Erdogan kërkesë komunitetit mysliman për të vizituar dhe mbrojtur Jeruzalemin

Ornela

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u kërkoi sot myslimanëve në mbarë botën për të vizituar dhe mbrojtur Jeruzalemin, pas konfrontimeve të dhunshme që lidhen me instalimin nga ana e Izraelit të detektorëve metalikë në hyrje të Malit të Tempullit.

“Dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve tanë dhe myslimanëve në mbarë botën, që të gjithë ata që kanë mundësi të kryejnë një vizitë në Jeruzalem, në Xhaminë Al-Aqsa”, deklaroi Erdogan. “Ejani të mbrojmë të gjithë sëbashku Jeruzalemin”, shtoi ai.

Autoritetet izraelite instaluan detektorë metalikë në hyrje të Malit të Tempullit pas vrasjes më 14 korrik të dy policëve izraelitë nga tre shtetas arabë izraelitë.

Në formë kundërpërgjigje, ky veprim u shoqërua me protesta kundër detektorëve, ku u shënuan konfrontime fizike mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë izraelite me vrasjen e pesë palestinezëve.

Share This Article
4 Comments
  • po kurdëve,atyre që po vret ti,a jua kërkon gjithashtu që të shkojnë e ta mbrojnë??
    thjesht për kureshtje!!
    sepse dhe ti, me ta, bën të njëtën gjë që bën izraeli, me palestinezët!!
    çfarë do të thoshe sikur dikush të bënte të njëtën thirrje për të mbrojtur kurdët??
    TERRORIZËM???
    asqë e diskutoj që do të ulërije deri në qiell!!

  • Cmedurise se Erdoganit po i vjen fundi,prandaj cfryet sikur eshte sulltan.Nje marri e shkuar marrise nje bashkefajsi.Ne kete konteks lind pyetja,cfare dreqi ka ky Erdogan,a nuke i mjaftoje gradat qe i ka dhene vetes,dhe paudhesite qe ka bere ndaj popullit turk deri me sot,apo kerkon te nise luften fetare?Kohes se sulltanerve dhe te cmdurve qe rendin pas lekev te piset e pushteteve pa kufi me c’do forme e cmim,po i shkon koha bashke me gushtin.Beso o Erdogan,o komunist i konvertuar ne islamik e nje djalle e gjysem,c’do levizje e cmedurise suaj do te pershpejtoje per ju dhe soin tuaj nje fund te turpshem dhe pa kthim,ku e djashmja dhe sotmja do tu duket nje ender e bukur,dhe e nesermja ne burg me nje ferr pa fund.Larg duart dhe intrigat tuaja nga Jeruzalemi,nuke eshte Jeruzalemi opozita turke,as gjeneralet spurdhjake qe burgose ti nen efektet e cmedurise se rendjes pa lekeve te piset e pushteteve pa kufi me c’do forme e cmim,o djall.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *