Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia është një vend kaq i madh dhe i fuqishëm, saqë nuk mund të disiplinohet përmes terrorit.Kreu i shtetit turk mbajti një fjalim në pritjen e organizuar në Pallatin Presidencial për nder të anëtarëve të Shoqatës së Miqësisë së Stambollit.
Ai tha se një strukturë ilegale, e cila është rrënjosur brenda shtetit, po bën një propagandë shumë intensive për të shfaqur Turqinë si një vend, që mbështet organizatën terroriste DAESH.
Kombi turk, vijoi Erdogan, nuk mund ta pranojë kurrë tradhtinë dhe thikën pas shpine.
“Do ta sheshojmë kërcënimin, që ky rrjet tradhtar përbën për vendin tonë. A e dini se çfarë më bën të ndihem keq? Mjerisht, kjo strukturë ilegale është kapur dorë për dorë me PKK-në dhe organizata terroriste të ngjashme me të”, shtoi ai.
Erdogan theksoi se pas zgjedhjeve parlamentare të 1 nëntorit vendi ka hyrë në një periudhë, që shënon fillimin e procesit të ndërtimit të Turqisë së re.
“Procesi në vijim do të jetë një periudhë, që do të zhdukë nga faqja e dheut tutelën mbi vullnetin kombëtar dhe do të kurorëzohet me një kushtetutë civile të re”, përfundoi Presidenti Erdogan.

SIRIA ESHTE VARRI I MUZHIKEVE
PERPARA ERDOAN.