Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi të mërkurën se Turqia do t’i ndalë bisedimet me Greqinë, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve me kryeministrin grek dhe atë që Ankaraja e quan shkelje të hapësirës ajrore, duke shënuar kështu përkeqësimin më të fundit në marrëdhëniet e sprovuara të dy shteteve fqinje.
“Ne nuk do të mbajmë më takime bilaterale me ta,” tha presidenti në një fjalim për grupin e tij parlamentar në Ankara.
“Ne kishim një marrëveshje të këshillit të lartë strategjik me Greqinë, por njoftova dje ministrin e jashtëm se nuk i qëndrojmë më kësaj marrëveshjeje”, shtoi Erdogan.
Vitin e kaluar, pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, dy anëtarët e NATO-s rifilluan bisedimet për të adresuar mosmarrëveshjet e tyre në Detin Mesdhe dhe çështje të tjera dypalëshe. Bisedimet kanë bërë pak përparim dhe vendet kanë shkëmbyer shpesh herë akuza ndaj njëri tjetrit.
Vendet kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje për një sërë çështjesh si kufijtë detarë, pretendimet kufijtë detarë, hapësirën ajrore, refugjatët dhe Qipron.
Tensionet u rritën përsëri javën e kaluar kur Erdogan tha se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis “nuk ekziston më” për të, duke e akuzuar se po bënte përpjekje për të bllokuar shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-16 gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara.
Sot duke iu referuar kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis, por pa i përmendur emrin, Erdogan tha: “Ai shkon në SHBA dhe bën komente kundër nesh para Kongresit. Kjo mbaron këtu”.
Të martën, Mitsotakis u tha gazetarëve pas një samiti të Bashkimit Evropian se ai kishte informuar homologët e tij të BE-së për “agresivitetin” dhe “provokimet” e Turqisë që nuk mund të tolerohen nga Greqia apo nga Bashkimi Europian.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha të martën se Greqia po shkel marrëveshjet ndërkombëtare që përcaktojnë statusin e çmilitarizuar të ishujve në Egje, duke paralajmëruar se nëse Athina nuk ndryshon kursin e veprimit, Ankaraja do të vërë në pikëpyetje statusin e ishujve.
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë tha se komentet e Çavusoglu tregonin se Turqia po kërcënonte Athinën.
a.m/dita

Sa te kesh Pella-Zagaret e tu Turkoallvanosat ne te gjithe Ballkanin mos ki Frike o Sulltan.
Ata dhane Jeten dhe cdo gje per Nene Turqine.
Vezire i bete.Pashallare, Bejlere,Agallare,Dervishe,Hoxhe,Muhipe.
Bile kujtojne se jane “Vellezer” me Kaurret e Derrit qe you luftuan you-ve Heronjte Arvanitas.
Sa te kene You’ve o Sulltan nuk do e quajne Kostantinopolis sic quhej per 11 shekuj nga popullsia Epirote e Kastriotit por Stamboll.
Per Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D te kthyer ne Xhami me Evllogine e Perendimit keta Pella-Zagare ferkojne duart nga Gezimi (Gyzel).
Perpara I Sulltan.
Ashtu o Babush,se po na bien ne qafe,,Po na marrin Detin,.Na gjejne te dobet,me ca tradhetare te korruptuar..
Hik nje malok blloku,,ec nje Striptist blloku.Njeri me hajdut se tjetri,,Maloku i hoqi kufijte Shqiperise,,Striptisti i nxorri ne Ankandin e Hages.,
Derman o Babush Erdogan futi hijenes se pangopur greke nje te kafshuar turce,qe te mos i veje mendja per kufijte e Shqiperise.
Diten keta bejne sikur zihen dhe naten pine kafe bashke ne Egje si Masone qe jane. Kjo, deri sa te ndersejne popullin Turk dhe ate Grek kunder njeri tjetrit, kur te filloi lufta e pergjithshme ne Europe me 2023-in. Keta dhe gjithe politikanet jane nje Parti dhe te shitur te Globalistet, per katalizimin e Rendit te ri Boteror.
Keta nuk perfaqesojne popujt e tyre, por jane vegla te Elites Luciferiane qe vegjetojne ne shtetet perkatese.