligjence ne mbare boten shqiptare, sic eshte mendjendrituri Moikom Zeqo!
Ketu eshte me shume se me vend, te perdoret shprehja: ”Qente le te lehin, karvani shkon perpara”.
Shendet e jetegjatesi te shendeteshme, i nderuari Moikom Zeqo!
Faleminderit ”DITA”!
I NDERUARI ZPRFESOR.MOIKOM;Pershkrii i Juaj teper i sakte.Ne kete gjendje te mjeruar eshte sot Shqiperia epushtuar nga nje kaste kusaresh ne krye te Presidences,Parlamentit,Qeverise, te Partive teMediave, teUniversiteteve qe vetem medojne se si te grabisin dhe te zhvatin popullin.
Ne krye te Kuvendit nje kryekriminel qe vrau 4 djem te rinj dhe plagosi 108 femije shkollash ne Shkoder.Nje President qe vodhi arin dhe pasurine e populit te firmave piramidale.Nje Kryeminister SNOB,cinik,ironik,fodull,injorant e drogaxhi ortak me krimin.Krytar Partishe,hajduter qe sojojne tedera e mashtrime,Polici bushur me bandite eimorale,Deputete me diplloma fallso qe ngrene kartonat ne kuvend vetem per te mbrojtur vedhjet e tyre,Universitete kioska pa piken e vleres.Gjykates qe gjykojne vetem per te mbushur xhepat e tyre ku nuk jane gjykuar akoma krimet e Gerdecit e te 21 Janarit.ku burgjet jane mbushur plot zor se do ti gjykoje ndonjedite populli barkbosh.Te vertetat qe ngrini Profesor qendrojne plotesisht U zbatofte sa me pare drejtesia e vsrtete.Ju faleminderitJuProfesor per kete ciltersi te vertete te dhimeshme.
Si gjithmone shkrim brilant, i arrire suksese Z.Moikom.
Rrespekt i nderuar Moikom .
E kam zili zellin tuaj te krahasushem vetem me Akademike te Botes se zhvilluar Europiane etj ,
ne gjithcka studjon m
ne gjithcka te mrekullushme qe i dhuron asaj Bote aty ,
qe sigurishte pjesa e vertete Intelektuale e vlereson ,
nderkohe qe ka edhe ate pjes te pseudoIntelektuHaleve
qe mbine si kerpudhat brenda shpelle ,qe flasin percart ,duke treguar se cilet jane .
Shendet e jete i nderuar .Je shpresa e vetme Akademike Shqiptare dhe mos u inkurajo asnjiher
nga pseudot qe njohin vetem Dhunen ,tipa te ardhur ne jete ,nga Dhuna perdhunimi