Erdogan jep lajmin, do të vizitojë sërish Shqipërinë gjatë hapjes së xhamisë së re

Amelda Amelda

Presidenti turk Erdogan paralajmëron sërish vizitë në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, presidenti turk tha se do të jetë prezent në hapjen e xhamisë së re.

“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan  Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme.

Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”, u shpreh Erdogan.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *