Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se synimi strategjik i Turqisë vazhdon të jetë anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.
“Anëtarësimi i plotë në BE vazhdon të jetë synimi ynë strategjik. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që qarqet të cilave ua dimë qëllimin, përpjekjet dhe brendësinë të pengojnë që Turqia të ketë vend të merituar në BE si anëtar i respektuar, i barabartë dhe i plotë në BE”, tha Erdoğan para udhëtimit për në Bullgari, ku do të marrë pjesë në Samitin e BE-së.
Turqia ka njoftuar sot se qyteti verior në Siri, Tal Rifaat është caku i ri i ushtrisë turke, pas pushtimit të rajonit Afrin që kontrollohej nga milicia e kurdëve të Sirisë, transmeton AFP.
“Me dëshirën e Zotit ne do të sigurohemi që ky operacion të arrijë qëllimin e vet pasi të marrim kontrollin e Tal Rifaatit për një kohë të shkurtër”, është shprehur Erdogan në Trabzon.
Ankaraja, më 20 janar, ka nisur një ofensivë në tokë dhe ajër në rajonin Afrin të Sirisë, për të larguar anëtarët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) nga kjo zonë.
s.a/dita

Osmanet dhe arabet nuk jane Evropiane.
Allahu ekber