Erdogan e ka me të gjithë, bllokon hyrjen në faqen online të agjencisë ruse “Sputnik”

Elton Tafaruci

Presidenti turk Erdogan ngjan i mbërthyer nga një valë zemërimi me disa njerëz të politikës anembanë botës.

Pas rastit të fundit me Gjermaninë, ku Erdogan kërkon procedimin penal të një komediani, vjen edhe “eventi” i radhës.

ANSA njofton se Tib, autoritetit turk për telekomunikacionet ka vendosur bllokimin e aksesit në faqen online të agjencisë ruse, pro -Putin, “sputniknews.com”.

“Bëhet fjalë për një masë administrative, ndaj të cilit mund të shkohet në gjykatë”, deklaron enti në fjalë. Llogaria në Twitter e agjencisë nuk është bllokuar, ndërkohë që agjencia pretendon se nuk është njoftuar. Pavarësisht kësaj, Turqia ka bllokuar me mijëra llogari në Twitter, sidomos të kurdëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *