Erdogan denoncon “hipokrizinë” e BE

Elton Tafaruci

Turqia po përballet me valën më të egër të terrorizmit në historinë e saj, deklaroi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili premtoi ndëshkim rigoroz kundër rebelëve kurdë dhe grupit të Shtetit Islamik pas regjistrimit të sulmeve të fundit.

“Ne do të godasim këto organizata terroriste në mënyrën më të fortë”, u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi publik në Stamboll, duke u bërë thirrje shtetasve turq të mobilizohen kundër këtij kërcënimi.

Presidenti turk ka vënë në pikëpyetje “sinqeritetin” e vendeve të Bashkimit Evropian në luftën kundër rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK-së) duke denoncuar “hipokrizinë e tyre” në këtë drejtim.

“Si mund të përmendim termin “sinqeritet” ndërsa organizata terroriste (PKK) mund edhe të ndërtojë një tendë në Bruksel, përballë godinës së Këshillit Evropian”, deklaroi Erdogan në një fjalim publik në Stamboll, pasi një grup rebelësh kurdë morën përsipër autorsinë e dy sulmeve të fundit terroriste në Ankara.

Por për ish-presidentin francez dhe njëherësh kreu i partisë kryesore të opozitës, Nikolas Sarkozi,, Turqia nuk ka vend në Evropë. Ai deklaroi se është kundër anëtarësimit të Ankarasë ne Bashkimin Evropian. Jo vetëm se është larg Evropës për nga përcaktimi, por edhe për shkak të mënyrës së trajtimit të gazetarëvë dhe kurdëve nga ana e qeverisë. /E.T

Share This Article
4 Comments
  • Hipokrizia e Erdoganit qe Terrorizem quan vetem ate te kurdeve e jo te vetin mbi kurdet. Hipokrizia e BE se nuk lejon me parime demokratike, me vote, krijimin e Kurdistanit shtet te afro 20 milion kurdeve ne tre shtete sot. Pra Erdogani te kenaqet me Hipokrizi BE, kurse BE kenaqet me Hipokrizi Erdogani. Tamam politike Hipokrizie e dy anshme, mos ankohet asnjera pale!

  • kush flet për hipokrizi?
    erdogani mbështetësi i të ashtuquajturës”pranverë arabe”që ndryshe nga sa pretendojnë me ose pa dashje shumë njerëz ishte vetëm një tentativë për shtrirjen e kalifatit në mënyrë të nëndheshme!!ishte puna e këtij të çmënduri me vëllezërit islamik ajo që ka prurë tërë këtë shaktërrim!!ishte interesi i tij për të sunduar që filloi sulmet kundër kurdëve që mbroheshin nga zagarët e tij të shtetit islamik në siri!!ishte atentati i tij ndaj demostruesve kurdë në mes të ankarasë!!dhe ky flet për hipokrizi??
    ti je djalli vetë or i çmëndur!!
    ti je shkatërruesi i shtetit tënd!ti je vrasës i popullit tënd mor pacient psikiatrie!!
    ti do ta shaktërrosh atë shtet që kanë ndërtuar të parët e tu!!ti po i vë kazmën asaj pune kolosale që u bë për europianizimin e turqisë!!ti kërkon ta bësh një afganistan të mulla omarit!!

  • ERDOGANI PO SHKATERON TURQINE ME KEQ SE SALIU SHQIPARINE. TE DY DUHET TE SHKOJNE PARA LIGJIT. ME CFARE TE DREJTE E QUAN PERTINE POPULLORE KURDE GRUP KRIMINEL? PO ATA QE SULMON DHE VRETE ERDOGANI A JANE MERA NE KONSIDERATE ….PO VRAVE DO TE VRASIN. PAQJA DUHET TE MBIZOTEROJE PER TE GJITHE. KJO QE PO SHOHIM NE TE GJITHE BOTEN ESHTE E ASHTUQUAJTUR “PAQE” PER BORGJEZINE NE KURIZ TE POPULLSISE SHE SHFRYTEZIMIT TE SHTRESAVE TE TJARA POPULLORE. PRA NJE DHUNE E DICKRIMINIM SHUME FORMESH GLOBAL…
    MADJE EDHE VETE ZENGJINET JETOJNE ME FRIKE, JO NGA NJEREZIT E FUKAREPSUR E CFILITUR DERI NE PALCE, POR NGA POSHTERSITE E TYRE.

  • kush flet për hipokrizi?
    erdogani mbështetësi i të ashtuquajturës”pranverë arabe”që ndryshe nga sa pretendojnë me ose pa dashje shumë njerëz ishte vetëm një tentativë për shtrirjen e kalifatit në mënyrë të nëndheshme!!ishte puna e këtij të çmënduri me vëllezërit islamik ajo që ka prurë tërë këtë shaktërrim!!ishte interesi i tij për të sunduar që filloi sulmet kundër kurdëve që mbroheshin nga zagarët e tij të shtetit islamik në siri!!ishte atentati i tij ndaj demostruesve kurdë në mes të ankarasë!!dhe ky flet për hipokrizi??
    ti je djalli vetë or i çmëndur!!
    ti je shkatërruesi i shtetit tënd!ti je vrasës i popullit tënd mor pacient psikiatrie!!
    ti do ta shaktërrosh atë shtet që kanë ndërtuar të parët e tu!!ti po i vë kazmën asaj pune kolosale që u bë për europianizimin e turqisë!!ti kërkon ta bësh një afganistan të mulla omarit!!
    përse nuk e botoni??
    apo ja fusni tashti të dyja bashkë??
    mëndje e hollë!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *