Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Gyleni

Elton Tafaruci

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk duhet të strehojnë një terrorist” siç është kleriku turk, Fethullah Gylen dhe aktiviteti i tij në të gjithë botën duhet ndalur.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, Erdogan tha se Washingoni “nuk ka asnjë justifikim” për të mbajtur Gylen, të cilin autoriteëtet turke e akuzojnë për tentativën e grushtit të shtetit

“Nëse SHBA është aletati ynë dhe jemi partnerë të NATO-s atëherë nuk duhet të lejojmë një terrorist si Gylen të drejtojë organizatën e tij” tha Erdogan gjatë intervistës dhënë në takimin e përvitshëm të liderëve botërorë në OKB

Erdogan tha gjithashtu se 3 muajt e gjëndjes së emergjencës të deklaruar menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit mund edhe të zgjaten.

Share This Article
1 Comment
  • “Erdogan tha gjithashtu se 3 muajt e gjëndjes së emergjencës të deklaruar menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit mund edhe të zgjaten.”
    këtë se kisha vënë asnjëherë në dyshim!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *