Gjermani/ Erdogan kërkon ekstradime, Merkel: Kemi mospërputhje të thella

DITA Online

Mes Gjermanisë dhe Turqisë vazhdon të ketë “mospërputhje të thella”, tha kancelarja Angela Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk  Recep Tayyip Erdogan në Berlin,. Të dy politikanët ishin takuar më parë për bisedime në zyrën e kancelares, raporton Deutsche Welle. Merkel përmendi gjendjen e lirisë së shtypit dhe të drejtat e njeriut në Turqi. Në këtë kontekst ajo tërhoqi vëmendjen, që të zgjidhet sa më shpejt edhe çështja e gazetarëve gjermanë të burgosur në Turqi. ”

Kancelarja theksoi edhe interesat e përbashkëta mes Gjermanisë e Turqisë: “Ne kemi shumë gjëra që na bashkojnë”, tha ajo, duke iu referuar partneritetit në NATO, çështjes së migracionit dhe luftës kundër terrorizmit.

Merkel iu referua edhe luftës në Siri dhe sinjalizoi për një takim të nivelit të lartë në tetor me presidentët e Turqisë, Rusisë, dhe Francës. “Turqia jep një kontribut të shkëlqyer në strehimin e më shumë se tre milionë refugjatëve sirianë”, shtoi Merkel.

Erdogan kërkoi nga Gjermania një luftë më te vendosur kundër terrorizmit. Në Gjermani, tha ai, “qendrojnë anëtarë të organizatës terroriste PKK”. Po ashtu ka edhe qindra përkrahës të lëvizjes Gülen. Njëkohësisht kreu i shtetit këmbënguli për ekstradimin e gazetarit të njohur turk Can Dündar. Sipas Erdoganit, ai është “një agjent që ka bërë publike sekrete shtetërore”.

Që në fillim të vizitës u bë e ditur, se udhëheqja turke kërkonte nga Gjermania ekstradimin e gazetarit Dündar si dhe të 68 personave të tjerë në kërkim nga Ankaraja. Gazeta turke e afërt me qeverinë  “Yeni Akit” njofton, se Erdogan tri ditë përpara vizitës i ka dërguar Merkelit listën përkatëse me emrat e personave.

 

v.l/ Dita

Share This Article
7 Comments
  • o dobicer te palles osmane,Europa nuk esht kurve,dhe as nuke i ben llogarite me turqine e erdoganit persa kohe ne Turqi shtypen te drejtat dhe lirite e opozites e te popullit turk ne pergjithesi.Ju o dobicer te palles osmane,mendoni se duke i bere hymne ligesise se erdoganit do ti shpetoni drejtesise si stimulues e ushqyes te diktatorit erdogan,jo,dita e gjykimit per superkorrupsion familjare e pushtt brend djallit,po troket ne deren erdogan,nuke ka leke te piset e pushtet pa kufi e me c’do forme e cim brenda djallit qe tu shpetoje nga bange e akuzes.Lum kush e beson dhe i sherben me te mires se mundeshme njerezore do te gezoje perjetesine.Zoti kur krijoje njeriun i dhuroje dashuri,prandaj dhe jeta lind nga dashuria dhe jo nga urrejtja sic vepron erdogani ndaj lirise se fjales.Historia ka vertetuar ne shekuj se ekstremizmi i c’do forme,ngjyre apo besimi qofte gjithmone ka patur nje fund te turpshem e pa kthim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *