Erdogan diplomatëve të huaj: Ky nuk është vendi juaj

Elton Tafaruci

Presidenti Erdogan ka shprehur zemërimin e tij për praninë e diplomatëve të huaj si vëzhgues në procesin gjyqësor kundër dy gazetarëve kritikë ndaj qeverisë.

Në një fjalim të mbajtur në Stamboll, Presidenti i Turqisë sulmoi veçanërisht Konsullin e Përgjithshëm të Britanisë së Madhe, Leigh Turner.

Pa e përmendur Turnerin me emër, Recep Tayip Erdogani kritikoi angazhimin për një gazetar, i cili ndodhet në një process gjyqësor për shkak të akuzave për spiunazh.

“Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai bën edhe një fotografi  krah për krah me të dhe e nxjerr në internet”, tha Recep Tayip Erdogan, bëri të ditur agjencia e lajmeve Anadolu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *