Erdogan kërcënon hapur: O na mbështesni ose pranoni refugjatët nga Siria!

Leda Hysa

Komuniteti ndërkombëtar duhet mbështesë përpjekjet e vendit tonë ose të fillojë të pranojnë refugjatët nga Siria, deklaroi presidenti turk Recep Tayip Erdogan në një editorial të botuar në gazetën ”Wall Street Journal”, ku tregon edhe arsyet mbi ofensivën ushtarake kundër kurdëve në verilindje të Sirisë.

“Turqia po ndërhyn ku të tjerët nuk kanë arritur të veprojnë “, është titulli i zgjedhur nga Erdogan në shkrimin për gazetën amerikane. “Refugjatët sirianë, dhuna dhe paqëndrueshmëria na ka shtyrë deri në kufijtë e tolerancës sonë”, shkruan Erdogan, i cili kujton angazhimin e vendit të tij në pritjen e 3,6 milionë refugjatëve sirianë.

Ai thotë se Turqia ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për t’u ofruar atyre arsim, kujdes shëndetësor dhe strehim.

Megjithatë, Erdogan insiston se “pa mbështetje financiare ndërkombëtare ne nuk mund të parandalojmë që refugjatët të shkojnë në Perëndim”.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
    • po qën po!!
      varet se çfar quan ti të vërtetë??
      unë gënjeshtrën e erdoqënit nuk e quaj të vërtetë!!
      sepse është ai nxitësi i pranverës arabe!!është ai që ka financuar,si me paratë e taksapaguesve turq ashtu dhe me shërbimin e fshehtë turk!!
      në të gjithë botën arabe ai doli kallpë!të gjithë e urrejnë turqinë për pushtimn që ajo i ka bërë në shekuj!
      në siri i eci më shumë,falë kokmushkërise së asadit falë komuniteti turk në siri falë kufijve mes dy vëndeve!!
      ata refugjatë janë prodhim erdoganist!!ky ishte krijuesi dhe furnizuesi i ISISit!ky ishte mbësthetësi i tij në krijimin e shtetit islamik!!ti ishe i lumtur në atë kohë,por jua dogjën në dorë si amerikanët,arabët dhe veçanërisht kurdët!!
      o qën turk,ky nuk ka çbën më!!
      shpresoj që kjo puna e ofensivës të mos jetë një grackë e amerikanëve në bashkpunim me rusët!?
      po qe e tillë!?
      të shkoi sulltani për lesh!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *