Erdhi Shpëtimtari…

redaktor

Po të shohësh materialet propagandistike të shpërndara nga zyra e kryeministrit, punët në Shqipëri janë shkëlqyer.

Njerëz të dërrmuar nga tërmeti, por edhe që e përshfaqin natyrshëm varfërinë që kanë, dalin të lumtur që Udhëheqësi, veshur me tuta si të ishte një i vetëpunësuar për transport mobiljesh me dum-dum, ia beh në shtëpinë e tyre.

Një shaka aty, një fotografi më tej, kalamaj që gëzojnë dhe ja, panorama idilike e inkastrimit shpirtëror paraqitet si më mirë nuk ka.

Në media lexohen fjali magjike si kjo p.sh:

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot çelësat e shtëpisë së re gjyshes së familjes Hide Lami, e cila nga ana e saj i falenderoi që arritën të bënin realitet një ëndërr

Kryeministri dashnor jomodest i betonit, e di shumë mirë kur duhet të trashë zërin. Atyre që u ka dhënë vetë lejet e ndërtimit, të cilëve sot u dikton arkitektin dhe projektin, po u thotë: Riparoni dëmet pa fjalë!

Ka marrë një hu në dorë e ka vënë para të ashtuquajturit oligarkë që po rrinë urtë e kanë nisur brigadat e punëtorëve për mbushur qoshet, çarjet dhe hedhur një bojë sipër.

Këtu në veprim është logjika e antitregut: ke marrë para sa ke dashur, tani ec, hid ca lekë që të mos fëlliqemi!

Po ku vepron ligji këtu? Si mundet të ketë kaq autoritet një kryeministër kur pallatet, objektet dorëzohen konform lejeve dhe kërkesave të ligjit? Si mund të mos ketë një inspektoriat që të prononcohet për këto që kanë ndodhur? Ka një hetim po, por ai është pjesa më e padomosdoshme e manifestimit propagandistik që ka në qendër vetëm një njeri. Ai hetim ndoshta do të përdoret siç ndodh rëndom në këtë vend për të shantazhuar atë që nuk bindet.

Ajo që është krejt e pabesueshme është buzëqeshja dhe gëzimi i njerëzve të prekur nga tërmeti tek takohen me kryeministrin që u del përpara si bamirësi i vetëm për ta, si i vetmi që mund t’u japë diçka në këtë ditë të zezë.

Asnjë mekanizëm ligjor, asnjë mbrojtje nuk ka për këtë kategori. Në mëshirën e mirësisë së një njeriu, ata janë dekori i një fushate të re që po kërkon të shesë një Shqipëri që nuk ekziston.

E pamë këtë lëshim turravrap në betejë edhe gjatë protestës së studentëve, me kryeministrin tinzar, që sapo pikasi nivelin e studentëve, apo atyre që flisnin, i futi në kurthin e përballjes publike të cilën ai e fitonte.

Kjo është Shqipëria e sotme e varfërisë së skajshme, e padijes që e mban në burgun e të keqes më të vogël.

Share This Article
22 Comments
  • Bej kallezim ne organet e drejtesise per te gjitha faktet qe nxjerr ketu.Boll me llafe pazari dhe tymnaja.Shqiptaret jane ngopur me llomotitje.
    Ndryshe je pjese e kazanit te ndryshkur.

    • Me pelqeu ky tekst…
      Duhet shtuar mosveprimi pas 21 shtatorit, veper kriminale
      Ne kater vite ka arritur qe askush nga mediat edhe njerezit te mos merret me thelbin! Edhe sot thelbi eshte tek mosveprimi i qeverise pas 21 shtatorit, jo Ronaldo dhe batutat bajate te Edit, karagjozit shetites!

    • Cfare niveli komentuesish, zooott
      O Dita po pse i botoni keta vemje bodrumi
      “Fakte ne Prokurori” – thote
      A lexon o trangull per cfare behet fjale, per cfare flet kjo analize?

      Nderkohe, një pyetje për Show-n e Kryeministrit:

      Sa lekë është paguar për realizimin e Show-ut të fëmijve me dy futbollistët e mëdhenj italianë?
      Nëse po, a mund të bliheshin 2 apartamente me ato lekë në vend të dy bluzave?

      • Ne shkrim aludohet per fshehje te provave te krimit. Per leke tö mara si jane dashur dhe per leke qe duhen hedhur tani per te mos u felliqur.
        Keto po jane fakte cohen ne prokurori.
        Ti gjithashtu po shikon endrra me Ronaldon dhe Bufon duke marre para nga kryeministri.
        Keto dhe te tjera jane tymnaja te nxjerra nga njerez si puna jote qe ben thirrje per ndalimin e komenteve qe nuk te vijne per shtat.
        Je nje nga qytetaret digitale te megafonit te prishur ose vrime e kazanit te ndryshkur.

    • Neve e kemi para Edi Ramen ne mes te hallexhinjeve,ka bere dhe po perballon gjithe kete pune te madhe qe solli tragjedia e termeteit.Edi Rama po punon mire dhe do jete perseri kryeminisrìtri i ardhshem.

      • Nuk ka arsye tjetër për ndërtimin e bunkerëve në Surel, nuk ka arsye tjetër për Tërmetet që nuk mbarojnë, nuk ka arsye tjetër për shqiptarët që mbetën pa shtëpi e pa punë dhe dëbohen jashtë vendit …. Me sa duket çdo gjë bëhet për të justifikuar importimin në shqipëri të njerëzve nga Afrika e Azia ,për të zëvendësuar shqiptarët e dëbuar dhe për të siguruar vota për të qëndruar në pushtet, në pushtetin që ju a ka vjedhë shqiptarëve.
        A nuk është bërë e njëjta gjë më herët me shqiptarët në Greqinë e sotme,Malin e zi ,Serbi etj? Sa mund të durojë ende të tilla fashizma ky popull ?

  • Per cfare shikojme ndigjojme dhe lexojme,duhet falur nderes se voneses se SPAK dhe BKH qe nuk duken gjekundi,as ne horizont ku me kete vones shpetojne mjaft te korruptuar jasht dhe brenda pushtetit sot.Ishte dashur te kishte filluar te pakten nji muaj nga puna keto dy ngrehina SPAK dhe BKH qe ti hynin plorimit thelle kriminelve dhe te korruptuarve te cdo ngjyre brenda dhe jasht pushtetit sot dhe te gjithe kohes se tranzicionit qe nuk i josh populli po i don brenda banimit Rec.

  • Gazeta DITA:

    Une do te thoja qe titulli i ketij shkrimi me vlera te larta qytetarie do te ishte me mire:

    “KRYEMINISTRI KILLER-VRASTAR DHE HAJDUT I PAPARE QE RIKTHEHET NE VENDIN E KRIMIT”

    Nje BOLE fanatike ketu me siper thote qe t’i coni keto akuza mediatike ne Prokurori per te denuar dhe ndeshkuar Kryeministrin Edi Rama nga pinjolli i Aranit Celes qe e hodhi po Edi Rama me parashyte enveriste ne ate post si edhe Arta Markun me pare, Edi Rama qe eshte fajtori kryesor i vdekjes tragjike te 51 mjeraneve qe jane prova me LIVE se cdo prove tjeter qe ka njohur Drejtesia, sepse mbeten poshte renojave nga injoranca ne Drejtimin e shtetit dhe nga tahmaja per te bere para me thase sipas motos enveristo-makiaveliste

    BEJI NENEN KETIJ POPULLI QE TE THOTE BABE!

    dhe:

    QENTE QE VOTOJNE LE TE LEHIN, KARVANI ME LEKA TE ECE PERPARA!

    Po cfare nderton dhe do te ndertoje Edvin Killeri?

    kur:

    Nuk ka asnje standart shteteror projektimi, nuk ka asnje kontroll shteteror mbi procesin e ndertimit qe nga leja e ndertimit, supervizori i procesit te ndertimit dhe deri tek kolaudimi dhe leshimi i lejes se shfrytezimit?

    KUSH I GARANTON SHQYPTARET SE NDERTIMET E EDVIN KAQOLIT NUK DO TE VRASIN NJEREZ SERISH?

    kur:

    Ai per 6 vjet nuk arriti te ngreje Strukturat dhe Institucionet shteterore per te garantuar jeten e popullates ne rast te nje termeti mesatar si ai i 26 nentorit, perkundrazi ai si nje Diktator i vertete ishte protagonisti i vetem qe jepte dhe leshonte leje ndertimi me bedelet e tij alla “leprat” dhe “lepurushet” e 10 % ne fillim dhe me pas nje Zot e di sa pare te madhe ka bere me gjithe keto ndertime germadha qe bien dhe vrasin nga nje termet 6 balle kur ndertesat duhet te perballonin 8 balle. Dihet vetem se OSBE-ja do kohe me pare ne nje raport te hollesishem nxorri ne drite 200 milion dollare ne bankat e huaja ne pronesi te vellait te Edi Rames qe kur iku ne SHBA ishte azilant pa breke ne bythe kur u paraqit ne zyren e migracionit ne Long Island,

    prandaj:

    Perseris se titulli i ketij shkrimi do te ishte me mire:

    “KRYEMINISTRI KILLER-VRASTAR DHE HAJDUT I PAPARE QE RIKTHEHET NE VENDIN E KRIMIT”

  • Euforia e pasjes së të gjitha pushtetëve…
    Të çon shumë shpejt në greminë
    Mos më thoni se nuk ju lajmërova
    Hajt

  • I nderuar Intelektuali @…….
    Mos ja ul perqindjen ,nu ka qene as edhe nje here 10 %,por ka qene vazhdimisht 20 %. Mos ja ul vlerat . Me vjen keq per Ramen ,se i hiken nga duart shifrat qinra milioneshe vetem per nje muaj fitim per PLEHRAT e EUROPES dhe LODRAT e FATIT ,LLOTARIA qe donte ta finalizonte ne nje dore te vetme ,ne monopol. Nuk e di mundet ju , tme informoni .Apo i ka lene, sa te dhjesi termetin ?????
    Nderime.

  • EDI RAMA NE KRYE TE DETYRES … !

    – Ai ka detyre punen … ju llogjet e Kavajes

    – Ku ishe ti Brut !

    – Puna dhe jo guna e beri majmunin njeri ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte detyre dhe misión I burrave te shtetit dhe sherbetoreve publike te shkojne tek populli ne hall e fatkeqesi.
    Tek secili prej tyre populli sheh shtetin dhe merr zemer, frymezim, qetesi per te sotmen e siguri per te ardhmen…
    A e ke lexuar ndonjehere kapakun apo thelbin e Kushtetutes se nenes Boterore te demokracise ?
    Edhe nese po nuk e ke kuptuar:
    “ NE POPULLI ME POPULLIN PER POPULLIN “!
    E Edi Rama gjate gjithe kesaj kohe ishte Ne populli! Ishte Me popullin! Ishte Per Popullin!
    Ishte tek zjarrfikesit!
    Ishte tek kerkuesit e viktimave te gjalla apo te pakthyeeshme!
    Ishte te shpetuesit shqiptare apo te huaj!
    Ishte tek pallatet e shtepite e rrenuara apo ne rrenim qe edhe mund ta zinin nen!
    Ishte tek te plagosurit ne spitale!
    Ishte tek varrimet !
    Ishte kudo ku e kur duhet te ishte si kryetari de facto e de jure i qeverise!
    Ishte aty ku duhet te ishte sherbetori Nr. 1 publik … kryesherbetori i popullit shqiptar!
    Edi Rama Ishte jo vetem ne krye te detyres 24 ore be 24 ore!
    Ndau jo vetem gezimin per cdo te shpetuar, por edhe dhimbjen e lotet per cdo te pakthyeshem midis nesh qe u shkuan ne Qiell!
    Nese kete e quani aktrim dhe regjizure te Edi Rames ju vetem ia shtoni vlerat dhe piket ne syte e shqiptareve ne fatkeqesi e tragjedi fizike, shpirterore e njerezore dhe te miliona te tjereve kudo ne Bote qe e pame e ndoqem ne cdo hap !
    Edi Rama ishte kurdo e kudo qe duhet te ishte si ne Plazhin apo Keneten e Durresit ashtu edhe ne Thumane, si ne Kurbin edhe ne Tirane, si ne Krujen e Skenderbeut ashtu edhe ne Lezhen historike te Gjergj Kastriotit… si ne Londer ashtu edhe ne Rome, si ne Washington edhe ne kontakt me Boten.
    Edi Rama nuk pati kohe as hapesire per dekorime qenesh heronj as per shitje- blerje dekoratash, as per shoqerime me yje shoubizi…kusherira te XY- nta te Mones !
    Edi Rama ishte Ne populli Me Popullin e per Popullin nekete tragjedi!
    E per kete nuk meriton asnje dekorate!
    Ka bere vetem detyren!
    Puna dhe jo guna e beri majmunin njeri …
    Puna dhe vetem puna, shpirti krijues e beri Ramen kryeminister!
    Nuk eshte i persosur… Larg qofte!
    Po pa dyshim eshte me i miri edhe si aktor, por mbi te gjitha si regjizor i politikes shqiptare!
    Eshte politikan artist !
    Eshte artist politikan !
    E sic thoshte babai i politikes boterore Winston Churchill “ Politika eshte arti i se pamundures qe e ben ate te mundur”
    E per median, si pjestar i saj tash e 41 vjet, do te flas e shkruaj me fakte e shembuj te gjalle nga Shqiperia e nga Bota, sidomos nga SHBA-ja ne raste fatkeqesish madhore natyrore si urganet e 10 vjeteve te fundit ne Luiziana, Teksas dhe krejt lindja e SHBA-se nga Kejp Mei e deri ne Main dhe pasqyrimi i tyre.
    Eshte nje ceshtje qe pret, por me bindje te plote e fakte pa fund Edi Rama ka plotesisht te drejte ne deklaratat e tij dhe hapat ligjore qe mendon te hedhe ne rruge ligjore !
    Me i rende ishte terrori e paniku mediatik psikologjik i pas termetit se sa ai fizik sizmiologjik i 26 nentorit qe shkaktoi eksod mijera vetash brenda per brenda Shqiperise e me gjere!
    Po te keni dyshim kini durim dhe kohe ndiqni vetem ABC- ne kobezeze te oligarkut te medias Frangaj Corp. ose “ Ora TV te Artur Zheles ….
    I pari zgjati rreth 30 sekonda….
    I dyti vazhdon akoma edhe sot e kesaj dite 12 dite pas termetit …
    Teme ne vete kjo !

  • Dole nga brima e miut edhe ti o spiuni i sigurimit Hamdi Dega, krimineli i Kuksit per te mbrojtur Edvin Edverin?

    Shko te Edi Rama o Hamdi Dega se mbase te shperblen me nje post pushteti, njashtu sic beri Prokurorin e Enverit, Spartak Braho Keshilltar te Sigurise Kombetare, njashtu sic beri Ministrin e Brendshem te Enverit, Gerdallen gjakatare Gramoz Ruci Kryetar Parlamenti, njashtu sic beri Hetuesin e enverit, Fatmir Xhafaj deputet dhe Minister Rendi, njashtu sic beri nipin e Aranit Celes Kryeprokuror te vendit, njashtu sic ka hypur ne majat me te larta te KLP-se dhe te Shtetit “Venusa” te Sigurimit te Enverit, shko tek Edi Rama o bedeli i Edvinit,

    sepse:

    TI O KRIMINELI I ENVERIT HAMDI DEGA NUK BEN DOT PUNE TJETER ME TE RESPEKTUESHME

    • Intelektual nuk te ben emri po fjala.Nga fjalet qe Shkruan del qe je katundar digital i Katundarit te madh Berisha. Sa per dijeni te kesh mbiemrin Cela nuk do me thene je nipi i atij Celes qe te shkon mendja ty. Gjithashtu sa per komunist Katundari yt i madh ka qene dhe eshte 24 karatsh.

  • pthu qënt e mutit
    vetëm ky ndyrësirë ka dalë tërë kohën!!vetëm ky gjithandej duke shëtitur e duke bërë reklamë mbi kufoma,duke trëmbur kalamaj e duke qeshur!
    hy sociopat i ndyrë!!
    stë dridhet syri para çdo mynxyre!!
    mjafton të përfitosh!!
    paskemi qënë popull idiot në tërë kuptimin e fjalës!!
    ky duhet përzënë sa herë të shihet,duhet pështyrë për ndyrësitë që po bën!!

  • Ato qe duken, dhe duken shume nga ato qe nddhi me termetin, del se, Sqhiperia veproi vecante deri sot, qe te demtuarit nga termeti, t’i vendoskaq shpejt ne Hotele dhe objekte banimi komode.Nuk ka mundesi nga kjo katrahure,te mosm kete edhe mangesi e paqartesira,kur nje pjese bukur e madhe politike, heshti gjate,nuk doli as te sheh votuesit e vete,me nje fjale bojkotoi edhe ne keto situate bashkepunimin e obligueshem me mazhurancen qeveritare aktuale.Kjo eshte vetem edhe nje anomaly opozitare e kesaj opozite shqiptare,e cila jep”leksione” nga larg,por nuk pranon bashkveprimin per gjendjen e jahstzaonshme te krijaur nga termeti.Habi,vertet habi me shqiptaret per shqipatret dhe Shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *