Një shqiptar 19-vjeç, Drilon Zelaj është dënuar me tetë muaj burg në Angli pasi u kap në një “shtëpi bari” duke u kujdesur për kultivimin e 213 rrënjëve kanabis. Lënda narkotike ishte mbjellë në gjashtë dhoma të godinës katër katëshe në Bradford.
Pasi e kishin monitoruar për disa muaj, agjentët trokitën në derën e godinës për të verifikuar dyshimet. Fillimisht dera nuk u kap, por brenda saj dëgjoheshin lëvizjet duke “fundosur” shqiptarin. Agjentët u futën dhe e arrestuan adoleshentin duke e dërguar para drejtësisë.
Fillimisht e mohoi përfshirjen por kur gjurmët e gishtave të tij dolën në cdo cep dhe te baza materiale për kultivimin e kanabisit pranoi akuzën por u shpreh se kishte ardhur në Angli për “një jetë më të mirë dhe për të ndihmuar familjen e varfër në Shqipëri”, teksa fillimisht pasi kishte mbërritur nga Franca kishte punuar në një lavazh

Je ne vend te huaj ,mbaje bythen drejt.Djersa e ballit asnjehere nuk te denon ,por respektohet kudo ne bote.
Shqiperia duhet te jete i pari vend europian qe parlamenti te legalizoje prodhimin dhe bisnesin e kanabisit .Ne kete menyre i priten krahet mafies.Edhe europa vihet ne udut ,sic thote populli.,Ligjet amerikane jane te perstatshme.
“Albania kanabis”Pasuri ne doren e shtetiit per te miren e shqiptareve njelloj si nafta,kromi ,bakri.,turizmi…..Ne jemi perle qe fatkeqesia qe jemi ne doren e injoranteve dhe mafiozeve komuniste.Duhet te vuajme nga shallvarja.
“pranoi akuzën por u shpreh se kishte ardhur në Angli për “një jetë më të mirë”!!!
nuk mund të ndërtosh jetë më të mirë duke bërë keq!!
të gjithë,shumë nga ne kanë qënë në emigracion dhe shumëve u është propozuar e njëjta(të ngjashme) punë,por jo të gjithë i kanë pranuar!!
shumë nga ne kanë siguruar me tëvërtetë një jetë më të mirë,me punë të ndershme,ligjshme!!
është e vështirë,por nuk ka rrezik të të turpërojë!!
edhe kur nuk ke sukses!!
mund të thuash”e provova dhe aq arrita”!!