Erdogan kërcënon haptazi: Do vish dhe ti, sikurse 80 të tjerët

Dita

Presidenti Recep Tayyip Erdogan  ka deklaruar këtë të diel se “Turqia ka bërë të mundur futjen në vend të 80 anëtarëve të organizatës “Fetullah Terrorist” nga jashtë”.

Në një fjalim të mbajtur gjatë mbledhjes së zakonshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Stamboll, Erdogan shtoi se “do t’i ndjekim edhe të tjerët”.

“Ti, që aktualisht ndodhesh në Pensilvani, do të vish gjithashtu”, kurse kështu iu drejtua liderit të FETO-s, Fetullah Gylen.

Javën e kaluar, zyrtarët e inteligjencës turke sollën në Turqi tre pjesëtarë të lartë të FETO-s, të cilët ishin kapur gjatë një operacioni në Gabon të Afrikës. Ndërsa gjatë muajit mars, nga Kosova në Turqi u dërguan edhe gjashtë pjesëtarë të lartë të kësaj organizate.

Ata, sipas asaj që shkruan “AA”, ishin përgjegjës për nxjerrjen nga Turqia të pjesëtarëve të mbetur të FETO-s, për t’i dërguar në SHBA dhe Europë.

Në 1970, FETO filloi të infiltrojë të besuarit e saj në institucionet e sigurisë në Turqi, duke forcuar kështu në vitet 80 piramidat e saj paralele me këto institucione.

Ndërsa në 15 korrik të vitit 2016, kjo organizatë tentoi, duke dështuar, për një grusht shteti, me qëllimin për të përmbytur rendin kushtetues dhe pushtetin në Turqi.

Gjatë kësaj tentative për grusht shteti, 249 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *