Erdogan: Do të pastrojmë vendin nga terroristët

Dita

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është shprehur në lidhje me ofensivën ushtarake turke në provincën Afrin  duke thënë se, objektivi i forcave turke është avancimi në thuajse 2 mijë km/2.

Aktualisht këto forca kanë çliruar rreth 850 km/2, duke zmbrapsur rebelët kurdë në zonat më të thella. Ndërkohë, Erdogan u shpreh përpara mbështetësve të tij: “Synimi ynë kryesor është të pastrojmë atë zonë nga terroristët. Atje ku ka terroristë, do të jemi ne. Dhe unë do të jem aty me ju.”

Presidenti turk njoftoi se më shumë se 3,200 militantë të YPG-së janë neutralizuar, që prej nisjes së operacionit ushtarak të njohur me kodin “Dega e Ullirit”. 

Pas çlirimit të Afrinit, ofensiva turke do të zgjerohet edhe në qytetet e tjera pranë kufirit turko-sirian, tha Erdogan.

Situata vijon të mbetet delikate  edhe në jug të Sirisë, në provincën e Guta-s, e mbajtur nga rebelët e regjimit sirian. Ushtria siriane ka avancuar ndjeshëm që prej nisjes së bombardimeve muajin e kaluar. Bilanci i viktimave në Guta sa vjen e rëndohet. Aktualisht numërohen mbi 900 të vrarë.

Ndërkombëtarët e kanë dënuar rëndë bombardimin e zonave ku jeton popullsia civile, duke kërcënuar Damaskun se do të akuzohet për krime kundër njerëzimit.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *