Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një takim me gazetarët gjatë fundjavës ka folur në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes”, ose ofensivën kundër Sirisë, e cila ka hyrë në ditën e pestë të saj.
Erdogan ka deklaruar se “Nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë krijimin e një shteti terrorist në veri të Sirisë”, duke theksuar se gjëja më e rëndësishme në këtë pikë është që objektivi të arrihet me humbje minimale dhe të përfundohet me sa më pak dhimbje.
Duke ttreguar se forcat ushtarake turke deri më tani kanë marrë nën kontroll 22 vendbanime, Erdogan raportoi edhe ndikimet në jetët e njerëzve të këtij operacioni.
Duke iu referuar grupeve kurde të YPG, që në Turqi konsiderohen terroriste, ai tha: “Deri më tani janë neutralizuar 490 terroristë, nga të cilët 440 prej tyre janë vrarë, 26 janë plagosur dhe 24 janë dorëzuar”.
Në lidhje me kundërpërgjigjet e forcave kurde kundër Turqisë, Erdogan u shpreh: “Deri më tani ka patur 652 sulme me mortaja dhe raketa në vendbanimet që ndodhen në qytetet Şanlıurfa, Mardin, Şırnak dhe Gaziantep. Si pasojë e sulmeve të kryera ndaj qyteteve tona kufitare janë martirizuar 18 shtetas tanë, mes tyre edhe fëmijë, ndërkohë që janë plagosur edhe 147 shtetas të tjerë”.
Erdogan shtoi: “Në këtë operacion mbështetjen më të madhe e marrim nga kurdët e Sirisë”, duke pohuar se gjatë operacionit kanë humbur jetën 2 ushtarë turq dhe 16 anëtarë të Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA).
Në vijim, presidenti Erdogan theksoi: “Nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë krijimin e një shteti terrorist në veri të Sirisë. Përse ndodhemi ne në Siri? Sepse regjimi nuk mund të qëndrojë në këmbë përballë terroristëve”.
Erdogan gjithashtu nënvizoi: “Po të mos kishim ndjeshmëri humanitare, fuqia ushtarake e Turqisë është e mjaftueshme që ta shkatërronte organizatën terroriste brenda disa ditësh. Por, ne por tregojmë një ndjeshmëri si ajo e argjendarit, po përpiqemi që të mos dëmtohet as edhe një i pafajshëm”, duke shtuar se kjo është një çështje ekzistence për Turqinë, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita

Po te veprohet me kete llogjike atehere edhe nje sulm ushtarak i Bashkimit Evropian kunder Turqise eshte ceshtje ekzistence per Bashkimin Evropian ,pasi Turqia eshte ajo qe dergon ne Evrope emigrantet e paligjshem ku midis tyre jane shume ish luftetare te ISIS ,vrases,kriminele . Por a mund te veprohet me kete llogjike turke ? Apo kjo justifikon tmerrin e madh te Turqise- krijimin e Kurdistanit ,shtetin e kurdeve martire ku do te permbledhe edhe 30% te teritorit te Turqise se sotme ?
Ik mor legen se do perfundosh si sadami
Poeti i madh Cajupi:- O zot ti qe bere qingjin dhe arine,c’pate qe bere Turqine!!
Turqia e ka ne gen egersine per lufte dhe pushtime popuj te ndryshem.Kjo eshte nje e vertete histotike .Krimet e saj gjate gjithe shekujve, per shume popuj,dhe vecanerisht per ne Shqiptaret, eshte e permasave te genocideve.Pluhuri i harreses ne raport me kohen eshte shume i madh.Boll te sjellim ne kujtese sa per ilustrim vitin 1910, kur kokat e prera te shqiptareve, te vendosura ne hunj druri,benin kilometra te tera…..Sot Turqia sillet me Shqiperine si koloni e saj,fale “patrioteve politikane” .
Ne se sot , ne Turqi mund te jene miliona njerez me origjine shqiptare,asnje shkolle shqip nuk lejon te hapet aty,kur nderkohe ne Shqiper ngre vetem xhami dhe ngrehina pro turqise,i tek me e cuditeshmja ngritja e memorialit turk ne kodrat e liqenit.
Nderkohe ne Serbi ka investuar miliarda euro ne punesime dhe industri,sepse ajo eshte armike e Kosoves dhe Shqiperise.
Pra perfundimisht, ne ju urrejme ju si Turqi, qe pushtoni shtete te pavarura,si Siria ,kosova ,shqiperia,etj.
Ti z.ambasodor i Turqise ketu ne Tirane, i sherbeni vetem sulltanit tuaj dhe prandaj nuk jemi dakort me ju,qe Shqiperia eshte dakort me pushtimin e Sirise!!!