Erdogan shpërthen ndaj Europës: Kujdes kur akuzoni

Dita

Ndërsa sytë janë nga Brukseli ku pritet finalizimi i marrëveshjes BE-Turqi, Presidenti turk, Rexhep Erdogan, nuk përmbahet e kalon në një shpërthim të hapur pakënaqësie ndaj Europës.

“Europianët -tha kreu i shtetit turk- bëjnë mirë t’i shohin me kujdes të dhënat e tyre të emigrantëve përpara se ti tregojnë Turqisë çfarë të bëjë e ta akuzojnë se ‘po shkel në tokë të minuar’ me mbështetjen për grupet terroriste”.

Komentet e tij plot tone luftarake erdhën në kohën kur kryeministri, Ahmet Davutoglu, takohej në Bruksel me liderët e bllokut në përpjekje për arritjen e paktit të shumëdiskutuar. Por ndërsa qëndrimi i Davutoglusë në kryeqytetin belg ishte i qetë e i moderuar, Erdogan u shfaq mjaft i prerë kur tha se kritikat e jashtme ndaj raporteve mbi respektimin e të drejtave brenda ku泏싾jve të saj, Turqia do t’i dëgjojë vetëm kur të jenë të justifikuara, raporton TCh.

“Në kohën kur Turqia është duke strehuar mbi 3 milionë refugjatë, ata që nuk e gjejnë dot hapësirën për një grusht emigrantësh dhe që në mesin e Europës i mbajnë këta njerëz të pafajshëm në kushte të turpshme, të shohin një herë veten pastaj të tjerët”, tha Erdogan. Liderët europianë kanë shprehur së fundmi shqetësimin mbi humbjen e jetëve të civilëve në juglindjen e Turqisë gjatë operacionit ushtarak që synon goditjen e militantëve të PKK-së dhe i kanë bërë thirrje Ankarasë të përdorë një forcë proporcionale, siç e quajtën ata.

Share This Article
1 Comment
  • OR MIK, MOS U MERR ME LAMASHET.

    1. TURQIA NUK KA ASNJE DETYRIM TE NDIHMOJE NJERI, PASI NUK ISHTE INICIATIVE E SAJ LUFTA NE SIRI, ATA QE HAPEN LUFTEN LE TI DALIN PER ZOT TANI VALES SE REFUGJATEVE, 3 MILION PREJ TE CILEVE PO I MBAN TURQIA.

    2. ATO GJERA QE “I OFRON” BE-JA PER NDIHME, JANE SHUME FORMALE DHE PA ASNJE PERMBAJTJE REALE PER TURQINE, THJESHT NOSTALGJIKE.

    3. PERPARA ERDOAN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *