Kush mendonte se presidenti turk erdhi kryesisht për të folur për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës, apo për të reklamuar lidhjet shumë të mira shqiptaro-turke, ka patur parasysh vetëm një pjesë të së vërtetës.
Vizita e Erdogan në Tiranë ka sjellë shumë më tepër se kaq.
Burime të sigurta të Javanews.al nga ambjentet e takimeve të Erdogan, mësuan para pak minutash se palët kanë rënë dakort që qeveria turke të financojë edhe projekte të tjera ambicioze në Tiranë dhe jashtë saj.
Së pari bëhet fjalë për financimin e ndërtimit të Kuvendit të ri të Shqipërisë, në godinën e ish-komitetit Qëndror.
Një projekt i vjetër ka egzistuar prej vitesh, për ta kthyer këtë ndërtesë në selinë e parlamentit të ri, para se demokratët ta spostonin maketin në sipërfaqen aktuale të Piramidës.
Mësohet se Rama dhe Erdogan kanë rënë dakord që selia e re e Kuvendit, e cila do të ndërtohet në kryesinë aktuale të parlamentit, të financohet nga shteti turk, raporton Javanews.
Së dyti, presidenti turk dhe kryeministri shqiptar kanë rënë dakord që 26 shtëpi karakteristike të Gjirokastrës, tre rrugë pedonale të qytetit të gurtë, si dhe ndriçimi i Kalasë së qytetit, të financohen gjithashtu nga pala turke.
Një kontribut madhor për një qytet i cili përfaqëson një trashëgimi të spikatur historike e arkitektonike për vendin tonë.

Bete mire qe e iluminuat opinionin se thame se mos iku pa na sjelle asgje ky baba dovleti i ri! Parlament i ri???? Tani u zgjidhen gjithe hallet e shqiptareve. Po hidhni edhe nje sy nga Serbia sa ka investuar ky burri qe ketu paska shtepine e dyte.
*****…..SHUME MIRE Z.Erdogan! Por sa per ndertimin e xhamise , me mire do te ishte te investoje ne drejtim te punsimit , hapjes se vendeve te punes me ndertimin e ndonje fabrike ne shqipri ,se vajtja ne gjami me barkun boshe s’eshte mire ,falja behet kudo edhe ne rruge ne shtepi ,pastaj kemi gjami ketu ne shqipri sa te duash .Bamirsia behet kur njrzit I punson per te sjell te mira materjale ,kjo eshte sot sfida qe shoqria shqiptare moderne kerkon punsim .Jo lulzimi I kishave dhe gjamiave .~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#.
e perse na duhet nje parlament i ri,me mire eshte te shkrihet dhe ky i vjetri ,nuk e kuptoj dhe sa kohe do na duhet te paguajme gomeret ne parlament.
o fteri erdogani nuk eshte kryeministri i shqiperise e ke keqkuptuar, plako kryeministri eshte edvin rama, shoku jot se sle lajm pa i bere lavda me komentet e tua, atije dhe erjonkes kerkoja punesimin jo erdoganit. ver i pale syze se me duket nuk shef mire.
sa per xhamin kam koment , duhet se ajo eshte foltore e bashkejeteses fetare te nje populli te varfer edhe 25 vjet nga kjo politike e pashprese.
ndihma dhe investimet per punesimin do te jete nje shprese me konkrete per keta njerez.
ndersa per parlamentin e ri ok
,por kur te perfundoje kam besim se do te jete ngritur gjykata nderkombetare dhe ta pastronte krimin nga parlamentaret me vlera per kombin e qe do te jene per keta njerez kur te punojne ne parlamentin e ri.
Shqiperia rikthehet ne shekullin e XIX.