Erdogan paralajmëron: Lufta ndaj ekonomisë turke do të vazhdojë!

Dita

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë të hënë se, sulmet ndaj ekonomisë turke priten qe të vazhdojnë.

Ai u shpreh gjatë fjalimit të mbajtur në Ankara në 10-vjetorin e Konferencës së përvitshme të Ambasadorëve se, lira turke do të rikthehet shumë shpejt në “nivele racionale”, dhe kjo pasi monedha turke ra në nivelin më të ulët rekord, duke u këmbyer me më shumë se 7 dollarë amerikanë.

Erdogani, i cili e përshkroi rënien e lirës si pasojë e një komploti më shumë sesa falë parimeve fundamentaliste ekonomike, tha gjithashtu se përhapja e lajmeve të rreme mbi ekonominë ishte një tradhti dhe se veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin “një thikë shpine” kundër Ankarasë.

Reagimi i presidentit turk erdhi në ditën kur lira turke regjistroi minimumin historik kundrejt dollarit amerikan, e po ashtu në ditën kur Banka Qendrore e Turqisë vendosi të ndërmarrë masa për rikuperimin e saj.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *