Nëntorin e shkuar partia islamiste AKP e themeluar nga Erdogan fitoi bindshëm zgjedhjet dhe presidenti i Turqisë ka nisur të ëndërrojë ndërtimin e perandorisë së tij.
Duke pasur mazhorancën absolute Erdogan po mendon të ndryshojë kushtetutën duke modifikuar sistemin parlamentar në një sistem presidencial, ku figura e tij do të forcohet dhe do të ketë rol të ngjashëm me Obamën apo Putin.
Edhe opozita është në favor të këtij varianti. Por perëndimi i druhet një ndryshimi të tillë. Për të rritur edhe më tej shqetësimin e perëndimit ka menduar vetë Erdogan që për të ilustruar idenë e tij ka marrë shembullin më të keq. Ai ka deklaruar në një intervistë dje se sistemi i zgjedhur nga Hitleri për të qeverisur Gjermaninë ishte i përkryer.
“Ka shembuj në gjithë botën të qeverisjes në këtë mënyrë që kanë qenë të suksesshme. Mjafton të kujtosh Gjermaninë e Hitlerit. Ishte perfekte”, ka thënë Erdogan për mediat turke. Frymëzimi i “sulltanit”, duket tejet shqetësues për perëndimin që e ka mbështetur së tepërmi sidomos pas incidentit me Rusinë.

të paktën ne e kemi vëlla!!nuk do të na i rrasë krahun!!vetëm brrylin si deri para 100 vjetësh!!bile ka për të na siguruar dhe punë!!ushtarë i duhen sulltan hitlerit të turqisë!!