Zemërohet Erdogan, u kujton kurdëve Kosovën…si dështim

Ornela

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës, gjatë një fjalimi lidhur me referendumin kontrovers për pavarësinë e Kurdistanit.

Për të mbështetur argumentin e tij, se përveç përçarjeve dhe sanksioneve të shumta, referendumi nuk do të ndihmonte në kthimin e rajonit të kurdëve në Irak në një shtet, ai iu referua rastit të Kosovës.

“114 shtete e kanë njohur Kosovën, por fatkeqësisht nuk mundi të bëhej shtet. Ende ka shumë probleme. Çfarë mund të bëjë Iraku verior i vetëm me Izraelin?”, shprehet Erdogan.

Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të saj.

Erdogan e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2017, e nuk ngurroi të ndalej te çështja e referendumit të administrates rajonale kurde në veri të Irakut.

Ai tha se rajoni ishte treguar këmbëngulës në zhvillimin e referendumit për pavarësinë, por sipas tij ai nuk ka asnjë vlerë ligjore nga pikëpamja e Kushtetutës aktuale të Irakut.

Erdogan u shpreh se nisma mbështetet vetëm nga Izraeli. Udhëheqësi kurd i Irakut, Masoud Barzani shpalli të martën fitoren në referendumin për pavarësinë dhe bëri thirrje për “dialog” me autoritetet irakiane, të cilët e kanë hedhur poshtë votimin si antikushtetues.

Share This Article
10 Comments
  • E kam thene une qe Turqia eshte mitra e te keqiave per popullin Shqiptar????As serbo-malzezet e merrnin Kosoven e Malsine,as Greket Epirin,po te mos i mundesonin Turqit.Kemi Gjermanine dhe Ameriken,nuk na duhen callmat dhe ferexhete.

    • plotësisht të drejtë!!
      jo vetëm kaq,por po të mos kishte qënë pushtimi osman shumë shqiptarë nuk do të ishin sot “grekë”,”sërbë”,”malazez” dhe “maqedonë”!
      ata ndërruan kombësinë në bazë të fesë!!

    • PUNA ESHTE SE I KISHIN TE MARRE

      PASI U LIDHEN NGUSHTE ME PERANDORINE

      OSMANE, SHQIPETARET I POPULLUAN KETO

      TROJE, JO VETEM KAQ, POR EDHE ATO PAK

      PRINCIPATA SHQIPETARE ISHIN NE FAZEN

      PERFUNDIMTARE TE SLLAVIZIMIT.

      POR NUK KE FAJ, KUR E KE TRURIN

      TE BLLOKUAR, KESHTU DO TE FLASESH.

  • Cudi e madhe ! Si mund te flase vllai yne keshtu ! apo ka pire thua ! Miq te nderuar secili kur vjen puna per te mbrojtur teresine e vet territoriale edhe pa te drejte ,pasi Kurdistani egzistone qe para se te lindte Turqia si shtet , sillet e flet keshtu si Turku /rusi apo miku i Rames Vucic !! Rama me diplomacine e vet bashke bashkekombesit ne Kosove/Dardani Thazi etj do ta falin edhe pjesen e BJESHKEVE TE NEMURA pasi keshtu ka qene ndarja nen JUGOSLLAVINE vjeter !!!! Aresytim idiot. Kurre mos te hyme ne ne Europe dhe leshime nuk duhet te bejme !!! Jemi gjithmone qengji qe akuzohet se i ka turbulluar ujin ujkut qe iishte me siper.

    • “Si mund te flase vllai yne keshtu !”
      në 2014 kur kurdët ndaloheshin të shkonin të mbronin kobanen,ky i quante “vëllezërit kurdë”,një vit më pas “terroristët kurdë”!!
      dhe po të bësh një llogari të vogël kanë qënë kurdët ata që bënë të egzistojë kjo turqi me këto kufij administrativ që ka!!100 vjet më parë,gati,ata në vënd të kombit zgjodhën besimin!!akoma sot vuajnë për gabimin që kanë bërë!!

  • e para here, qe me pelqen ky turku, me dy “k” dmth; o brss! o ish jugosllavi! ” keni ngren mut kot, qe jeni ndare…… ja shikoni usa-n; ne vend, qe te ndahet ne 50-te e ca shtete, shton akoma: grenada xhamajka. samoa, marshall, hawaii, kore e jugut, guam, pearl harbour, europe, azi, antraktide, p..idhi i semes …… i do te gjitha, ne nje shtet : “shtetet e bashkuara, te planetit….. usa”

  • Shqiptaret e Turqise duhet te kuptojne qe ka ardhur koha per ti planifikuar funeralin Turqise.
    Gjithashtu arvanitet e Greqise duhet te behen gati per ndarjen me njerken e tyre te adoptuar per nene.
    Sa me shpejt me.mire per te gjithe.
    Vonesat na kane sjellte dems gjithmone.
    Te fundit e.braktisem komunizmin dhe te fundit vazhdojme te jemi ne Europe ne te gjitha aspektet pervec atij te pasurimit te mafies politike qe ka kapur shtetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *