Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Erdogan në rrjetet sociale thotë se me Kosovën kanë miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.
“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.
Ndryshe, Turqia ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.
Tarihî dostluk ve kardeşlik bağlarımızın olduğu Kosova’nın bağımsızlık yıl dönümünü tebrik ediyorum.
Kardeş Kosova halkına huzur, refah ve esenlik diliyor, en kalbî selam ve muhabbetlerimi gönderiyorum. ?? ?? pic.twitter.com/nHzOlzklW5
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 17, 2022
j.l./ dita

500 vjet Pengje,Perdhunime,Prerje Kokash nuk i thone shaka.
Dashuri e Madhe midis atyre qe u turqizuan dhe luftuan per ju o Sulltan dhe kunder atyre qe dhane Jeten,Pasurine (Perusine greq) per Kombin e tyre Greke.
Ironia eshte se keta Arnaute pretendojne se jane “Komb i Lashte” dhe me “Dignytet,Histori,Tradite”.