Erdogan dhe Vuçiç pajtohen për të ndërmjetësuar bisedimet për krizën në Bosnje

Amelda Amelda

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç janë pajtuar të martën që të ndërmjetësojnë bisedimet të cilat përfshijnë të gjitha palët në Bosnje, pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, në prill të këtij viti.

Kriza në Bosnje është përshkallëzuar pasi ligjvënësit nacionalistë serbë kanë miratuar një mocion jodetyrues vitin e kaluar për t’u larguar nga forcat e armatosura të shtetit, sistemi i taksave dhe fusha e gjyqësorit, hap që është mbështetur nga anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Turqia, e cila ka lidhje të thella historike me Ballkanin, ka kritikuar këtë vendim si “të gabuar dhe të rrezikshëm” dhe ka ofruar mundësinë e ndërmjetësimit të krizës, e cila ka rritur shqetësimet për konflikt etnik në Bosnje-Hercegovinë.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Në një konferencë për gazetarë, bashkë me Vuçiçin, pas bisedimeve në Ankara, Erdogan ka thënë se serbët, kroatët dhe boshnjakët, duhet të përmbahen nga hapa që rrezikojnë integritetin territorial të Bosnjës dhe se të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi.

“Pas zgjedhjeve të Serbisë, ne duam të bëjmë bashkë liderët e tri grupeve dhe të kemi takim me ta. Përmes këtij takimi, le të marrim hapa për të siguruar integritetin territorial të Bosnjës”, ka thënë ai.

Presidenti turk ka thënë se bisedimet do të mund të zhvillohen në Stamboll ose Beograd.

Më herët gjatë këtij muaji, Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione të reja ndaj Dodikut, pas dyshimeve për korrupsion dhe kërcënim të stabilitetit dhe integritetit të Bosnjës.Bashkimi Evropian ka thënë javën e kaluar se udhëheqësia e serbëve të Bosnjës mund përballet me sanksione të bllokut evropian, si dhe mund të humbasë ndihmat, nëse vazhdon të nxisë tensione./REL

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • “Mali” minoritari ke mendje putane ,po po iken koha jote me shkerdhatat si Fatos Nano qe mbolli maskarallekun per te mos gezuar Shqiptaret te mirat e demokracise.

  • Iliro-bosnjaket u mbeshteten tek besimi musliman,,Humben.
    Xhihadi islamik ,turqenia,harabia i lane ne balte.
    Kosova u mbeshtet tek Amerika Demokratike dhe fitoi.
    Patriote kosovare,,mos besoni tek Turqia,.
    Kur ishim nen hyqmin e tyre,na kane perdorur si mall shkembimi.Shpetuan Selanikun,Edernene,Thraken lindore ne 1877,ne luften ruso-turke,duke falur Nishin,Sanxhakun,Kurshumlien,Ulqinin,Tivarin,Podgoricen.Edhe kur te faleni ne xhami,beni DUA PER AMERIKEN E MADHE..
    Kqyrni si po tallen me Bosnjen keta te dy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *