Erdogan përmend Mossad-in për rolin e luajtur në organizimin e referendumit në Kurdistan

DITA Online

 

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u shpreh sot se shërbimet sekrete izraelite “Mossad” kanë luajtur një rol në organizimin e referendumit mjaft të diskutueshëm për pavarësinë e Kurdistanit irakian.

Duke kritikuar faktin se kurdët e Irakut po festojnë rezultatin e referendumit me flamuj izraelitë në duar, Erdogan deklaroi se ky fakt tregon diçka, kjo administratë ka një histori të përbashkët me Mossad-in, ata po ecin përpara sëbashku.

Ndërsa ky proces është kritikuar gjerësisht në arenën ndërkombëtare, Izraeli është i vetmi shtet që është shprehur publikisht për një shtet të pavarur kurd.

“A jeni të vetëdijshëm për hapat që keni hedhur ? Vetëm Izraeli ju mbështet”, shtoi Erdogan, duke iu drejtuar liderëve kurdo irakianë gjatë një fjalimi në televizion dhënë në Erzurum (Lindje).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *