Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shtuar akoma edhe më shumë polemikat që rrethojnë Pallatin Presidencial luksoz pasi pohoi se nuk ka 1000 dhoma ashtu siç përflitej, por më shumë se 1150.
“Nuk ka 1000 dhoma, gaboheni. Ka më shumë se 1150 të tilla”, shpjegoi Erdogan gjatë një takimi me sipërmarrës të shtunën në Stamboll. Erdogan ka siguruar se pallati i njohur edhe si AK Saray, (Pallati i Bardhë), po kritikohet për shkak të xhelozisë dhe ka theksuar se është pallati i kombit, jo i tij dhe e krahason koston e tij me atë të pallateve të Mbretëreshës Elizabeta II të Anglisë.
“Pallati Buckingham u restaurua për 50 milionë paund (rreth 63 milionë euro) dhe në Angli kanë dhe pallate të tjerë si ai”, tha Erdogan. Për Presidentin turk ata që kritikojnë Pallatin e Bardhë nuk duan që Turqia të rritet. Mediat britanike njoftuan vitin e shkuar se restaurimi i pallatit të Buckingham-it kushtoi rreth 50 milionë paund (63 milionë euro), ndërkohë që vlerësohet se pallati i ri presidencial turk ka kushtuar zyrtarisht 1.370 milionë lira turke (495 milionë euro).
Megjithatë spekulohet se kostoja reale ka qenë shumë më e madhe, duke qenë se Administrata për Zhvillimin e Banesave të Turqisë (TOKI) mohoi të përgjigjej për çmimin duke shtuar se “mund të provokonte një dënim të ekonomisë”. Vetë kompania e ndërtimeve pranoi se nuk e di se sa dhoma ka pallati.
Gjatë takimit të së shtunës Erdogan gjithashtu iu referuar protestave të vitit të shkuar për represionin policor gjatë trazirave në Parkun Gezi në Stamboll dhe paralajmëroi se këto lëvizje mund të kishin provokuar një revoltë nëse ai nuk do të kishte marrë masa. “Çfarë do të kishte ndodhur nëse ngjarja e Gezit nuk do të ishte kontrolluar, nëse qeveria do të dorëzohej ndaj dhunës në rrugë”, pyeti ai në formë retorike.
“Përgjigjen e kësaj pyetjeje na e dhanë Egjipti dhe Ukraina”, shtoi ai. Megjithatë ai shtoi se policia turke u soll më e butë me manifestuesit në krahasim me policët që “vrasin civilë në Shtetet e Bashkuara. “Qëllojnë dhe vrasin njerëz”, tha ai duke iu referuar një djaloshi të ri me ngjyrë në Nju Jork të vrarë nga një polic i bardhë.
Protestat në sheshin Gezi u zhvilluan në verë të 2013-ës kur policia turke shtypi dhunshëm një grup manifestuesish që ishin kundër ndërtimit të një qendror tregtare. Protesta u zhvilluan në të gjithë Turqinë dhe disa të rinj vdiqën nga duart e policëve, shumica për shkak të impaktit të goditjeve me gaz lakrimogjen.
Je bere si Putin edhe ti
RESPEKTE
Shtet i fuqishem, qe ka nje presidence madheshtore dhe te merituar.
Ky pallat gjigand, eshte prone e shtetit turk dhe jo prone e nje personi, kushdo qofte.
Aty eshte pronar shteti dhe trualli ne te cilen eshte ndertuar, ishte prone e Qemal Ataturkut, babait te Turqise moderne.