Letër e nënshkruar
Sh.Veshaj, Vlorë
Të nderuar lexues! Njerëzit e dhunshëm gjenden kudo! Dhe këta njerëz, që përbëjnë pakicën në komunitet, ndonjëherë marrin pushtetin dhe atëhere nuk mbetet gjë tjetër veçse të luftojmë kundër tyre. Këta lloj mostra, sa marrin pushtetin, përpiqen me çdo kusht, me çdo lloj mënyre për të mbajtur pushtetin, krijojnë alibi ose shoqëri mercenarësh për të destabilizuar shoqërinë, qoftë me media vizive dhe ato të shkruara, në pushtetet qofshin ato qendrore dhe ato lokale.
Shumë shqiptarë kanë qenë të ”ngujuar” përsa kjo shoqëri e dhunshme ka mbajtur pushtetin, nuk kanë guxuar të kundërshtojnë mbasi i lënë pa punë dhe më e keqja, nuk mbajnë përgjegjësi edhe për ekzistencën fizike të tyre. Po t’i referohemi statistikave që nga vitet ‘90, Shqipëria ka një humbje morale, materjale e njerëzore dyfish më shumë se në vitet e komunizmit. Kjo është dhe arsyea ime e kësaj sms-je. Sepse erdhi koha e kësaj shoqërie që të degradojë dhe mbi të, të rilindë një shoqëri ku si vlerë të ketë njeriun që di të drejtojë, të respektojë, të shkollojë gjithë shoqërinë drejt një sistemi me nivel që të njohë drejtësi, të njohë barazi, të njohë pronësi, mbi të gjitha të dijë të respektojë ligjet e Kushtetutës së vendit. Të zhduket njëherë e përgjithmonë pabarazia, injoranca, servilizmi, fodullëku si pjesë e asaj shoqërie të sëmurë qindra vjeçare. Sot në mbledhjen e qeverisë, Edi Rama hapi një kapitull të ri, duke lënë në historinë e vjetër një nga bashkëpuntorët e tij në qytetin e Vlorës. Kjo tregon hapjen e një historie për shoqëri europiane. Flm Edi Rama! Sh.Veshaj, Vlorë.

Pergjigje shokut/shoqes Sh .Veshaj
Ne ,premtojme para kolektivit kokepalar qe te gjitha do i ndryshojme .Do bojatisim mavi ,shoqerine ,shtepine ,njerezine …..nen shembullin e moralit te HALEances me jarget e ngjalave do ju bejme…fanar ndricues !
“Sot EDI RAMA hapi nje kapitull te ri duke lene ……………..”
Shoku SH…shetttttttttttttttttttttt se me budallepse …andej nga Vlora qe njoh une nuk ka njerez kaq ddddiletant !