Sulltani i parë i Turqisë moderne

DITA Online

 

Nga Duran Aram Ekin*

Pasi presidenti Erdogan të bëjë betimin në Ankara të hënën (09.07) Turqia kalon nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial. Të dielën me dekret ai liroi nga detyra më shumë se 18.600 nëpunës të shtetit, mes tyre  9000 policë, rreth 6000 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 199 akademikë. Ky është ndoshta dekreti i fundit para heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme që pritet pas ngjitjes së tij në post.

Kanë kaluar 13 vjet që kur AKP dhe themeluesi i saj, Erdogan erdhën në pushtet. Fillimisht dukej sikur ishin vitet e demokracisë, lirisë së mendimit dhe paqes shoqërore. Por tani Turqia po i jep kompetenca të jashtëzakonshme një presidenti autoritar, me tendenca gjithnjë e më shumë islamiste dhe nacionaliste. Me shfuqizimin e funksionit kontrollues të parlamentit ai merr pushtetin e vetëm për të vendosur mbi ekzekutivin. E përmes kompetencës së përcaktimit të anëtarëve më të lartë të aparatit të drejtësisë, ai do mund të kontrollojë kështu edhe drejtësinë.

Pa krahasim me SHBA dhe Francën

Ersin Kalaycioglu nga Qendra Politike e Universitetit Sabançi të Stambollit thotë se nuk është ende e qartë, si do të ndryshohet sistemi. “Deri më tani sistemi i ri është diskutuar me ne vetëm në vija të trasha. As opinioni publik dhe as studiuesit nuk i njohin detajet.”

Përkrahësit e Erdoganit festojnë fitoren e presidentit,

Erdogan ka përsëritur shpesh se edhe demokraci të tjera kanë sistem presidencial. Por sistemi presidencial i Turqisë ndryshon nga ai francez apo amerikan. Kështu për shembull në SHBA presidenti nuk e ka kompetencën të shpërbëjë kongresin. Erdogan mund ta bëjë këtë dhe të shpallë zgjedhje të reja. Në Francë i përcakton parlamenti anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, në Turqi përkundrazi i merr presidenti vendimet që prekin këtë gjykatë të rëndësishme.

Studiuesja Ersin Kalaycioglu kujton tiparet autokrate të sistemit presidencial në Turqi. “Si në sistemin amerikan ashtu edhe atë francez kemi një shoqëri të mirëformuar civile. Këtë ne nuk e kemi.”

Po ashtu Erdogani në të ardhmen mund të operojë edhe me dekrete presidenciale. Deri më tani ai lejohej ta bënte këtë vetëm në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme. Por tani Erdogani mund ta minojë në çdo kohë judikativen. Duket e pamundur që të funksionojë një sistem i pavarur dhe jo partiak i drejtësisë. Sipas politologut turk, Dogu Ergil ndarja e pushteteve dhe pavarësia e drejtësisë, kaq të rëndësishme për demokracinë janë faktikisht të shfuqizuara me sistemin e ri.

Rreziku ultranacionalist

Ende nuk dihet, nëse aleanca që Erdogani mbylli me partinë nacionaliste, MHP do t’i shtojë tensionet në vend. Shumë vetë mendojnë, se qëndrimi i ashpër i MHP sidomos në çështjen kurde dhe refuzimi i disa vlerave demokratike, do të krijojë një atmosferë edhe më nacionaliste në Turqi. Erdogan ka nevojë për MHP për të siguruar shumicën në parlament. Kjo mund të kthehet në pengesën kryesore për zgjidhjen e problemit kurd dhe afrimin e Turqisë më Bashkimin Europian.

Interes të madh paraqet edhe e ardhmja e zhvillimit të marrëdhënieve me Perëndimin. Në vitin 1999 Turqia ka shtruar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në BE, në 3 tetor 2005 filluan negociatat. Por në 13 vitet e fundit nuk është arritur ndonjë progres për t’u shënuar. Dhe me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme para dy vjetësh, ato faktikisht janë ndalur.

Kriza e re Turqi-SHBA

Kati Piri raportuese për Turqinë në Parlamentin Europian

Kati Piri, raportuese e Parlamentit Europian për Turqinë është shprehur për një ndalimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Në një kohë që marrëdhëniet BE-Turqi rrezikojnë të ngrijnë, një krizë tjetër është shfaqur edhe në marrëdhëniet me SHBA. Ka disa pika që i rëndojnë ato: Fetullah Gülen, që bëhet përgjegjës për puçin ushtarak nga Erdogan jeton në SHBA. Uashingtoni punon me krahun e armatosur kurd të Sirisë, YPG, por që nga Turqia shihet si organizatë terroriste. Turqia po ashtu kërkon të blejë raketa S-400 nga Rusia, megjithë anëtarësinë në NATO. Të gjitha këto çështje i kanë futur në qorrsokak marrëdhëniet SHBA-Turqi.

Politologu Dogu Ersil i referohet edhe një sondazhi të fundit në Turqi: Sipas tij, SHBA është në Turqi më e papëlqyer se në Iran. Në shoqëri po përhapet një qëndrim gjithnjë e më armiqësor ndaj SHBA dhe BE, thotë Ergil, pavarësisht politikës së Erdoganit.

*DW

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • Kryekrimineli i azis dhe parneri bisexuel i edi rames,ku punojn ne komanden e shefit suprem,Putinit te Fuqishm,Erdogani ka ber viktima e masakrra ma shune se hitleri.kryesisht ne musliman,se kristianet evropian e amerikan i dhjejn ne goje.
    I formoj celulat e para te organizates islamike terroriste isis mvrenda turqis,i furnizojvme arme dhe hapi frontieret te futen dhe kallin e djegun sirin,gaboa,se së prari deshi ta djeg egyptin,por gjenerali al sissi ja mbyti terroristet mjekrrosha,burg per jet ish presidentit salafie Morsi,dhe i tha erdoganit,kujdes se ta kalli flake Stambollin.
    vetem ne siri jane 300 000 mi te vrar e masakrruar kryesisht me shehirat denim prerje koke,ose futut te gjalle ne dhe.miliina te plagosur e vdekur nga uria e etja dhe semudje te ndryshme ne muges dr medikamentesh e diagnostike.
    Video.ku erdogani dhe turqia furnnizon me terroristat e isit ne siri.video e filmuar sekret nga vet nje gazetar turk,tani ne ekzil ne perendim.
    Video:un jiurnal turc publie les image d’armes livres par la turquie aux djihadiste en syrie.
    video nga gazeta franceze le monde.ku gazetaret e tvfrance 2 i thane hapatas erdiganit para konferences me macron,se ju erdogan financoni e furnizoni me arme terrorismin islamik.
    pastaj vide.le masacrre kurde.ku vetem ne 40 vitet e fundit jane vrar fshatra te tera kurde ne turqi,dhe sipas OKB geneve turqia ka perdore edhe gaze toxike per vrasje te civilve ne fshatra.
    Gazeta austriake e gjermane kane shkruar,se turqia egalizoj pedofilin,ku pleqet mund te martohet ne voglushe 12 vjeqe.
    mos te shkoj me tutje,veqse nje turqi moderne e demokrate,eshte po si te thuash,nje krokodil i zi moderne e demokrat.

  • JO Turqia Moderne nuk munde te krahasohet kjo. Qemal Ataturku e la Turqin Moderne , ndersa ky me veprimet e veta “moderne” po kerkon qe turqin ta kthej ne kalifat.
    Ky eshte sulltani i mesjetes ne kohen moderne.! Nje kontraste teper i madhe.!

  • Sidoqoft asnjeri nuk mund ta akuzoje se nuk punon per vendin e vet.Ne lidhje me demokracine e koheve te fundit nuk jame dhe shume i sigurte qe eshte domokraci.Kur nuk te do perndimi je ne rruge te mbare.
    Sa per Jezusin tim dhe Muhametin e Sulos ata te e kane gjetur nderrojne Marien me Mairen dh une grindem kot me Sulon qe me ka mbetur se te tjeret na lane dhe iken neper bote dhe na harruan.

    • o laaaaaal
      dhe enveri,punoi për vëndin e tij-ku e çoi??
      dhe stalini e të gjithë pas tij punuan për vëndin e tyre-ku e e çuan??
      hitleri e musolini bënë për vëndet e tyre-po ku i çuan??
      çavesi bëri për vëndin e tij-po ku e çoi??
      o laaaaale,diktaturat bëjnë diçka për vëndet e tyre,por në fund ato vënde përfundojnë në katastrofëëëëëë!!
      nuk mund të vendosë një njeri,sado i zoti qoftë,për fatin e një populli,sepse me kalimin e kohës ai njeri kalbet,i mbarojnë rezervat dhe këthehet,jo vetëm në shkatërrues të asaj që ka ngritur,por dhe në të asaj që ka trashëguar!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *