Erdogan kundërshton referendumin e kurdëve në Irak

DITA Online

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se është shumë e rëndësishme që Iraku të mbetet vend i bashkuar dhe se referendumi i planifikuar i kurdëve për pavarësi nuk duhet të mbahet.

Autoritetet në rajonin kurd të Irakut kanë planifikuar të mbajnë referendumin për pavarësi më 25 shtator dhe presidenti i Qeverisë rajonale kurde i ka thënë agjencisë Reuters, javën e kaluar, se nuk duhet të ketë kthim prapa nga përpjekja për shtetin e pavarur kurd.

“Rëndësia e integritetit territorial të Irakut po rritet nga dita në ditë”, tha Erdogan në një konferencë për naftën në Stamboll.

“Ata duhet të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të tillë si referendumi për pavarësinë”, shtoi Erdogan.

Turqia, me dekada të tëra, lufton kurdët në territorin e saj që përpiqen për më shumë autonomi. /REL

Share This Article
1 Comment
  • pretendenti për sulltan i turqisë shklyhet në dysh tu ulëri për të drejtat e palestinezëve,tashti e ka ulur pak zërin,i quante kurdët vëllezër,kur luftonin në kobane dhe ky ndihmonte ISISin,tashti është kundër lirisë së “vëllezërve” të tij kurdë!!bile është dhe kundër ndarjes së irakut,kur deri dje pretendonte teritore të tij dhe të sirisë!!
    eh sa e ndyrë është karrikja!!sa e ndyrë bëhet kur në të ulet një kokë e çmëndur që qëmënd jo vetëm një pjesë të popullit të tij por dhe shtetarë e popuj të tjerë!!
    këto çmëndurira që ky po bën në shtetin ku sundon duhet ti bëhen mësim shqiptarëve që kanë lajthitur duke e mbështetur!!ky po vret kurdët që janë shumë shumë më të afërt se gjithkush me turqit,kurdët kanë qënë ata që ndihmuan në mbrojtjen e kësaj turqie të sotme dhe ky po ua shpërblen duke i vrarë!!
    shqiptarët që për shkak të fesë e quajnë vëlla duhet të kujtojnë egjyptianët dhe sauditët,irakenët që megjithëse janë më të afërt me turkun prapë nuk e konsiderojnë vëlla!pavarsisht se janë të të njëjtës fe ata e shikojnë akoma si një pushtues të djeshëm!!
    ne si shqiptarë përveç dhunës që kemi pësuar,bile dhe kur kemi kujtuar se jemi më mirë se të tjerët,kemi qënë veçse mish për top,nuk kemi përfituar gjë tjetër përveç coptimit tonë.ajo na ka përdorur monedhë tregu në lidhje me europën!!përçarja fetare që kanë bërë ka çuar në asimilimin e shqiptarëve ortodoks nga sërbia,greqia dhe maqedonia!!
    sundimi turk ka qënë shkatërrues për ne,por kjo që po ndodh tashti,drejtimi që po i bëjnë politikanët tanë politiokës shqiptare drejt islamistit erdogan, do të jetë katastrofale!!
    pafytyrsia e këtij njeriu kur kërkon njohjen e pavarsisë së kosovës dhe të të drejtave të palestinezëve dhe në krahun tjetër amsakron shtetasit e tij kurdë dhe kërkon të mos lejohet liria e kërkuar në mënyrë demokratike në irak nga ana e kurdëve,është aq e hapur sa vetëm të verbërit nuk mund ta shohin!nëse dikush shikon shpëtimtarin tek ky kasap!?
    do të thotë se është një njeri i papërgjegjshëm!!
    kush kujton se mund të trëmbë europën dhe perëndimin duke thënë se ky do të jetë rruga alternative me BEnë!?
    do të thotë se është një budalla i lindur dhe i pakorigjueshëm!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *