Erdogan dhe Davutoglu, posterin më të madh në botë

Dita

Anëtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) kanë përgatitur një poster 4 709 metra katrorë ku presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Ahmet Davutoglu janë krah për krah, në ndërkohë që ky poster ka hyrë edhe në librin e rekordeve “Guinness”.

Posteri i madh u shfaq në sheshin ku mbahen mitingje në Jenikapë. Slogani i posterit me presidentin Erdogan dhe kryeministrin Davutoglu është “Populli na mjafton”. Pas hapjes së posterit autoritetet e “Guinness”­it bënë matjen e tij.

Pas matjes, gjyqtarja e “Guinness”­it për Turqinë, Sheima Subash Gemixhi u deklaroi gazetarëve se rekordi i posterit më të madh ka qenë në Indi në vitin 2014 me përmasën 3 061 metra katrore.

Share This Article
1 Comment
  • VETEM ME KETO CIRKUSE ERDOGANI MENDON SE BEHET NJERIU ME I MADH. ME MINARE TE LARTA ”
    “RAKETAT” E ISLAMIT DHE TANI ME POSTERET ME TE MEDHAJA MENDON SE FORCON TURQINE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *