Erdogan paralajmëron: Po ringjallet teza e përplasjes së qytetërimeve

Dita

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëron për një “përplasje të mundshme qytetërimeve”, pas sulmeve islamike në Paris, duke kritikuar dhe Francën që ka lejuar që gruaja e një sulmuesi të ikë në Siri përmes Turqisë.

Erdogani, një mysliman i devotshëm suni, shkruan Reuters, ka akuzuar Perëndimin për hipokrizi. Në një takim të biznesmenëve në Ankara, Erdogani tha se Charlie Hebdo është i njohur për provokimet.

“Me shqetësim të madh ndjekim sulmet ndaj islamit të fshehura pas sulmit në gazetën satirike në Francë,” tha Erdogan, i cili thekson se po rritet islamofobia në Perëndim, transmeton Telegrafi.

“Përkundër të gjitha përpjekjet tona për ta ndaluar, ngjallet teza e përplasjes së qytetërimeve”, tha ai.

Charlie Hebdo boton karikaturat ku tallet me figura fetare. Në numrin e fundit aty u botua sërish karikatura e Profetit Muhamed. Erdogan thotë se ky edicion nuk ka lidhje me lirinë e shtypit porse është “terrorizim i lirive të të tjerëve”.

Një gazetë turke që ka transmetuar një pjesë të këtij numri, tash është nën hetime.

Share This Article
4 Comments
    • ORE SHOKU, E DINE ORGANET NE FRANCE NESE AJO KA INDICIE PER TERRORRIZEM APO JO?

      NGA TA DALLOJ DOGANIERI I TURQISE, APO THJESHT NGA SURRATI.

      PER SULMET NDAJ PROFETIT MUHAMET KY KA TE DREJTE.

      PERSE NUK BOTON KJO GAZETE KARRIKATURA ME JEZU KRISHTIN E TA VERE NE LOJE, E PRA NGRIHET VATIKANI DIREKT NE PROTESTE.

      KJO, PERVEC FAKTIT QE KJO ESHTE NJE GAZETE ME REDAKSI TE PAAFTE DHE KETA LLOJ RRINE E SHPIKIN SATIRE EDHE ATJE KU NUK KA.

      • Edhe per Krishtin kane bere karikatura te padenja keta te Sharli Hebdo-s. Sot doli njeri nga keta karikaturiste dhe deklaroi se e ka pasur te dashur kryeredaktorin e vrare para pak ditesh, i njohur si Sharbo, dhe jane palluar per qef se bashku????!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *