Erdogan uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Spektakolare

Gazeta Dita

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka uruar sot për fitoren kryeministrin Edi Rama, pas rezultatit që mori PS-ja nga zgjedhjet e 25 qershorit. Me anë të një mesazhi të shkurtër, Ergodan thekson se kjo ishte një fitore spektakolare.

Mes të tjerash presidenti turk nënvizon faktin se pas fitores së Ramës, do të forcohen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy shteteve. Po ashtu, Erdogan ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë edhe për festën e Fiter Bajramit.

“Përgëzime për fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marrëdhëniet tona. Shqipëria dhe Turqia partnere strategjike. Gëzuar Bajramin gjithë shqiptarëve”, citohet në mesazhin e Erdogan.

Pavarësisht se në Qarkun e Tiranës nuk janë numëruar edhe disa kuti, PS-ja, që drejtohet nga Edi Rama, ka siguruar një avantazh të thellë ndaj PD dhe LSI, ndërsa ka siguruar deri më tani 74 mandate.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *