Letër e nënshkruar
Klajdi Sela, Stamboll
Mbyllja e aksesit të turqve në Tëitter është hapi më i fundit i marrë nga Erdogan për të parandaluar informimin e paanshëm dhe objektiv të masës pasi kishte blerë mediat më të mëdha me paratë e bisneseve rreth tij dhe pasi u kishte mbyllur gojën kundërshtarëve të mbetur me gjoba marramendëse. Me mbylljen e Tëitterit si i vetmi burim informacioni për çështjet korruptive i pakërcënueshëm nga qeveria Erdogan mund të ndalojë aksesin e një numri të konsiderueshëm turqish në të (edhe pse duket se ia paskan gjetur ilaçin për të hyrë sërish), por qëllimi i vërtetë nuk është ky. Shumë mendojnë se Erdogan e mbylli Tëitterin në Turqi sepse do që të nxisë rininë të protestojë dhunshëm kundër tij me thyerje dhe djegie. Madje ka profile të partisë së tij në rrjetet sociale që kërkojnë ta fryjnë këtë situatë pikërisht me qëllimin e nxitjes së protestave. Çudi? -Jo
Erdoganit i duhen pikerisht tani protestat e dhunshem kunder tij në një moment që sondazhen tregojnë se për herë të parë që prej 12 vitesh partia AK ka humbur pikë 9 ditë nga zgjedhjet lokale. Erdogan kërkon të trembi shtresën e mesme konservatore të shoqerise turke, të cilët jetojnë me paga dhe biznese të vogla. Janë ata që kanë ndërtuar diçka me mund e me djersë dhe nuk duan trazira por qetësi. Duke i trembur me “anarkistet e majtë” ai kërkon minimumi që ata të mos votojnë majtas.
