Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është zotuar se do të ristrukturojë Forcat e Armatosura. Në intervistën e parë të dhënë për “Reuters”, pas grushtit të shtetit, Erdogan deklaroi se ka pasur mjaft mangësi në radhët e inteligjencës.
Ai ka vijuar akuzat ndaj klerikut Fetullah Gylen, duke këmbëngulur se ai ka organizuar kryengritjen në Turqi.
“Është shumë e qartë se ka pasur probleme dhe mangësi të rëndësishme në radhët e inteligjencës, nuk ka më kuptim ta mohojmë këtë. Unë ja thashë këtë kreut të shërbimeve sekrete.
Kunati im me tha se ushtarët po bllokonin rrugët dhe se nuk po lejonin makinat të hynin në urë. Kur mora lajmin fillimisht nuk po e besoja që po ndodhte realisht. Telefonova kreun e sigurisë kombëtare dhe atë të inteligjencës por nuk lidhesha dot me ta. Telefonova shefin e shtabit të Forcave të Armatosura por as ai nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej telefonatës”, u shpreh presidenti turk.

“Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është zotuar se do të ristrukturojë Forcat e Armatosura. ”
që do të thotë islamizimin e tyre??do të këthejë dhe njëherë jeniçerët??
për tu çuditur ky sulltani i zgjuar!!gjeni fare!!
shantazhoi,pushoi nga puna bile arrestoi mijëra njerëz!!njerëz të profesioneve nga më të ndryshme deri gjeneralë e gjykatës,bile dhe pilotët e incidentit me rusinë(që ka mundësi tua fusë, si të urdhëruar nga gyleni,nofkën terroristë që kanë dashur të nxisin luftë me rusinë),kurse asnjë nga shërbimi i fshehtë nuk është shkarkuar nga puna!!të paktën!!
aty sulltani i bosforit tregohet i butë nuk i gjykon “gabimet” e tyre!!si është e mundur që të jetë kaq i butë me shërbimin sekret??si është e mundur që të mos shkarkojë asnjë për paaftësi??
si duken të githa faktet sulltani nuk ka mundësi ti dekorojë hapur për punën që kanë bërë,sepse me sa duket,dhe po rrjedhin ngjarjet,vetëm grusht shteti nuk ka pasur në turqi!!
ka qënë puna e shërbimit të fshehtë turk që sipas sulltan rexhepit“.. ka pasur probleme dhe mangësi të rëndësishme në radhët e inteligjencës, nuk ka më kuptim ta mohojmë këtë.”!!
oh gallatë e gjallë!!sado të zgjuar të jenë prapë nuk rrinë pa e nxjerrë budallallëkun e tyre këta sociopatët në pushtet!!
“Kunati im me tha xxxx”. O zot i madh, zakonet e shemtuara te ketyre qe nuk po na shqiten as neve.