Erdogan sulmon Mitsotakis: Po luan lojë të gabuar, Turqia e ka “çmendur” Greqinë

J L

Pak orë nga samiti vendimtar i Berlinit, presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan pas largimit nga Turqia drejt Gjermanisë u hodh në sulm ndaj Greqisë dhe kryeministrit të saj.

Presidenti turk tha se Athina është në një pozitë shumë të vështirë sepse nuk ishte e ftuar në takim. Ai u shpreh se “Turqia e ka çmendur Greqinë”.

Duke iu referuar Kyriakos Mitsotakis, ai tha se Kryeministri grek po “luante lojën e gabuar” dhe se “hapat që ai po ndërmerr nuk janë të drejtë”.

Erdogan gjithashtu iu referua vizitës së gjeneralit, Chalifa Haftar në Greqi, duke theksuar se nuk kishte asnjë arsye që qeveria greke ta takonte, në një kohë kur lideri i njohur i Kombet e Bashkuara në Libi është kryeministri libian, Fajis al-Sarradsh, i cili drejton vendin që nga viti 2016 me të ashtuquajturën “Qeveri e Unitetit Kombëtar”.

Presidenti turk ka akuzuar komunitetin ndërkombëtar se nuk ka reaguar siç duhet ndaj sulmeve të “grushtit të shtetit” nga Haftar.

Ai pohoi se “organizatat terroriste si ISIS dhe al-Kaeda kanë rikthyer terren në Libi dhe sulmet e tyre kërcënojnë të gjithë pellgun mesdhetar” dhe se “Turqia ka çelësin për paqen në Libi”.

Shtetet e paftuara

Greqia do të kishte marrë pjesë me dëshirë në këtë konferencë. Qeveria në Athinë është e shqetësuar për marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe Libisë për përcaktimin e kufijve detarë. Vërtet kjo ujdi nga pikëpamje ndërkombëtare juridike nuk do të qëndronte, por Turqia përmes manovrave detare ka treguar se është e vendosur të bëjë realitet pretendimet e saj.

Këtu futet edhe e drejta e shfrytëzimit të atyre pjesëve të fushave me gaz që bien në territorin e saj përmes ndryshimit të kufijve detarë. Greqia i trembet kësaj marrëveshjeje që për të kufizon lirinë e lëvizjes detare. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur i shqetësuar të premten në një telefonatë me kancelaren Merkel për “aksionet destabilizuese të Turqisë”.

Edhe Tunizia, vendi fqinj i Libisë nuk është ftuar në konferencë. Ambasadori tunizian, Ahmed Chafra në Berlin kundrejt Deutsche Welle është shprehur me tone kritike: Kjo na ka habitur shumë, sepse Tunizia është vendi, që pëson e para dëmet më të mëdha, për çdo gjë që ndodh në Libi.

Ai theksoi, se “është e rëndësishme të dihet, se një pjesë e sfidave të mëdha që ka Tunizia në ekonomi dhe siguri kanë të bëjnë me situatën në Libi.”

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Historikisht,qe nga sajimi i shtetit artificial grek,Greqia eshte mesuar te cvate nga popujt fqinj copa te majme,duke perdorur Autoritetin e shteteve Evropiane.
    Duke shfrytezuar pafuqine e disa shteteve te tronditur nga ISISI dhe luftrat civile,po sulet te grabise shelfin kontinental te disa vendeve Afrikane si Siria,Libani,Libia,Tunizia..Ka shkuar shume larg.Ka bere fakt te kryer edhe diversionin ne kufirin me Turqine.
    Kur i kruhet dhise,vete ha buken e bariut-themi ne.
    Te shohim si do te perfundoje.

    • As që nuk vihen në kandari, Turqia shtet i pavarur, ndjek interesat e saja. Greqia shtet artificial,.i zhytyr në.borxhe ja tërheqin fijet të tjerët.

  • Me thuaj me ke rri, te te them se cili je,thote populli.
    Amerika,Turqia,Israeli,Sllavet ne Ballkan jane shkaterrimi i Kombit tone Te Lavdishem Ilyre.
    Mirepo amerikanet krijuan nje shtet myslimane turk ne 1913en ne nje kohe qe sillnin skllever me zingjire nga Afrika e Apartejdit.
    Pse e bene kete do thote dikush dhe nuk mbeshteten luften Heroike te Arvanitasve qe luftuan per Epir,per Magna Grecia,per Kostandinopol.
    Pse e ndihmuan Ataturkun amerikanet apo barbaret Evropiane kur Venizelos po clironte Asine e Vogel nga Islami?
    Sepse jane fashiste,barbare,mosmirenjohes,te mbeshtetur edhe nga turkoallvanosat e ndyre dhe kriminele.
    Mos kujtoni ju se ju “cliroi” Amerika nga Milloshevici?
    Prandaj ju quanin me bisht perpara nje shekulli se nuk kini as Bese,as Gjak,as Nder,as Dinjitet.
    Si i harruat pengjet turke qe oshetimat e nenave (Atehere Orthodhokse Greke jo Autoqefale) degjohen akoma?
    Nuk e kuptoni qe nuk kini as karakter,asgje prej gjeje.
    Pse e bene me te drejte kunder Milloshevicit dhe jo kunder Ataturkut?
    Se kane gjetur ju turkofaren dhe fashistofaren qe “pretendoni” se Pirrua ishte turkoshqipetare dhe luftoi per Sulltane sic beren Deputeti dhe Governatori turk Ismail Beu,Frashellinjte dhe rraca juaj e degjeneruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *