Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u zotua se do të luftojë kurdet në Siri njësoj siç lufton militantët e Shtetit Islamik.
Duke folur në Gaziantep, Erdogan tha se “opercaionet kundër organizatave terroriste do të vazhdojnë deri në fund”.
Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve në qytet, Erdogan deklaroi se ishte “i gatshëm dhe i vendosur për të pastruar rajonin nga grupe terroriste.”
“Ne absolutisht nuk do të lejojmë asnjë aktivitet terrorist në afërsi të kufijve tanë,” tha Erdogan.
Turqia ka nisur javën e kaluar ofensivën në veri të Sirisë kundër Shtetit Islamik dhe milicivë kurde. Të dielën është raportuar për së paku 25 persona të vrarë nga sulmet ajrore turke.

“Ne absolutisht nuk do të lejojmë asnjë aktivitet terrorist në afërsi të kufijve tanë,” tha Erdogan.”
vet i krijon,ISIS e të tjerë dhe në fund lufton kurdët!!akuzon ISIS për gaziantep,atentati ndaj kurdëve,dhe lufton kurdët në vëdn të ISIS!!
ky është gallatë,pale kur flet përpara njerzve!?
të nxjerr mallin e fyhrerit!!
a thu ta ketë dhe fundin si ai??
Erdoganin e le pa gjume naten mendimi se mund te krijohet shteti I kurdeve-Kurdistani.Kurdet jane nje popull heroik,qe duhet te kene shtetin e tyre.Por politika e ndyre e shteteve te medha me ne krye ShBA nuk e lejojne krijimin e Kurdistanit,ne te cilin duhet te futet edhe 30% e teritorit te Turqise se sotme.Por per cdo gje do te vije ora,sic erdhi edhe per Kosoven.Shteti Shqiptar duhet te perkrahi qellimet e kurdeve,te cilet po heqin tani ato qe kane hequr kosovaret dikur e jo te mbaje dy qendrime te ndryshme per te njejtin problem.Ju lutem botoni komentin tim!
ATA QE VRITEN NGA BOMAT E KRIMINELEVE JANE NJEREZ,
PERPARA ERDOAN.