Erdogan: BE ka nevojë për Turqinë më shumë se sa Turqia për BE

Elton Tafaruci

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  deklaroi se Bashkimi Evropian ka nevojë për Turqinë më shumë se sa ka nevojë Ankaraja për bllokun.

Këtë ai e tha në një fjalim televiziv, kur po diskutonte progres raportin, për vitin 2015, të parlamentit Evropian, i cili ishte shumë kritik për sundimin e ligjit në vendin e tij.

Komentet e presidentit turk vijnë në kohën e polemikave në Evropë për një marrëveshje mes Brukselit dhe Turqisë për të ndaluar rrjedhjen e emigrantëve nga Siria në territorin e BE-së.

“Bashkimi Evropian ka nevojë për Turqinë më shumë se sa Turqia për Bashkimin Evropian,” tha presidenti turk, duke e cilësuar raportin e parlamentit Evropian, i cili akuzoi Ankaranë për rebelim në demokraci, si “provokues” .

Ai shtoi se raporti nuk e ka vlerësuar faktin që Turqia strehon rreth 2,7 milionë refugjatë nga Siria fqinje.

“Tre milionë njerëz janë kthyer në këtë vend që të mos shqetësojnë evropianët. A thuhet diçka për këtë në raport?”, tha Erdogani.

“Në një kohë kur marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian janë në një fazë pozitive, në lidhje me emigrantët … është provokuese që ajo të dalë me një raport të tillë,” shtoi ai.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *