Erdogan do të rikthejë dënimin me vdekje?

Leda Hysa

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia së shpejti do të jetë në gjendje të risjellë dënimin me vdekje.

Këto deklarata presidenti turk i bëri në funeralin e një gruaje që u vra në një shpërthim bombe pranë kufirit me Irakun me fëmijën e saj 11 muajsh.

Presidenti Erdogan shtoi Turqia do të vazhdojë të luftojë kundër rebelëve kurdë, të cilët autoritetet turke i konsiderojnë përgjegjës për sulmin.

Gruaja 24 vjeçe vdiq me djalin e saj në një shpërthim bombe pranë rrugës, kur ajo u kthye nga vizita e bashkëshortit të saj, një rreshter në ushtrinë turke. Ajo vdiq në vendin e shpërthimit, ndërsa fëmija iu nënshtrua plagëve në spital.

Duke iu përgjigjur thirrjeve të mbledhura për të vendosur një dënim me vdekje, presidenti turk tha se “hapat që Turqia të marrë vendim për këtë çështje është e afërt”.

Askush nuk është ekzekutuar në Turqi që nga viti 1984 dhe se shteti zyrtarisht e hoqi dënimin me vdekje në vitin 2004, në një përpjekje për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

I pyetur nga një gazetare turke, Erdogan tha se nëse kalon në parlament, unë e aprovoj. “Nëse parlamenti e miraton, unë do ta aprovoj”, tha Erdogan.

Ndërkohë SHBA e BE e kanë paralajmëruar pasi nëse merret ky vendim, Turqia do të ketë pasoja të rënda

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Askush nuk ka te drejte te mare jeten tjetrit, veç vullnetit te Zotit.
    Diktaturat nuk vendosen brenda nje dite.
    Ato vendosen hap pas hapi.
    Si dikur ne kohen e sulltan Selimit i cili egzekutoi 64 vezire te tij dhe me pas doli shprehja: “A deshiron ti te jesh vezir i Selimit?”
    Ashtu dhe sulltanit “modern” te Anadollit i duhet denimi kapital per te eleminuar kundershtaret politik. Vendime ne kundershtim te plote te parimeve demokratike europiane te te drejtave te njeriut dhe te drejtes se Zotit per te jetuar.

  • Askush nuk e deshiron denimin me vdekje, por, ne se ky denim do vazhdonte te qendronte ende ne fuqi dhe gjate ketyre 25 viteve ne Shqiperi, eshte e sigurte qe me mijra jete njerezish te pafajshme, tashme te larguar nga kjo bote, do ishin gjalle! Gjithsecili ka mendimin e tij per kete problem!

  • Shumë mirë do të bëjë. Heqja nga be ishte një gabim. Për situatën tonë të trashëguar, por edhe të sotme, pavarësisht presionit Europian, do të ishte zgjidhje e mirë. Jetën na i ka dhënë nëna dhe nuk mund të na e marrë biri i k…Po vendi më demokratik në botë, Amerika, pse e mban ende dënimin ne vdekje?

  • Ne Shqiperi duhet vene denimi me djegie si i shkalles se fundit.Duke filluar nga deminet me rrjepje e prerje duarsh per hajdutet.
    Kushedi sa ministra e politikane te tjere do kishim me nje apo dy duar te prera po te aplikohej ky denim.Nje duzine do ishin edhe me pa koke fare.Ne Shqiperi kane ngjare krime te llahtarshme.
    Dikush me lart thote qete drejten per te jetuar e jep zoti etj etj.
    Po ata mijera e mijera TE PAFAJSHEM qe u vrane e rane pre e kriminelave edhe e grabitesve keto tridhjete vjet?
    Po ata miliona Shqiptare qe u vodhen edhe u lane rrugeve tebotes eshume vdiqen rrugeve te perzene nga shtepite e tyre prej klikavemafioze politikane?
    Telumte Erdogan,burreshteti e jo mistrec si keta kukudhat e evropes.Te gjithepopujt Evropiane ne fakt e deshirojne rikthimin e denimit me vdekje.Amerika e zbaton pjeserisht ne territorrin e saj.
    Demokracia ne fakt paska qen legalizim i kriminalitetit.Asgje me shume se kaq.Natyrisht disave qe jane ajo pakica e poshter e klaneve mafioze politike nuk u vjen mire ,por shumices se popullit Shqiptar i pelqen kjo menyre shpaguese per kriminelet e cdo forme qofshin apo edhe per TRADHETARET e poshter qei sherbjen grekosllaveveme zell te papare kunder vendit edhe popullit Shqiptar.

  • Bukur shume, ” jeten ta jep zoti dhe ai ka te drejte ta mare,,.
    -Ai norvegjezi qe vrau 80 e kusure vete se festonin fitoren ku e gjeti te drejten (te rinje te gjithe )?
    -Ai qe vrau plaken mbreme sepse nuk kishte mare pensionin akoma (kishte ngaterruar daten) ku e gjeti te drejten ?
    -Berisha (emer harruari), qe vrau gjysmen e Tropjes kush ia dha te drejten?
    -Atyre qe zhduken nga faqja e dheut Irak ,Afganistan ,Libi ,Siri ,Shqiperi, e tje. ku e gjeten te dreten? (harrova, zoti e bekofte Ameriken).
    Ligji me vdekje u hoqe per kriminelet nga SISTEMI KRIMINEL…
    Te tjerat jane ,” pirdhe te cfryhesh ,, : thote xhaxhi Kozmai.!!!???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *