Erdogan-Putin, plan i përbashkët për reaktorin e parë bërthamor në Turqi

Ornela

Presidenti rus Vladimir Putin, në vizitën e tij të parë jashtë vendit që prej rizgjedhjes president më 18 mars, si dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan dhanë në distancë “dritën jeshile” për ndërtimin e impiantit bërthamor të prodhimit rus në Akkuyu, në brigjet e Mesdheut.

Putin e lavdëroi këtë projekt si simbol të rritjes së bashkëpunimit mes Rusisë e Turqisë.

“Përballemi me objektivin ambicioz të nisjes së funksionimit të reaktorit të parë bërthamor në vitin 2023, që do të koinçidojë me themelimin e Republikës së Turqisë”, tha Putin gjatë ceremonisë së të martës. “Kemi rënë dakord me mikun tim të dashur, presidentin Recep Tayyip Erdogan, që të bëjmë gjithçka të nevojshme për përmbushjen e këtij objektivi”.

Erdogan tha se impianti bërthamor do të përmbushë 10 për qind të nevojave për energji të Turqisë, pasi të gjithë reaktorët të bëhen funksionalë.

“Në këtë mënyrë, ne do ta bëjmë gamën tonë të energjisë, që varet ende nga nafta, gazi natyror dhe qymyrguri, më të fuqishme”, shtoi ai.

Impianti në Akkuyu do të ndërtohet nga agjencia ruse e energjisë bërthamore “Rosatom”. Projekti përllogaritet të kushtojë rreth 20 miliardë dollarë.

Turqia dhe Rusia kanë lënë mënjanë “rivalitetin” tradicional të tyre dhe dallimet mbi një sërë çështjesh rajonale, në mënyrë që të përforcojnë marrëdhëniet. Putin e Erdogan janë takuar disa herë gjatë vitit të kaluar, ndërsa flasin thuajse rregullisht në telefon.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ku jane neo-osmanet qe kedo qe eshte kunder sulltanit te Anadollit e quajne sllavo-grek?

  • Perandoria e dhier osmane!

    Ishin pikrisht luftrat Ruso – Turke qe humbi turqia dhe fitoj Mskovi i carit.Si pasoj ne u coptume ne shtetet komshi rreth vedit.Interresat e mbijeteses jane shume ma te fuqishme se lufterat.Sot Rusi Turqi bahen miq aq ma teper kur Europa kerkon salltanete e prodha mbas pordhave.Dhe po nuk diti te sillet me vendet e Ballkanit nuk asht per tu cudit per ikjen e zojgjve te trembur.Kjo duket si e pa rendesi.Por grykat e armeve vijne e zateten mu ne vrime te bythes se Europes.Ndaj politika e Trumpit asht disfatiste po nuk diti te riorganizohet dhe ta trajtojne BE si koleg i domosdoshem ne mbijetese.Nuk ia vlen aspak ideja Firs Amerika.Kete ide kishte dhe Hitleri.Po ku perfundoj.Ndersa sot rrezikohet ku do perfundojme te gjithe pavarsisht pozicionit gjegrafik.Britani na la kopil lojnat me helmime agjenturash.Neser kjo Britani do jete e vecume nga BE.Cfare mendojne keto se mos do solidarizohemi per manovrimet Britanike qe gjithe jeten me keto manovrime ka pushtu dhe kolonializue boten.Sot gjindet me BE neser e vetmume dyshoj dhe nga Amerika.Sepse First Amerika nuk ka pse mban zagar permbrapa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *