Erdogan viziton Serbinë

Edona Llukacaj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Serbinë të hënën. Arsyeja e kësaj vizita është që të marrë pjesë në takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi, ku nuk do të mungojnë edhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe ministra nga të dy vendet.

Gjatë takimeve, pritet që të diskutohen në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet dypalëshe si dhe hapat që mund të hidhen për thellimin e bashkëpunimit dyplaësh. Pritet që të shkëmbehen pikëpamjet reciproke edhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të vizitës, më 7-8 tetor, data kur festohet 140-vjetori i ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike Turqi-Serbi, do të zhvillohet edhe Forumi i Biznesit Turqi-Serbi.

Gjatë vizitës, planifikohet që të zhvillohen edhe ceremoni të ndryshme për inaugurimin e disa projekteve të mbështetura nga qeveria turke apo investimeve të kompanive turke në Serbi.

Në kuadër të vizitës, pritet që me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan, presidentit serb, Vuçiç dhe kryetarit të Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Zhelko Komsiç në Beograd të zhvillohet edhe takimi i Samitit trepalësh Turqi-Bosnje Hercegovinë-Serbi i cili është formuar me qëllim përmirësimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Me rastin e samitit pritet dhe pjesëmarrjen e liderëve pritet të zhvillohet edhe ceremonia e inagurimit të autostradës Sarajevë-Beograd.

e.ll./dita

Share This Article
7 Comments
  • Di gĵë Erdogani qe Serbia dhe Bosnja nuk e kan njohur Kosoven?
    Supozohet se “na do shume,, efendemi, eshte ndonje pazar me Putinin, apo do të kthejë serbet be muslimanë? !!!???

    • E di e di po ashtu u thote dhe ai qe mos e njohin.
      Turkoshaket e kane gjet gjithmone gjuhen me sllavet dhe greket dhe haivanet shqiptare jane vrare me njeri tjetrin here per njerin e here per tjettin.

  • Di gĵë Erdogani qe Serbia dhe Bosnja nuk e kan njohur Kosoven?
    Supozohet se “na do shume,, efendemi, eshte ndonje pazar me Putinin, apo do të kthejë serbet në muslimanë? !!!???

  • Legeni do te boje ndonje pazar kundra shqiptareve po fajin e ka bastardii palloshi i jone qe merret me kete legen dhe bo edhe memorial. Per turqine derisa shqiperia te ket politikane qe shiten serbi greqi turqi tallin bythen me ne

    • mos i thuj legen kot së koti!!
      ai/osmanllinjtë atë punë kanë bërë gjithnjë!!
      prandaj nuk mund të quhen legenë!
      legenë jemi ne,shqiptarët,që kujtojmë se i kemi miq!!
      kemi një veti vetvrasëse që miqt i quajmë armiq dhe armiqt miq!!
      problemi qëndron se ne nuk dimë të vlerësojmë kritikën!ne pëlqejmë lajkat dhe lavdërimet!!
      miku të kritikon,armiku të lavdëron!!
      erdogani tërë kohën nuk ka bërë gjë tjetër!!
      e keni dëgjuar të thotë njëherë të vetme “luftoni korrupsionin”??
      sa herë e keni dëgjuar të thotë se “jemi vëllezër”??

  • “data kur festohet 140-vjetori i ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike Turqi-Serbi,”më duket se nuk është i vërtetë ky përvejetor!!
    turqia nuk ka egzistuar par 140 viteve,ajo nuk i ka bërë akoma 100 vjet egzistencë si shtet me emrin turqi!!
    e pastaj në vazhdim mund të themi se perandoria osmane nuk e pati problem ta njihte sërbinë si shtet megjithëse ai shtet ishte ngritur me luftë kundër osmanëve!
    ndoshta do të ishte mirë sikur erdogan sulltani neoosman tia rikujtojë sërbisë këtë përvojë osmane dhe ti sugjerojë të njohë kosovën!!nuk ka asnjë ndryshim!!
    sërbia u çlirua nga pushtimi osman,kosova u çlirua nga pushtimi sërb!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *