Erdogan bisedë telefonike me Merkel dhe Macron, ja çfarë u diskutua

Ornela

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Erdoğan në bisedën e përbashkët telefonike shprehu ngushëllime për personat që pësuan në sulmin racist në qytetin gjerman Hanau, duke dënuar sulmet e tilla të motivuara nga ksenofobia, racizmi dhe islamofobia.

Presidenti turk theksoi se është e nevojshme të ndalohet agresiviteti i forcave të regjimit sirian dhe aleatëve të tij dhe me hapa konkret t’u ofrohet mbështetje e fuqishme në parandalimin e krizës humanitare.

Ai shtoi se nevojitet të punohet bashkërisht që në Libi të vendoset paqeja, stabiliteti dhe mirëqenia.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *