Gjykata zhbllokon twitterin. Erdogan: Veprim jo patriotik

anazapta

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar vendimin e gjykatës që urdhëron rikthimin e aksesit në rrjetin social Twitter.
“Nuk më duket e drejtë dhe patriotike që Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të tillë. Teksa ata mbrojnë kompaninë amerikane, vlerat tona kombëtare dhe morale po zhvlerësohen”, deklaroi Erdogan. Ai shtoi se qeveria e tij kishte pranuar vendimin e gjykatës për Twitter, por nuk e respektonte atë.
Gjykata deklaroi një ditë më parë se autoritetet e telekomunikacionit duhet të heqin bllokadën dyjavore pasi përbënte një shkelje të lirisë së shprehjes.
Erdogan kishte bërë thirrje për bllokimin e Twitter pasi përdoruesit kishin publikuar atje akuza për korrupsion që përfshinin të birin e tij dhe të disa ministrave. Ndërkohë, të premten një gjykatë tjetër ka dhënë një urdhër të ngjashëm për zhbllokimin e Youtube. Megjithatë, vendimi në fjalë parashikon që 15 video të mbeten të bllokuara.
Urdhëri i qeverisë për bllokimin e Youtube erdhi pas publikimit të një videoje që tregonte bisedën e disa zyrtarëve të lartë turq mbi mënyrën se si të organizonin një sulm të fshehtë brenda Sirisë.
Kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan pretendon se publikimet janë sajesa të rivalëve të tij politik.

Share This Article
1 Comment
  • ne nje kohe qe populli vet e do dhe e voton ne vazhdojme te bejme propagande kundra erdoganit ???? kjo eshte e turpshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *