Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se akuzat që, Perandoria Osmane ka kryer gjenocid kundër armenëve rreth një shekull më parë, po përdoren për t’i bërë shantazh Turqisë.
Disa ditë pasi Parlamenti i Gjermanisë miratoi rezolutën me të cilën vrasjet e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore cilësohen si gjenocid, Erdogan ka kërcënuar se me divorc, në lidhje me marrëdhëniet me BE-në.
“Ose do të gjejmë zgjidhje për problemet tona në mënyrë korrekte, ose Turqia nuk do të jetë barrierë në linjën e parë të problemeve në Evropë”, tha Erdogan, duke iu referuar marrëveshjes BE-Turqi, për ndaljen e fluksit të emigrantëve.
Nga shumë historianë dhe disa shtete, masakra dhe largimi i afro 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane, gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, konsiderohet si gjenocid.
Turqia e kundërshton këtë vlerësim duke thënë se armenët vdiqën në numër shumë më të vogël, për shkak të konfliktit civil, e jo për shkak të përpjekjeve të planifikuara të qeverisë otomane për asgjësimin e armenëve, që ishin minoritet i krishterë.

KJO DIHEJ QYSH NE FILLIM.
EUROPA E KA “HALE NE SY” NJE TURQI TE FORTE, POR KY ESHTE PROBLEM I SAJ.
VETEM PERANDORIA E NDRITUR OSMANE SOLLI STABILITET PER 500 VITE ME RRADHE NE TE GJITHA TROJET KU SUNDOI.
REALITETI SOT E TREGON ME MIRE KETE, PAS SHPERBERJES SE PERANDORISE, TE GJITHA TROJET E SAJ JANE PERFSHIRE NGA LUFTRA TE NXITURA NGA ZULLUMQARET.
KETE, VETEM NJE QORR NUK MUND TA SHIKOJ.